Një fjalim i sajuar i Putinit është bërë viral në rrjetet sociale

Asnjë nga këto dhjetëra fjali nga fjalimi i pretenduar i Putinit që po shpërndahet në Facebook nuk është shqiptuar nga presidenti rus në asnjë nga fjalimet e tij që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Kontrolli ynë tregoi se të gjitha fjalitë ishin tërësisht të sajuara. Duke kërkuar në internet, asnjë regjistrim i një fjalimi të tillë nuk mund të gjendet në asnjë media, as në faqen zyrtare të presidentit rus.

 

 

Një postim shumë viral i një fjalimi të pretenduar të Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, po shpërndahet në rrjetin social Facebook. Fjalimi që shpërndahet është i sajuar, nuk është folur apo shkruar kurrë nga Putini dhe është dezinformatë për të manipuluar publikun.

Fjalimi i supozuar i Putinit është shumë emocionues, në të ai lavdëron Federatën Ruse dhe kritikon SHBA-në, Evropën, Japoninë, Australinë dhe vendet e tjera që ishin në anën e Ukrainës.

Në fjalim thuhet se ka nazistë në Ukrainë, se qëllimi i Rusisë është të mposht nazizmin, të cilin ai e quan “kanceri i ri”. Edhe pse Putin përmend nazizmin në kontekstin e Ukrainës në fjalimet e tij, ai kurrë nuk ka thënë fjali të tilla. Ai mbajti një tubim në Moskë më 18 mars dhe në fjalimin e tij kritikoi armiqtë e tij në Ukrainë duke pretenduar se ata ishin “neo-nazistë“, por kurrë nuk tha se ata ishin “kanceri i ri”.

Përmendet edhe shkëmbimi i 50 të burgosurve mes palës ruse dhe ukrainase. Putini nuk ka thënë diçka të tillë. Është e vërtetë që deri më tani janë shkëmbyer ushtarë mes dy palëve, por Putin nuk e ka përmendur këtë në fjalimet e tij dhe as nuk ka thënë:

Ushtarët ukrainas morën ndihmë mjekësore në spitalet tona, hëngrën tre vakte të bollshme në ditë dhe u kthyen në shtëpi. Ne pranuam ushtarë rusë me gishta dhe organe riprodhuese të prerë , siç pretendohet në postim.

Në asnjë nga fjalimet e tij Putin nuk thotë “Këtë herë nuk do të shkojmë në Berlin“. Regjistrim i një fjalimi të tillë nuk mund të gjendet në asnjë media, as në faqen zyrtarepresidentit rus.

Asnjë nga këto dhjetëra fjali nuk është thënë nga Putini në asnjë nga fjalimet e tij që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Kontrolli ynë tregoi se të gjitha fjalitë ishin tërësisht të sajuara.

Edhe pse ky postim nuk është i vërtetë, pra është tërësisht i sajuar me fjalë që pretendohet se ka thënë Putini, ai ka pasur 380 shpërndarje, gati 129 komente dhe mbi 1500 reagime në kohën e recensimit tonë.

Sipas komenteve nën postim, përdoruesit e rrjetit social Facebook besonin se Putin ka mbajtur vërtet një fjalim të tillë. Të gjitha komentet janë plot mbështetje dhe glorifikim të karakterit dhe veprës së Putinit, por edhe gjuhë urrejtjeje për kundërshtarët e tij.

Kjo është një mënyrë tjetër se si funksionon propaganda ruse, për të tërhequr më shumë vëmendjen e publikut, për të mbledhur mbështetje dhe për të ndërtuar një kult personaliteti për presidentin rus.




Qries


Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.