Nikolla Gruevski: Buxheti për shëndetësi është 7 miliardë më i lartë se sa në kohën e LSDM-së

Dje kishim kritikë se është zvogëluar buxheti për shëndetësinë, por harrojnë të thonë se ai është 7 miliardë denarë më i lartë se sa që ka qenë në kohën e LSDM-së. [Data: 10.05.2012| Burimi: Televizioni Sitel]

Arsyetim:

Në buxhetin e vitit 2012, për Fondin për shëndetësi janë paraparë 22 625 000 000 denarë. Për të njëjtën linjë, në vitin 2006 (viti i fundit kur ka qenë në pushtet LSDM-ja) janë ndarë 15 878 000 000 denarë. Dallimi është pak më pak se 7 miliardë denarë. Vitet e tjera kur në pushtet ka qenë LSDM-ja, për Fondin për shëndetësi janë ndarë 15 724 231 000 denarë në vitin 2005, 15 335 027 000 denarë në vitin 2004, dhe 13 879 908 000 denarë në vitin 2003. Sipas kësaj, deklarata e kryeministrit Gruevski, se buxheti i shëndetësisë është për 7 miliardë denarë më i lartë se sa që ka qenë në kohën e LSDM-së, është е vërtetë.

Buxheti i Fondit për shëndetësi:

  • Viti 2012: 22 625 000 000 denarë
  • Viti 2006: 15 878 000 000 denarë
  • Viti 2005: 15 724 231 000 denarë
  • Viti 2004: 15 335 027 000 denarë
  • Viti 2003: 13 879 908 000 denarë

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari