Nevzat Bejta

Nezvat Bejta kryetar aktual i Komunës së Gostivarit dhe ish ministër, si dhe funksionar i lartë në BDI.

 

 

JETA PRIVATE

Nevzat Bejta ka lindur me 19 tetor të viti 1961 në f. Duf të Gostivarit. I martuar, baba i tre fëmijëve.

 

ARSIMIMI

Shkollën fillore e ka kryer në SHF “Ismail Qemali” – Gostivar, ndërsa të arsimin e mesëm në gjimnazin e Gostivarit. Ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Filozofik, në degën e Historisë.

KARIERA

Pas diplomimit. Nevzat Bejta ka punuar si profesor në SHF “Përparimi” në fshatin Çegran, ndërsa prej vitit 1987 deri në vitin 2002 ka qenë profesor i historisë në gjimnazin e Gostivarit.

 

KARRIERA POLITIKE

Nevzat Bejta është kryetar aktual i Komunës së Gostivarit. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 triumfoi ndaj kryetarit të atëhershëm Rufi Osmani me 1.144 vota diferencë në rrethin e dytë.

Bejta me veprimtarinë politike ka filluar që të merret që nga viti 1993, kur ka qenë kryetarë i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni. Pas ngjarjeve të Gostivarit nga 9 korriku i vitit 1997, Nevzat Bejta ka qenë i burgosur. Në vitin 2001 kyçet në radhët e UÇK-së.

 

Deputet, kryetar komune, më pas ministër

Bejta prej vitit 2002 deri në vitin 2005 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Prej vitit 2005 deri vitin 2009 ka qenë kryetar i Komunës së Gostivarit dhe nënkryetar i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL). Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 bindshëm humbi prej Rufi Osmanit. Në vitin 2009 u bë zëvendës-kryetar i BDI-së, ndërsa në periudhën prej vitit 2011-2013 ka qenë ministër i Vetëqeverisjes Lokale në qeverinë e Nikolla Gruevskit.

Pas dorëheqjes si ministër, për herë të tretë kandidon për kryetar komune në Gostivar. Në zgjedhjet lokale të mbajtura në mars të vitit 2013 festoi fitoren ndaj Rufi Osmanit dhe fitoi mandatin e dytë si kryetar komune. Kundër-kandidati Osmani paralajmëroi protesta për shkak të “zgjedhjeve të falsifikuara” dhe “revanshin politik” për largimin nga puna të të punësuarve në administratën komunale.

 

 

BURIME

Wikipedia: Nevzat Bejta

Versioni në maqedonishtë i ueb-faqes së Komunës së Gostivarit: Kryetari i Komunës së Gostivarit – Biografia

http://www.gostivari.gov.mk/web/index.php/mk/kryetari-i-komunes

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.