Në video nuk tregohet i vdekuri që ringjallet, por një aktor rus nga një serial artistik

Фото: Принтскрин видео

Bëhet fjalë për një video të inskenuar për nevojat e një seriali dramatik rus. Në video nuk ka asnjë të vdekur që ringjallet, por shfaqet aktori Andrey Merzlikin duke krijuar materialin e punës për xhirimet e serialit “Përshëndetje përsëri!”. Traileri i këtij seriali është ngarkuar në kanalin YouTube që nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar

 

 

Recensojmë një postim të publikuar në Facebook, në të cilin është vendosur video nga një aparat fotografik bardh e zi i vendosur në një dhomë që pretendohet se është morg në Rusi. Në video shihet se një burrë i mbuluar me një batanije të bardhë “zgjohet”, ngrihet nga banaku ku është vendosur trupi dhe fillon të lëvizë.

25.01.2022. Rusi, qyteti Tverk. Kjo është një video e morgut. Personi është gjallë, thotë autori në postimin që e recensojmë.

Me videon e përshkruar në këtë mënyrë, të krijohet përshtypja se nuk ka mundësi që videoja të jetë e rreme, e pavërtetë, e montuar apo e regjistruar për nevojat e industrisë së filmit. Në postim asnjëherë nuk sugjerohet apo lë të kuptohet se ky video material nuk është i besueshëm, gjegjësisht nuk e tregon atë që autori pretendon se tregohet.

 

Por, çfarë në të vërtetë ndodh në këtë video material?

Pamjet shkaktuan vëmendje të madhe në Rusi. Faktet janë se bëhet fjalë për një video të inskenuar skenë për nevojat e një seriali dramatik rus. Në video nuk ka asnjë të vdekur që ringjallet, por shfaqet aktori Andrey Merzlikin duke krijuar materialin e punës për xhirimet e serialit “Përshëndetje përsëri!”. Traileri i këtij seriali është ngarkuar në kanalin YouTube që nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar.

Në sekondën e 33 dhe sekondën e 37 në videon e mësipërme nga traileri, mund të shihni pamjet e përpunuara me ngjyra, që janë vendosur në serial dhe janë pjesë e tij. Pra, njeriu është vërtet i gjallë, por është edhe aktor, dhe nuk bëhet fjalë për morg, por për skenë nga një film.

Xhirimet nuk janë në Tver, por në Moskë, në Universitetin Kombëtar të Kërkimeve Mjekësore Ruse Pirogov.

Madje, disa nga shikuesit e videos bardh e zi kanë vënë re edhe mikrofonin e filmit në kuadër dhe mund ta shihni në videon më poshtë.

Edhe mediat ruse tashmë po njoftojnë se bëhet fjalë për një skenë nga një serial televiziv. Sipas skenarit, i vdekuri vërtet është shpallur gabimisht i vdekur për qëllimet e filmit. tha Ministria e Shëndetësisë e Tverit

Kjo video është e rreme. Dhoma, e cila në video është shënuar si një nga morgjet në Tver, në fakt nuk është morg në Tver – sqaroi shërbimi për shtyp i departamentit rajonal për Metro.

Për shkak të fakteve të mësipërme, postimin e që po e recensojmë, e vlerësojmë si të pavërtetë. Nuk është e saktë që videoja në postim është nga një morg dhe se njeriu është gjallë, por është pamje nga një skenë e një seriali dramatik rus dhe njeriu është aktor.

 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari