Kush pagoi që Nikolla Gruevskin të shkojë në Bruksel?
Pothuajse të gjitha mediet publikuan informacion të pasaktë se Kryeministri Nikolla Gruevski më 19 dhe 20 mars ka qenë në Bruksel. Madje edhe META. Fotografitë e publikuara u morën nga faqja e internetit të Qeverisë së Maqedonisë.
Megjithatë, në Bruksel nuk ishte Kryeministri Nikolla Gruevski, por lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Tashmë pesë ditë zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev nuk na jep përgjigje në pyetjen se në çfarë roli shkoi në Bruksel javën që shkoi Nikolla Gruevski, e as se nga cili buxhet janë marrë paratë për udhëtimin dhe akomodimin gjatë samitit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Bruksel.
Në këtë pyetje nuk përgjigjen as edhe përfaqësuesit e partisë në pushtet të cilët i pyetëm se kush pagoi për udhëtimin dhe akomodimin, nëse paratë janë marrë nga buxheti i shtetit, apo nga buxheti i VMRO-DPMNE-së.
Zëdhënësin e Qeverisë e kërkuam që të premten, ndërsa dje i dërguam edhe disa mesazhe, por përgjigje në pyetjen se „Në çfarë roli ishte Gruevski në Bruksel dhe nëse Qeveria apo partia VMRO-DPMNE i ka mbuluar shpenzimet?”, nuk morëm.
Nëse ka qenë në rolin e Kryemistrit, atëherë, avioni, hoteli dhe mëditjet do duhet të mbulohen nga Qeveria, përkatësisht nga buxheti i shtetit. Nëse ka qenë në rolin e liderit të partisë, atëherë të gjitha këto duhet të shkojnë në llogari të partisë.
Për të gjitha pagesat me siguri ekzistojnë edhe transferta bankare.
Gazetarët e Maqedonisë të cilët shfaqën njëfarë interesimi për takimin eventual të Gruevskit me Merkelin në Bruksel, kontaktuan me ambasadën e Gjermanisë, ku u mbajtën leksione për „ndarjen e shtetit nga partia”, e u udhëzuan që për informacion për takimet e Merkelit si kryetare e partisë të drejtohen tek partia e saj – CDU.
Në atë kohë për „Vest” Beate Projshov, zëdhënëse e CDU-së e qendërs së demokristianëve në Berlin, theksoi se „Merkel, si kryetare e demokristianëve gjermanë, respekton rregullin të mos i ngatërrojë aktivitetet të cilat i burojnë si lidere e CDU-së dhe si kancelare dhe shefe e Qeverisë gjermane“.
Partitë Popullore Evropiane për momentin kanë 11 përfaqësues nga gjithsej 28 anëtarë të Këshillit të Evropës. Në partitë popullore evropiane anëtare janë 53 parti, ndërsa katër parti, mes të cilave edhe VMRO-DPMNE-ja, janë anëtare shoqëruese, ndërsa 20 kanë statusin e mbikëqyrësve.
Gruevski në Bruksel bisedoi me njeriun e parë të Partisë më të madhe popullore evropiane, Zhozef Doll, të cilit ia sqaroi rëndësinë e vazhdimit të procesit të reformave në Maqedoni. Doll në takimin mes tyre ka shprehur dëshirë që edhe personalisht të angzhohet për të mbështetur dhe ndihmuar Republikën e Maqedonisë për avancimin drejt integrimeve evropiane.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari