Kur perëndimi nuk luan, kthehemi ka lindja
Kryetari i Partisë Demokrartike të serbëve në Maqedoni Ivan Stoilljkoviq, me rastin e nënshkrimit të deklaratës së përgatitur prej partisë qeverisëse ruse Rusia e Vetme, për ndërtimin e zonës neutrale ushtarake në vendet e Ballkanit, tha:
Injorimi total i asociacionit ndërkombëtar për partitë më të vogla, të partive të etnive në pakicë, na detyroi të kërkojmë partnerët ndërkombëtar dhe i gjetëm. Unë e di se në Maqedoni ka shumë individ që do të kishin dashur që të jenë në vendin tim, por ja që ne e nënshkruajtëm këtë Deklaratë.
[Burimi: MKD– Data, 29.06.2016]
ARSYETIM:
Ivan Stoilljkoviq, i cili është 15 vite lider i PDS-së në Maqedoni, ndërsa për 10 vite ka qenë deputet me dy partitë qeverisëse – me LSDM-në deri në vitin 2006 dhe me VMRO-DPMNE-në prej 2006 deri më 2010, dha deklaratë jo konsekuente në lidhje me deklaratën e nënshkruar me Partinë Rusia e Vetme, në kongresin e saj të fundit në Moskë.
Jo konsekuenca e Stoilljkoviqit është e dyfishtë. Më e rëndësishmja nga të dyja është, pjesëmarrja e partisë që ai e drejton në dy koalicione të mëdha në pesëmbëdhjetë vitet e fundit me të cilat kanë udhëhequr dhe formuar qeveri, dy partitë më të mëdha në qeveri, të cilat janë deklaruar pandërprerë se janë të orientuar kah integrimi në NATO.
Do me thënë edhe LSDM-ja edhe VMRO DPMNE-ja në dokumentet e tyre strategjike kanë shkruar se janë të përqendruar kah integrimet euro-atlantike të Republikë së Maqedonisë dhe se duan që Maqedoninë ta inkuadrojnë në këto dy aleanca. Kur janë në qeveri të dy partitë përmes qeverisë bëjnë politikë pro aktive për antarësim në NATO.
Prej këtu, nëse PDS mban qëndrim për neutralite ushtarak në Maqedoni, e cila është pyetje politike strategjike, prej Stoilljkoviqit është jo konsekuente që të jetë pjesë e koalicionit me dy partitë më të mëdhaja në vend – me LSDM-në në të kaluarën dhe me VMRO DPMNE-në tani. Dhe veç nëse është në koalicion, përsëri është jo konsekuente që të zhvillojë strategji politike të kundërt me atë koalicionit që i përket, edhe më shumë jo konsekuente është atëherë kur jep deklaratë se kjo është në rregull.
Jo konsekuencën e dytë arrijmë ta kuptojmë nga ky dorracak kursesh të shkollës amerikano-gjermane me qëndrime pro-NATO George Marshall, atëherë kur Stoilljkoviq del nga konteksti i deklaratës së vet, të cilën e transmetuam këtu. Ky lloj konteksti mund të nënkuptohet si prirje kah njëra politikë dhe tërheqja e ndonjë veprimi konkret politikë:.
. Komplet injorimi i asociacionit ndërkombëtarë për partitë më të vogla politike, parti të etnive që janë në pakicë, na detyroi që të kërkojmë partnerë ndërkombëtarë dhe të cilët dhe i gjetëm – thotë Stoilljkoviq.
Kjo do të thotë se nuk është i kënaqur që nuk është konsultuar ai si lider apo partia e tij për pyetje të rëndësishme të së kaluarës së afërt të Maqedonisë ose të së kaluarës së largët, nga ana e përfaqësuesve ose diplomatëve të huaj të Perëndimit, Stoilljkoviq vendosi që partnerët e tij t’i kërkojë në vendet e Lindjes dhe i gjeti, më saktësisht i gjeti te partia qeverisëse e Federatës Ruse. Me fjalë të tjera “Perëndimi nuk luajti me ne, andaj luajtëm me ata të Lindjes”, do të ishte një parafrazim i njohur i ndryshuar në replikën e një filmi “Lindja nuk na largoi, Perëndimi nuk na pranoi” (filmi: Urime Viti 49 – Stole Popov).
Dhe në fund ka edhe një pyetje tjetër për diskutim. Ajo është, sinqeriteti i orientimit rus për neutralitet ushtarak në Ballkan. Vlerësimet e disa analistëve maqedonas, por edhe nxitjet dhe inkurajimet ruse që vendet Ballkanike të mos anëtarësohen në NATO, tregojnë se është totalisht legjitime që të analizohet, të diskutohet dhe të hulumtohet për qëllimet ruse në realizimin e politikave të tyre gjeostrategjike për sa i përket Ballkan.it
BURIME:
- (28.06.2016) МКД – Иван Стоиљковиќ: Кога некој ве игнорира, си барате други меѓународни партнери – [Пристапено на 29.06.2016]
- (28.06.2016) Вечер – Обединета Русија му гарантира на Стоиљковиќ: Македонија останува суверена и цела – [Пристапено на 29.06.2016]
- (28.06.2016) НОВА ТВ – Стоилковиќ потпиша руска иницијатива за воено неутрална Македонија –[Пристапено на 29.06.2016]
- СДСМ – Официјална веб страница: Кои сме ние – [Пристапено на 29.06.2016]
- (2011) ВМРО ДПМНЕ – Манифест за реформи и развој (стр.7) – [Пристапено на 29.06.2016]
- Спутник – Изјави од Железњак -[Пристапено на 29.06.2016]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari