Mucunski dyshon se ministrat dhe strukturat e sigurisë me burime shtetërore po financojnë mediat pro-ruse
Kryetari i komunës Aerodrom të Shkupit, Timço Mucunski, në paraqitjen e tij si i ftuar në “Radio Lider” theksoi se ekzistojnë dyshime që vijnë nga jashtë Maqedonisë se zyrtarë të qeverisë, ministra të caktuar dhe struktura të caktuara të sigurisë në vend financojnë mediat pro-ruse duke shfrytëzuar resurse shtetërore, thuhet në një komunikate nga VMRO-DPMNE.
Siç thotë Mucunski në intervistë, këto media kanë përhapur një fushatë në kundërshtim me interesat e vendit tonë “si vend anëtar i NATO-s”.
Në të njëjtën kohë, kryetari i komunës nuk specifikoi për cilët përfaqësues qeveritarë, ministra apo struktura të sigurisë në vend bëhet fjalë, as nuk bëri të ditur emrin e shoqërisë aksionare në pronësi dominuese shtetërore përmes së cilës dyshohet se janë ndarë mjetet financiare për mediat pro-ruse.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari