Nikolla Gruevski: Maqedonia është vendi me të dhëna më të ulëta në Evropë për fillimin e biznesit
Maqedonia është vendi me të dhëna më të ulëta në Evropë për fillimin e biznesit. [Data: 02.04.2012 | Burimi: Utrinski Vesnik]
Arsyetim:
Harxhimet për fillim të biznesit në Maqedoni janë rreth 4.000 denarë ose 65 euro. Sipas informatave nga raporti “Doing Business 2012″, i publikuar nga ana e Bankës Botërore në tetor të vitit 2011, Maqedonia gjendet në vendin e pestë, në mesin e vendeve evropiane, sa i përket harxhimeve për fillim të biznesit. Danimarka dhe Sllovenia nuk kanë aspak harxhime për fillim të biznesit, në Bellorusi harxhimet janë 21 euro, ndërsa në Gruzi, 47 euro. Bullgaria, Azerbejxhani dhe Kazakistani kanë harxhime të ngjashme me tonat për fillim të biznesit. Sipas kësaj, deklarata e kryeministrit Gruevski, se Maqedonia është vendi me të dhëna më të ulëta në Evropë për fillim të biznesit, nuk është e vërtetë.
Linke:
- The World Bank. Doing Business 2012: Doing Business in a More Transparent World. [Qasur më: 12.04.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari