Liqeni i Ohrit nuk është grabitur nga askush
Teksti që po recensojmë ka marrë pë bazë një postim të një person irrelevant dhe e ka shndërruar atë në lajm kinse informativ. Tema të cilën e trajton ky medium është tejet senzitive dhe nacionaliste, ku përmendet Shqipëria Etnike, si mjet për të ngjallur emocione dhe reagime në opinionin shqiptar.
Një shkrim në Fejsbuk i një avokati është përdorur si burim për lajm dhe përcillet sikur të jetë shkruar nga një zyrtar me peshë.
Teksti që në titull është senzacional se gjoja maqedonasit janë të frikësuar se Shqipëria do ta rikthejë Liqenin e Ohrit. Megjithatë, kur i lexon fjalitë që janë në të, vërehet që nuk ka asnjë argument dhe asnjë fakt për këtë që shkruhet. Postimi është thjeshtë një deklaratë emocionale e një avokati që ska asnjë relevancë për temën që është shkruar.
“Avokati i njohur ia fut frikën në palcë maqedonasve. Liqeni i Ohrit i grabitur nga sllavët, por Shqipëria do ta rifitojë humbjen shekullore”- shkruan në titullin e tekstit.
Nuk ka të dhëna se dikush është frikuar, posaçërisht ndonjë person që i takon popullatës maqedonase. Nuk ka të dhëna relevante për atë se si është grabitur dhe si mund të grabitet liqeni në fjalë. Gjithashtu, nuk ka deklarata nga persona relevantë siç janë autoritetet e Shqipërisë apo të Maqedonisë për temën në fjalë. Teksi nuk ka asnjë fakt historik apo ndonjë informatë të ngjashme për ti dhënë kontekst siç kërkohet në tekstet e mirëfillta gazetareske.
Madje në tekst përmendet fakti se avokati e ka quajtur ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut që është në arrati, Nikolla Gruevski, një hajdut, dhe kjo aq më pak ka relevancë kur vjen nga goja e një njeriu që nuk ka asnjë post shtetëror apo ndonjë detyrë me rëndësi në shtet prej ku do të ishte në pozicion për të komentuar.
“Gruevski iku si hajdut, por Shqipëria do ta rifitojë humbjen e vet shekullore”, shkruan në tekstin që po e recensojmë.
Historia dhe nacionalizmi, bazë për tekste senzacionaliste
Pavarësisht ngjarjeve historike, në raportim gazetaresk duhet të respektohet konteksti aktual kur flasim për dy Republika të pavarura si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që kanë marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike, ekonomike e shoqërore. Temat historike duhet të trajtohen në mënyrë profesionale dhe me deklarata adekuate nga persona që kanë autoritet të flasin për të. Sidomos duke ditur që tema e Shqiprisë së Madhe është tejet e ndjeshme dhe koncept që shpesh përdoret për propagandë dhe për nxitje të tensioneve ndër-etnike. Maqedonia dhe Shqipëria janë vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe e ardhmja e tyre është në këtë strukturë europiane.
Avokati Ngjela është i njohur për qëndrimet për Shqipërinë e Madhe
Avokati Spartak Ngjela është i njohur për qëndrimet e tij për Shqipërinë e Madhe. Dhe kjo mund të vërtetohet nga postimet në rrjetin social Fejsbuk ku vazhdimisht shkruan për Shqipërinë e Madhe dhe territoret që duhet t’i rikthejë.
Avokati mund të shkruajë në profilin e tij në rrjetin social, por mediat nuk duhet të bien pre e këtyre pohimeve apo qëllimisht t’i përcjellin këto deklarata për të nxitur emocione te lexuesit.
Shqetësues është fakti se ky tekst është përcjellë në mënyrë të unifikuar nga disa portale në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.
- https://njekomb.org/ngjela-liqeni-i-ohrit-i-grabitur-nga-sllavet-por-shqiperia-do-ta-rifitoje-humbjen-shekullore/
- https://strugaekspres.com/ngjela-liqeni-i-ohrit-i-grabitur-nga-sllavet-por-shqiperia-do-e-rifitoje-humbjen/
- https://kd24news.com/spartak-ngjela-liqeni-i-ohrit-i-grabitur-nga-sllavet-por-shqiperia-do-ta-rifitoje-humbjen-shekullore/
- https://strugalajm.com/ngjelaliqeni-i-ohrit-i-gjere-dhe-i-grabitur-nga-sllavet/
Ky tekst duke qartë se për qëllim propagandën, duke përdorur figurën e një avokati që e emëron si “i njohur” për tia rritur peshën e fjalës. Dhe për këtë teknikë të manipulimit e e cila quhet thirrje në autoritet mund të lexoni në Doracakun për Edukim Mediatik të Crithink.
Parim i gazetarëve të Maqedonisë së Veriut sipas Kodit Etik duhet të jetë që “të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve” e jo ta ndihmojnë atë.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari