Millosim Vojneski
Millosim Vojneski-kryetari i komunës Makedonski Brod.
JETA PRIVATE
Millosim Vojnecski ka lindur me 28 nëntor të vitit 1959 në fshatin Rusjaci, komuna Makedonski Brodit.
ARSIMIMI
Shkollimin e lartë e ka përfunduar në Fakultetin Juridik, pranë UKM në Shkup ne vitin 1984.
KARRIERA POLITIKE
Pesë vite ka qenë drejtor i Zyrës për punësim.
Në vitin 2005 në zgjedhjet lokale është zgjedhur si kryetar i Komunës Makedonski Brod, përsëri në vitin 2009 dhe tani në vitin 2013 pas për herë të tretë ia besojnë funksionin e kryetarit të kësaj komune.
Si projekte më të rëndësishme të realizuara thekson rregullimin e sheshit të qytetit, shtratin e lumit Treska, asfaltimin e 25 rrugëve të qytetit dhe projekte të tjera në mjediset rurale në Komunën Makedonski Brod.
Si përfaqësues i ZELS është zgjedhur delegat i Kuvendit të përgjithshëm të NALAS dhe zëvendës delegat në Komitetin e përbashkët konsultativ mes Republikës së Maqedonisë dhe rajonit në Unionin Evropian.
BURIME
Gazeta e ZELS 2013.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari