Me spine dhe akuza të pabaza kundër lajmeve të rrejshme
Një pjesë fjalimit të fundvitit Presidenti i Republikës së Maqedonisë ishte drejtuar kundër “lajmeve të rrejshme”. A janë deklaratat euforike të Dr. Gjorge Ivanovit kundër lajmeve të rrejshme, të verifikueshme? A janë të bazuara në fakte deklaratat e Ivanovit apo janë vazhdim i taktikës së tij të njohur për spinim, shtrembërim të së vërtetës dhe manipulimit me opinioni publik?
Shkruan: Zharko Trajanovski
KUSH BËN LUFTË ME “LAJME TË RREJSHME”?
“E vërteta asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë armiq siç ka sot. Jetojmë në kohën e realitetit të rrejshëm mediatik. Duke shfrytëzuar lajmet e rrejshme, në Maqedoni bëhet luftë e perceptimesh.” (Fjalimi i fundvitit të Gjorge Ivanovit, 2017)
Së pari, të shohim nëse është e verifikueshme e vërteta e një deklaratë të tillë “E vërteta asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë armiq sa sot”? Nëse një deklaratë e tillë është e bazuar në fakte empirike për të “vërtetën” në të gjithë periudhat dhe pjesët e botës ose, një “perceptim” të tillë? Ivanov nuk thirret në asnjë hulumtim krahasues për të “vërtetën” dhe armiq e saj, andaj edhe më tej është e çuditshme se prej ku e ka nxjerr një përfundim aq të fuqishëm. Si pasojë, kjo deklaratë e Ivanovit nuk është bazuar në hulumtime dhe fakte, por prej parashikimeve të tij personale të cilat janë të paverifikueshme, dhe të cilat paraqiten si fakte.
A është e verifikueshme e vërteta e deklaratës “Jetojmë në kohën e realitetit mediatik të rrejshëm”? A është e mundur “realiteti” të jetë i rrejshëm? Mbi çfarë bazash Ivanov sugjeron se të gjithë mediumet sot përmbajnë “realitetin e rrejshëm”? Duket se edhe kjo akuzë e përgjithshme për të gjithë mediumet nuk është e bazuar në fakte, por në paragjykim për mediumet.
Dhe deklarata e tretë e këtij pasazhi vështirë se mund të verifikohet. Kush shfrytëzon lajme të rrejshme? Në fjali mungon subjekti, dhe se ana gramatikore është e paqartë se me kë ka të bëj pjesa “shfrytëzon lajme të rrejshme.” Ivanov nuk e shpjegon domethënien e frazës “luftë për perceptim”, por vetëm thotë se në Maqedoni zhvillohet një luftë e tillë, duke mos specifikuar se prej kur bëhet ajo, kush janë pjesëmarrësit në luftë dhe përse zhvillohet ajo.
Shkurtimisht, në pasazhet e sipërpërmendura vështirë se mund të detektojmë përmbajtje të verifikueshme, mbi baza të fakteve. Mbizotërojnë paragjykimet dhe perceptimet të cilat në mënyrë retorike tentojnë që të paraqiten si fakte për “të vërtetën”, “realitetin e rrejshëm mediatik” dhe “luftë e perceptimesh”.
A ËSHTË INTERNETI NJË MJET SHKATËRRUES?
Interneti dhe emetimit i porosive të personalizuara deri te publiku janë mjetet të rreja shkatërruese të cilat shfrytëzohet për t’i dhënë formë mendimit publik dhe ndikimin në rezultatet e zgjedhjeve.” (Fjalimi i fundvitit i Gjorge Ivanov, 2017)
Pa dyshim se, interneti, si çdo medium tjetër tradicional, shfrytëzohet si mjet për t’i dhënë formë mendimit publik. Me siguri se, mendimi publik ndikon në rezultatet e zgjedhjeve. Emetimi i porosive të personalizuara deri në publik është mjet i cili është shfrytëzuar dhe shfrytëzohet edhe në mediumet “tradicionale” edhe në mediumet “elektronike”. Dërguese i porosisë ia prezanton atë publikut, pavarësisht nëse publiku është shikues i “serialeve”, shikues i TV-lajmeve, dëgjues i emisioneve muzikore, ose “surfues” në ueb-sajte ose në rrjete sociale. Ofrimi i porosisë ndaj publikut është i dukshëm edhe te “porositë ekonomiko-propaganduese” dhe te “porositë politiko-propaganduese” Por emetimi i porosive deri te publiku nuk është aspak mjet i ri, siç pretendon Ivanovi.
Përse Ivanovi flet për mjet “shkatërrues”, edhe atëherë kur porositë e emetuara nuk janë “lajm i rrejshëm”? Nëse ka diçka “shkatërruese” në “emetimi e porosive deri te publiku” në mediumet tradicionale dhe elektronike, atëherë fushata mediatike gjithëpërfshirëse politike duket të përshkruhet si veprimtari “shkatërruese”.
KUSH JANË GJENERATORËT E LAJMEVE TË RREJSHME?
Aktorët kryesor në këtë luftë janë gjeneratorët e lajmeve të rrejshme dhe zërat, të cilët kanë për qëllim të fshehin paaftësinë e tyre dhe të kthejnë vëmendjen kah tjerët. Institucionet të caktuara dhe persona përgjegjës të cilët montuan raste mbi baza të lajmeve të rrejshme dhe informacioneve të rrejshme. Shkuan deri aty, sa që të më akuzojnë edhe mua se kam planifikuar të shpallë gjendje lufte. Në vend që të lexojnë kapitullin 7 të Kushtetutës ku janë të shkruara kushtet për luftë dhe për gjendje lufte, ata mundohet që montojnë paraqitje të rrejshme, të krijojnë perceptimin në opinion dhe të ndërtojnë rast mbi bazë të mashtrimeve Për fat të keq, disa prej gazetarëve dhe shfrytëzuesve të rrjeteve sociale përmes platformës së internetit u bë instrument i transmetimit të lajmeve të atilla.” (Fjalimi i fundvitit i Gjorge Ivanovit, 2017)
Që të mund të verifikojmë deklaratën e parë në këtë pasazh, duhet të dim se kush janë aktorët kryesorë në “luftë”, gjegjësisht “gjeneratorët e lajmeve të rrejshme”. Sikur të dimë se kush janë, mund të vërtetojmë se ato aktorë me të vërtetë “kanë qëllime të caktuara të mbulojnë paaftësinë e tyre dhe të kthejnë vendimin ka të tjerët”. Por. Ivanov nuk tregon se kush janë ato aktorë, prandaj edhe deklaratat e tij nuk mund të verifikohen. Ivanov nuk thotë se cilët janë “institucionet e caktuara dhe personat përgjegjës”, “montojnë raste në bazë të lajmeve të rrejshme dhe informacioneve të rrejshme”. Dhe kjo deklaratë është e përgjithësuar, joprecize dhe e paverifikueshme. Ivanov nuk thotë se kush janë ato të cilët kanë tentuar ta akuzojnë se planifikon të shpall gjendje lufte dhe kush ka tentuar “të montoj paraqitje të rrejshme dhe të krijojë perceptimin në opinion që të mund të ndërtojnë raste mbi baza të mashtrimeve”. Prej këtu, vështirë se mund të verifikohet nëse deklaratat e tij akuzuese janë të bazuara në fakte. Ivanov nuk thekson se kush janë ato gazetarë dhe shfrytëzues të rrjeteve sociale janë bërë instrument për transmetim të “gënjeshtrave”. Në parim, akuzat e këtilla, për të cilat vështirë se mund të vërtetohen se janë të bazuara në fakte, nuk nxjerrin argument për debat, nxisin spekulime.
A KRYEJNË ME TË VËRTETË LAJMET E RREJSHME EROZION TË INSTITUCIONEVE?
“Lajmet e rrejshme, zërat dhe rrjedhja e planifikuar e të dhënave kryejnë erozion të institucioneve.” (Fjalimi i fundvitit të Gjorge Ivanov, 2017)
Institucionet e shtetit kanë mekanizma të transparencës dhe llogaridhënies, si dhe mekanizmat e tjerë ligjor të cilët mund të parandalojnë lajme të rrejshme dhe spekulimet dhe të luftojnë kundër tyre. Prej këtu, lajmet e rrejshme dhe zërat mund të kryejnë “erozion të institucioneve” vetëm kur institucionet nuk janë transparente, llogaridhënëse dhe kur nuk luftojnë me sukses kundër lajmeve të rrejshme. Ivanov nuk tregon për çfarë “rrjedhje e të dhënave të planifikuara” bëhet fjalë, andaj jopreciziteti i qëndrimit të tij nxit pyetje hipotetike: Nëse edhe në këtë rast është planifikuar rrjedhje e planifikuar e të dhënave të pabesueshme të interesit publik kryhet “erozioni i institucioneve”?
KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR ZBULIMIN E IDENTITETIT TË KUNDËRZBULUESIT TANË?
“Në tre vitet e fundit, më shumë se 30% të identiteteve të zbuluesve tanë janë zbuluar. Me këtë janë nxitur pasoja të dëmshme deri në operacione të dështuara në vend dhe jashtë, janë rrezikuar jetë dhe është dëmtuar rrejti për mbledhjen e të dhënave.” (Fjalimi i fundvitit i Gjorge Ivanov, 2017)
Pretendimi i Ivanov se “në tre vitet e fundit, më shumë se 30% e identiteteve të kunduzuluesëve tanë është zbuluar” është padyshim lajm i qëlluar, i cili mund zë verifikohet nëse e dim numrin e përgjithshëm dhe numrin e kundërzbuluesëve identitete e të cilëve janë zbuluar. Të dhënat e tilla, sidoqoftë, nuk duhet t’i dimë, për atë se duhet të mbrohen të fshehtat shtetërore. Prej këtu, parashtrohen pyetje: Përse Ivanov jep deklarata sensacionale të cilat opinioni nuk mund t’i verifikojë ose verifikimi i të cilave do të çonte në zbulimin e sekreteve shtetërore? Përgjatë saja, lajmi se “në tre vitet e fundit, më tepër se 30% i identiteteve të kundëzbuluesëve tanë është zhubluar”a është me interes publik dhe ai i sjell dobi në sigurinë e shtetit dhe sigurinë e kundërzbuluesëve tanë?
Por, a duhet përgjegjësia për zbulimin e identitetit të kundërzbuluesëve të ju hidhet “lajmeve të rrejshme dhe rrjedhjes së planifikuar të të dhënave”? Ose, zbulimi i identitetit të zbuluesvë tanë është pasojë e mbrojtjes joefikase të identiteteve të tyre? Ivanov aspak nuk flet përse dështoi sistemi i mbrojtjes së identiteteve të zbuluesëve tanë. Ivanov nuk sqaron as se si është e mundur që Agjencia për kundërzbulim të dekorohet prej tij në mars të vitit 2017, nëse më shumë se 30% e identiteteve të kundërzbuluesëve tanë janë zbuluar. Nëse në Agjencinë për kundërzbulim janë shkaktuar kaq shumë pasoja katastrofale si operacione të dështuara, rrezikim të jetëve dhe shkatërrim të rrjetit për mbledhjen e të dhënave, përse Ivanov e dekoron agjencinë, në vend që të kërkojë përgjegjësi për pasoja katastrofale?
A DUHET TË KRIMINALIZOHEN LAJMET E RREJSHME?
“Është koha që të ballafaqohemi me të vërtetë se gjenerimi dhe emetimi i lajmeve të rrejshme në mediume, në internet dhe në rrjetet sociale, pa monitorim dhe masa për përgjegjësi qytetare dhe penale, është bazë për tensione dhe konflikte. Ata të cilët shkaktojnë dëmtime duke gjeneruar lajme të rrejshme duhet të bartin përgjegjësi. Shembujt pozitiv evropian duhet të implementohen edhe te ne.” (Fjalimi i fundvitit i Gjorge Ivanov, 2017)
Në fjalinë e parë Ivanov komunikon “të vërtetën” për “lajme të rrejshme”, se gjenerimi dhe emetimi i lajmeve të rrejshme “është bazë për tensione dhe konflikt”. Përgjatë kësaj, në të “vërtetën” e Ivanovit për “lajmet e rrejshme” bazohet në supozime se tani nuk ekziston monitorim dhe masa për përgjegjësi qytetare dhe penale për gjenerimin dhe emetimin e lajmeve të rrejshme në mediume, në internet dhe në rrjete sociale. Ekziston edhe monitorim civil (siç është “Vërtetmatësi”, për shembull), por edhe monitorim institucional të lajmeve të rrejshme në mediume. Ekzistojnë edhe masa për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, pasi që të njëjtët u dekriminalizuan. Sugjerimi i Ivanovit se duhet të ekzistojnë masa edhe për përgjegjësi penale për “lajme të rrejshme” në mediume është sugjerim për kriminalizim të shpifjes. Deklarata “shembuj pozitiv evropian duhet të implementohen edhe te ne” është joprecize dhe jo e verifikueshme, për atë se nuk e dim se cilët shembuj evropian Ivanov i vlerëson si pozitiv.
SPIN-DOKTORËT APELOJNË MEDIUMET TË MOS PLASOJNË LAJME TË RREJSHME
“Por, ligji në vete nuk është i mjaftueshëm. Të gjithë ne të cilën jemi zgjedhur prej qytetarëve duhet të japim shembuj. Është koha që të kthehet mirësjellja publike në debatin publik. Nuk ka vend më të përshtatshëm dhe vend më të mirë për atë proces të filloj në këtë shtëpi të demokracisë. Shembull duhet të japin edhe mediumet. Në Republikën e Maqedonisë është e nevojshme një gazetari e lirë, e pavarur dhe profesionale, dhe jo mediume të cilët funksionojnë si eksponate të partive politike dhe plasojnë lajme të rrejshme.” (Fjalimi i fundvitit i Gjorgje Ivanov, 2017)
Çfarë lidhje ka mirënjohja publike me gjenerimin e lajmeve të rrejshme? Në dekadën e fundit ishim dëshmitar të propagandues të paskrupullt të cilët rrejshëm prezantohen si gazetarë, “vazhdimisht” duke shpërndarë lajme të rrejshme në mediumet publike të korruptuara me reklama qeveritare. Me vite ishin dëshmitar të mediumeve të korruptuara për të cilët “në mënyrë të pahijshme” të organizojnë debate publike mes politikanëve qeveritar (të cilët i kanë korruptuar) dhe opozita (e cila ka qenë e etiketuar për shkak të kërkesave “të pahijshme” për hapësira mediatike për debat publik).
Çfarë shembulli jepte ish gazetari Gjorge Ivanov përderisa Maqedonia ishte sistematikisht e gozhduar me lirinë e mediumeve dhe debatin publik pikërisht nga partia e cila e solli ne qeveri? A i gjykoi presidenti Gjorge Ivanov publikisht thirrjet për linçim mbi gazetarë apo vet ishte i pranishëm te mbjellësit e njohur partiak të urrejtjes të cilët thirrën për linç dhe nxitje të urrejtjes dhe intolerancë mbi baza të ndryshme? A thirrej në vlerësimet katastrofale ndërkombëtare për lirin e mediumeve në Maqedoni apo tentonte të spinoj si “perceptim”? Krejt në fund, a i ka respektuar presidenti i Republikës së Maqedonisë principet e transparencës dhe llogaridhënies, ose, si president ka plasuar spine, insinuata dhe akuza të pabaza përmes mediumeve?
Për fat të keq, përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk shkojnë në të mirë të Gjorge Ivanov si shembull pozitiv i personit i cili ka bërë prurje të reja në lirinë e mediave, debatit publik, transparencës dhe llogaridhënies në Republikën e Maqedonisë. Edhe triada e Ivanov kundër lajmeve të rrejshme në fjalimin e tij të fundvitit nuk sjell asnjë prurje të re për lirin e medieve dhe debatin publik, por është tentim për hedhjen e përgjegjësisë ka “lajmet abstrakte të rrejshme”, në vend që ta drejtojë në drejtim të atyre të cilët sistematikisht i gjenerojnë për realizimin e qëllimeve të tija politike. Kulmi i hipokrizisë është kur përmes spineve apelohen mediumet të mos plasojnë lajme të rrejshme.
Sidoqoftë, Republika e Maqedonisë ka nevojë për gazetari të lirë, të pavarur dhe profesionale, por edhe për president i cili nuk do të funksionojë si gjenerator i spineve dhe akuzave të pabaza.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari