Një postim mashtrues në Facebook për tregtimin e supozuar të kriptomonedhave keqpërdor emrat e gazetarëve të njohur të vendit

Vërtetmatësi kontrolloi mashtrimin duke ndjekur linkun në postimin në Facebook. Ai ju çon në uebsajtin minishouts.com ku publikohet një intervistë e supozuar me Irena Mulaçka e realizuar nga gazetari Borjan Jovanovski, në të cilën ajo flet se si të pasuroheni, zbulon një sekret për këtë, live në një emision, por emisioni kinse u ndërpre nga Banka Qendrore. Në intervistën e rreme që është shkruar me ndihmën e Google Translate, Mulaçka kinse thotë se me një depozitë prej vetëm 15 mijë denarë mund të bëheni milioner, nëse investoni në platformën Nearest Edge.

Po analizojmë një postim në Facebook që përmes lajmit morbid se kinse ka vdekur gazetarja Irena Mulaçka, abuzon me emrin e saj për të mashtruar për para përdoruesit e rrjetit social.

I themi lamtumirë Irena Mulaçkës, dita më e trishtë për Maqedoninë, thuhet në njoftimin morbid.

 

Mashtrime të ngjashme të rreme ka edhe të tjera dhe në to keqpërdoren emrat e gazetarëve të tjerë si Furkan Saliu dhe Dragan Pavloviq Latas, si dhe keqpërdoret emri i kryeministrit Hristijan Mickoski.

Postimet gjithashtu keqpërdorën logon e faqes së internetit Kajgana për t`u dukur si një lajm i vërtetë dhe për të joshur ndjekësit që të klikojnë mbi të. Një lajm i tillë nuk mund të gjendet në faqen e Kajganës.

Për çfarë mashtrimi bëhet fjalë

Vërtetmatësi kontrolloi mashtrimin duke ndjekur linkun në postimin në Facebook. Ai ju çon në uebsajtin minishouts.com ku publikohet një intervistë e supozuar e Irena Mulaçkës e realizuar nga gazetari Borjan Jovanovski, në të cilën ajo flet se si të pasuroheni, zbulon një sekret për këtë, live në një emision, por kinse emisioni ishte ndërprerë nga Banka Qendrore.

Në intervistën e rreme që është shkruar me ndihmën e Google Translate, Mulaçka kinse thotë se me një depozitë prej vetëm 15 mijë denarësh mund të bëheni milioner, nëse investoni në platformën Nearest Edge.

Në intervistë, logoja e TV21 dhe emisionit të saj Klik Plus është keqpërdorur për t’u dukur reale.

Pasi Mulaçka zbuloi sekretin e supozuar të pasurisë, kinse Banka Qendrore thirri në emision dhe ndërpreu intervistën.

Në intervistën e rreme në disa vende përmendet shuma prej 15 mijë denarëve dhe platforma Nearest edge, për të cilën ka edhe link. Nëse klikoni në linkun e publikuar, do të shihni se bëhet fjalë për mashtrim me kriptovaluta.

Fitoni nga 44.800 deri në 103.000 denarë në ditë, ju tregon kjo faqe që në fillim, e cila ju kërkon të regjistroheni dhe të lini të dhënat tuaja.

Në faqe janë keqpërdorur emrat e gazetarëve të tjerë që kinse dëshmojnë se si kanë arritur të fitojnë mijëra e miliona denarë për vetëm një muaj.

Në mesin e tyre janë emrat e Branko Geroskit, Atanas Kirovskit, Sasho Ordanoskit, ndër to është edhe aktori Sashko Kotsev.

Është më se e qartë që qëllimi i këtij mashtrimi është të mbledhë të dhënat tuaja personale dhe t’ju bëjë të “investoni” 15.000 denarë, gjegjësisht t’ju vjedhin paratë.

Për këtë mashtrim Facebook ka pasur një reagim nga Irena Mulaçka.

Mos u bini pre e lajmeve dhe mashtrimeve të tilla të rreme… Mos jepni informacione personale…, ka shkruar Mulaçka.
Reagoi edhe Furkan Saliu.
Mos bini pre e këtij mashtrimi.
Mos jepni të dhëna personale., shkroi Furkan Saliu në Facebook

 

Nuk është hera e parë që përmes lajmeve të tilla të rreme morbide, në të cilat keqpërdoren emrat e personazheve publike, mashtrohen qytetarët për të mbledhur të dhënat e tyre personale dhe për t’u “lehtësuar” llogaritë e tyre. I tillë ishte rasti i fundit me analistin Petar Arsovski, për të cilin po ashtu raportohej rrejshëm se ka vdekur. Qytetarët duhet të kenë shumë kujdes se çfarë lajmesh klikojnë, që të mos bien pre e mashtrimeve.

Për shkak të të gjithë informacioneve më sipër, postimin që e anilzuam e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.