Marjan Risteski

 Marjan Risteski, kryetar i komunës së Prilepit

 

JETA PRIVATE

Marjan Risteski ka lindur me 20 shkurt të vitit 1972 në Prilep. Bashkëshorti i Fankës dhe babai i Mihaelës.

Pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001 dhe një prej të mbijetuarve nga ngjarja tragjike në “Karpallak”.

 

ARSIMIMI

Shkollimin fillor e ka kryer në Prilep.  Gjithashtu shkollën e mesme në gjimnazin e Prilepit “Mirçe Acev”.

Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Prilep pranë Universitetit “Shën Kliment Ohridski” – Manastir dhe me profesion është ekonomist.

 

KARRIERA

Në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 2005 ka punuar si inspektor komunal në Vetëqeverisjen lokale – Komuna e Prilepit.

 

KARRIERA POLITIKE

Në vitin 2005 është zgjedhur kryetar i komunës së Prilepit ku edhe sot e kryen atë funksion si kryetar i Prilepit në mandatin e tij të tretë.

Nga viti 2003 disa vite ka qenë Kryetar i KK të VMRO DPMNE-së në Prilep. Prej asaj periudhe deri më sot është anëtar i trupit më të lartë të VMRO DPMNE-së dhe anëtar i Këshillit ekzekutiv.

Prej vitit 2005 deri në vitin 2012 ka qenë anëtar i Këshillit drejtues i ZELS.

 

Bombat

Emri i kryetarit Marjan Risteski shpesh është përmendur në incizimet e “bombave” të publikuara. Nga bisedat e përgjuara ka tregues se e ka keqpërdor funksionin dhe ka qenë pjesëmarrës aktiv në parregullsitë zgjedhore.

PSP nuk ka ngritur akuzë kundër Marajn Risteskit

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.