Kundëspin: Truket e thjeshta të Gruevskit janë të mbushura me “eksploziv”

Politikani i përgjegjshëm vepron ndryshe, dhe jo me thirrje të popullit në rrugë. Foto: screenshot.

Причините за кризата не беа промена на името и на идентитетот, туку беа наведени во т.н. Извештај на Прибе. Дека е тоа така, потврдува и самиот Груевски, кој ги легитимираше овие причини со тоа што Извештајот, како и планот за Итни реформски приоритети, беа усвоени и на Влада и во Собрание, додека Груевски беше премиер, а ги спомена и лани кога веќе не беше

 Arsyet për krizën nuk ishin ndryshimi i emrit dhe identitetit, por arsyen janë cekur në Raportit të Pribesë. Se kjo është ashtu, vërtetoi edhe vetë Gruevski, i cili i ka legjitimuar këto arsye që Raporti dhe plani për Reforma Urgjente me Prioritet, u miratuan nga qeveria dhe në Kuvend, në kohën kur Gruevski ka qenë kryeministër, ndërsa i ka përmendur edhe vitin e kaluar kur nuk ishte më në atë pozicion

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

I pyetur “për skenarin për të cilin ka biseduar edhe më herët”, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në intervistën televizive dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si spin:

Spin:  Arsyeja kryesore për të gjithë operacioni nga disa qendra të jashtme ndaj Maqedonisë është ndërrimi i emrit të shtetit dhe ndërrimi i identitetit. Dobësimi i shtetit, marrja e garniturës tjetër politike, prej më parë e gatshme që të bëj këtë dhe më pas, qëllimi final është e ndërrimi i emrit Republika e Maqedonisë, emrin e saj kushtetues dhe kuptohet identiteti i qytetarëve. Ky është qëllimi final, për të gjithë operacioni, për gjithçka çka ka ndodhur në dy vite e gjysmë ose tre vite në Maqedoni. Është dytësore kjo që tani dëgjojmë dygjuhësinë, shndërrimi i Maqedonisë shtet binacional. Pas dygjuhësisë me siguri do të pasojnë edhe gjuhë të tjera. Ndoshta shkohet, dhe me siguri do të shkohet ka federalizimi dhe kantonizimi, etj, por qëllimi kryesor për të cilin ka filluar edhe operacioni, është ndryshimi i emrit…Dhe nga ajo se me çka është informuar, dhe ai operacion zhvillohet në katër faza…

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb +  Sitell (pas minutës 3.20 мин.); Data: 26.02.2017]

 

Kundësin: Një pjesë të deklaratës  e vlerësojmë si spin të liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, është nxjerr nga një intervistë e gjatë televizive të emetuar në mbrëmjen e së dielës (26.02.2017), dhe e cila ka të bëj me krizën politike në të vilën gjendet Maqedonia dhe zgjidhjet e dhëna. Poenta kryesore në intervistën e Gruevskit ka qenë se ekzistojnë qendra të jashtme (lexo armik) të cilat kanë përgatitur plan për ndryshim të emrit dhe katër fazat e identitetit (lexo, kriza, përgjimet e paligjshme, gjuha…), ndërsa kryesor në mbrojtjen kundër kësaj është populli (i cili drejtpërdrejtë është thirru në rrugë që të merr/”mbrojë” institucionet).  Dhe të gjithë këtë, sepse, siç thotë më pas:

Bëhet fjalë për operacione serioze, bëhet fjalë për qendra të fuqishme dhe përderisa populli nuk reagon, politikanët, ata të cilët luftojnë dhe mbrojnë, nuk do mund ta bëjnë vet, veçanërisht për arë se nuk janë të bashkuar – njëra palë mbron, të tjerët janë në anën tjetër. Dhe vetë populli është ai i cili mund që të përzihet dhe të kryej punën në lidhje me mbrojtjen (Gruevski – minuta 4.40)

Fjalët e tilla, të thëna nga një politikan përgjegjës i një shteti, lideri i partisë më të madhe e cila mori 450 mijë vota në zgjedhjet e fundit, do të ishin alarm serioz për secilin qytetar  të shtetit. Por, ka edhe një problem të “vogël”.

Nikolla Gruevski, si politikan dhe kryeministër në Maqedoni pothuajse 11 vite, vepron pak më ndryshe. Përderisa në të vërtetë ekziston një rrezik i tillë, e ai e ka ditur këtë më herët, Gruevski ka (pasur) për detyrë dhe detyrim që të thërras organet kompetente, që të ju drejtohet institucioneve dhe të informojë faktorët e tjerë në politikë për të gjithë njohurit e tij.

Ai duhej që t’i jep detyrë Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, përmes kryetarit të Agjencisë për Zbulim, të mbledhin dhe që të dokumentojnë fakte për ekzistimin e këtij plani. Më pas, të thërras seancë në qeveri, kabineti më i ngushtë, që më pas të krijojnë plan dhe kundërmasa. Për të gjithë këtë në të njëjtën kohë është dashur që të informojë Presidentin e RM-së, andaj ai të thërras seancën e Këshillit për Siguri, e më pas kryeministri dhe presidenti i shtetit që të ju drejtohen deputetëve në Kuvendin e RM-së, në seancë të mbyllur, më pas të informoj që shteti është sulmuar nga jashtë me realizimin e një plani të rrezikshëm, qëllim final i të cilit ka qenë edhe ndërrimi i emrit dhe identitetit të popullit maqedonas.

Ja, kështu vepron një politikan i përgjegjshëm përderisa i përmbahet Kushtetutës dhe detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

Në vend të kësaj, Nikolla Gruevski, de fakto ka nxitur krizë me nxjerrjen e deputetëve nga Kuvendi i RM-së me 24.12.2012, i ashtuquajtur E Hëna e Zezë. Më pas, mos marrja e masave për tejkalimin e krizës pas zgjedhjeve jashtëzakonshme në vitin 2014 opozita i ka bojkotuar dhe nuk ka dashur që të hyjë në Kuvend. Më pas, kur u është thënë se opozita disponon incizime të bisedave të përgjuara në mënyrë të fshehtë dhe joligjore, ai është munduar që përmes policisë dhe prokurorisë që të ngrit proces në të cilin një prej të dyshuarve është edhe lideri i opozitës, që  krejt në fund të tërhiqet edhe akuza. Më tutje, prej kur kriza nëpërmjet “bombave” u ndez, Gruevski hyri në të ashtuquajturin “Procesi i Përzhinos”, duke legjitimuar me të edhe faktin se Maqedonia është në krizë të thellë politike.

Arsyeja për krizën, më pas,  nuk ishte ndryshimi i emrit dhe plani për ndërrim të identitetit, por ishin arsyet e dhëna edhe në Raportin të Pribesë. Që në të vërtetë është ashtu, vërteton edhe vetë Gruevski, cili i ka legjitimuar këto arsye, kur  raporti, si dhe plani për Reforma urgjente me prioritet u miratuan edhe në qeveri edhe në Kuvend në kohën kur Gruevski ishte kryeministër, si dhe janë përmendur edhe vitin e kaluar kur nuk ishte ashtu, ndërsa partia i përmendi edhe tani, para dy ditëve, duke vërtetuar se për atë kanë biseduar edhe në negociatat me BDI-në kur u munduan që të krijojnë qeveri (pasazhi i parafundit).

Këtu nuk do të kthehemi në histori që në vitin 2008, kur praktikisht opinioni jozyrtarisht u vërtetuar se VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë pranuar ndërrimin e emrit në Republikën e Maqedonisë (Shkup) para samitit të NATO-s në Bukuresht, por është e qartë se, kjo marrëveshje për ndërrim nuk u ka shkuar për qejfi grekëve, aq më pak, nuk do të përmendin bisedat e përgjuara prej të cilave shihet se edhe Gruevski ka negociuar për emrin me grekët, ndërsa në atë drejtim është kyçur edhe kushëriri Sasho Mijallkov, as edhe, të elaborojmë se BDI disa herë vërtetoi se rreth gjuhës nuk ka pasur problem me gjuhën në bisedat e fundit me VMRO-DPMNE-në, informacion ky që është demantuar në vazhdimësi nga kjo parti, edhe pse demantimet në vërtetë janë mjaftë kontroverse.

Nuk ka nevojë që të elaborojmë  gjithë këtë. Është e mjaftueshme ajo që u tha më lartë. për atë se si vepron një politikan i përgjegjshëm nëse ka (pasur) njohur për plane kundër Maqedonisë nga qendra të huaja,  ndërsar Gruevski, në vend të saj ka legjitimuar arsyet për krizën të thëna edhe në Raportin e Pribesë.

Prej këtu, deklaratën në intervistën e fundit, veçanërisht deklaratën të cilën e kemi vlerësuar për shtrembërimin e të vërtetës ose spin. Bëhet fjalë për truk të thjeshtë përmes ndërrimit të tezave që të bëhet edhe tentimi i fundit që të mbahet qeveria.

Por, ky truk është dinamit. Sepse me të, praktikisht është bërë thirrje për rrënim të rregullit kushtetues (“mbrojtja” e politikanëve dhe institucioneve me ndihmën e popullit), mospranim i procesit demokratik për krijimin e qeverisë, prej ku LSDM siguroi 67 nënshkrime nga deputetët dhe ekziston rrezik i lartë për nxitjen ndëretnike, por edhe për përplasje interetnike.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Comments are closed.