Nikolla Todorov
Shpalli
Nikolla Todorov është ish ministër i arsimit, ministër aktual i Shëndetësisë dhe zëvendës kryeministër i qeverisës së Republikës së Maqedonisë.
JETA PRIVATE
Nikolla Todorov ka lindur me 7 janar të vitit 1979.
I martuar dhe baba i dy fëmijëve.
SHKOLLIMI
1998-2002 – Universiteti ” Shën Kirili dhe Metodij”- Fakulteti juridik, Shkup, drejtimi: E drejta qytetare.
Jurist i diplomuar me provim të realizuar të avokaturës
1994-1997 – “ Vasill Antevski Dren” – drejtësi
E flet gjuhën angleze
KARRIERA
Në shtator të vitit 2002 ka punuar si bashkëpunëtor i gjykatësit hetues në Gjykatën Themelore Shkup 1 Shkup.
Nga prilli i vitit 2006- ka punuar si adminstrator dhe referent teknik, projekt për ndërtimin e strategjisë për luftë kundër HIV/SIDËS të përkrahur prej Fondit Global për Luftë kundër HIV/SIDËS, Tuberkulozit dhe Malaries.
tetor 2006- tetor 2007- zëvendës drejtor i NP për akomodim të hapësirave tregtare dhe banim në RM.
dhjetor, 2006-qershor 2009, Drejtor i AD QTQ-Shkup
tetor 2007, Udhëheqës i Qendrës për patundshmëri dhe kadastër- Shkup.
shtator 2008- qershor 2009, anëtar i Këshillit mbikëqyrës për kontroll të punës materiale-financiare të NP Ujësjellësi dhe kanalizimi- Shkup
KARRIERA POLITIKE
24 qershor 2016 – Zëvendës ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
qershor 2011- Ministria e Shëndetësisë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
qershor 2009- qershor 2011- Ministër i Arsimit dhe Shkencës në qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
qershor 2011- është zgjedhur si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.
Bombat
Nikolla Todorov ka qenë i involvuar në parregulsitë zgjedhore nga pozicioni i udhëheqësit të Shtabit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, mësojmë nga bisedat e përgjuara të publikuara nga opozita. Deri tani nuk është ngritur padi kundër tij nga Prokuroria Speciale Publike.
BURIME
Фејсбук-профил (потврден) на минист sерот Никола Тодоров
Министерство за здравство: Министер
(30.06.2016) Фактор – Нови вицепремиери се Никола Тодоров и Никола Попоски
Влада на Република Македонија – Никола Тодоров
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari