Kundërspin: Zaev ose Gruevski – kush e mban peng Maqedoninë?
Интересно е како Груевски ја заобиколува сопствената улога и улогата на неговата партија и виновникот за ситуацијата во општетсвото го наоѓа во опозицијата, односно во Заев! Иако, далеку поинтересно за опсервација, на пример, е како екс-премиерот изминатава деценија ја практикувал власта, како ги извршувал наделжности кои ги имал според Уставот, какви се демократските слободи и права на граѓаните, состојбата во медиумите…
Është mjaftë interesant se si Gruevski e anashkalon rolin e tij dhe rolin e partisë së tij dhe fajtorin për situatën në të cilën gjendet shoqëria e gjen te opozita, gjegjësisht te Zaev! Edhe pse, lë shumë për të dëshiruar , se si ish kryeministër i dekadës së kaluar e ka praktikuar pushtetin, si i ka kryer detyrat të cilat i ka pasur sipas Kushtetutës, cilat janë liritë demokratike dhe të drejtat e qytetarëve, gjendjen e mediumeve…
Shkruan: Olivera Vojnovska
Lideri i VMRO DOMNE-së, Nikolla Gruevski dhe bartësi i listës së kandidatëve në njësinë e katërt zgjedhore, në mitingun ne Veles, i cili u mbajt me 28.11.2016, mes tjerash, tha:
Spin: Dy vite e gjysmë Maqedonia është zënë peng nga Zaev, por tani është koha që të lirohet. Morën gjithçka çka kërkuan që të vijmë deri te këto zgjedhje, ministra, zëvendës, kryeministër tjetër, dominim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, kusht e kishin që ministri i Punëve të Brendshme të jetë i tyre, e kërkuan PSP-në, ja një vit kanë edhe Prokurori Speciale Publike, kërkua një mal me gjëra dhe menduan se nuk do t’i pranojmë që të mund Maqedoninë përherë t’a mbajnë peng. Por, ne pranuam gjithçka, sepse ne besojmë te populli jonë.
[Burimi: Kurir,Data: 28.11.2016]
Kundërspin: Duke folur para qytetarëve të Velesit ish kryeministri i cili për dhjetë vite ishte në krye të Qeverisë (prej korrikut të vitit 2006) shtrembëroi të vërtetën dhe për krizën në vend e akuzoi opozitën. Andaj, duke ndryshuar tezat, ai e drejtoi gishtin kah lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke e akuzuar se “dy vite e gjysmë e mban Maqedoninë peng”.
Teza se Zaev e ka mbanë peng Maqedoninë nuk është e re, por partia qeverisëse e ka thënë tashmë për shumë kohë dhe tani përsëri e qarkullon para zgjedhjeve të caktuara me 11 dhjetor. Vetëm, Gruevski nuk sqaron se si Zaev është frenuesi dhe si ndalon zhvillimin e shtetit, kur VMRO-DPMNE është një qeveri prej më shumë se dhjetë viteve dhe nën kontrollin e partisë qeverisëse janë tre funksionet kryesore shtetërore: kryetari i shtetit (prej vitit 2009 e këtej), kryetari i Kuvendit dhe kryeministri, më pas ministri i financave, ministri për Punë të Brendshme (deri më nëntor të vitit 2015), si dhe Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Është interesante se si Gruevski e anashkalon rolin e tij dhe rolin e partisë së tij dhe fajtorin për gjendjen e shoqërisë e gjen te opozita, gjegjësisht te Zaev! Edhe pse, është me interes, për shembull, se si ish kryeministri në dekadën e kaluar e ka ushtruar pushtetin, si i ka kryer detyrat që është i obliguar sipas Kushtetutës, se cilat janë liritë demokratike dhe të drejtat e qytetarëve, gjendjen e mediumeve…Sepse, edhe sipas Kushtetutës, por edhe logjika e shëndosh tregon se ndikimi Gruevskit dhe partisë së tij është i padiskutueshëm për qorrsokakun në të cilin ka ngecur shteti. Gjegjësisht, aty është adresa në të cilën duhet të lokalizohet përgjegjësia. Nuk mund që ai i cili i ka të gjithë listat e qeverisë dhe të tërheq frenat, tani pas dhjetë viteve të minimizojë rolin e tij, dhe të heq përgjegjësinë nga duart e tij dhe t’ia hedh opozitës dhe të kërkojë fajtorë në sektorin joqeveritar, intelektualët dhe në çdo mendim kritik…
HESHTJA
Po ashtu, Gruevski në daljen e tij duke mos i përmendur arsyet të cilat e çuan deri te zgjedhjet parlamentare të parakohshme (dhe kjo nuk është hera e parë e tij) spinon se LSDM ka marrë çdo gjë që ka kërkuar, thuke theksuar “ÇDO GJË” dhe Prokurorinë Speciale Publike dhe dominimin në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, çka, përsëri, është e pavërtetë.
Ish kryeministri dhe lideri i partisë qeveritare heshtën për mega skandalin e përgjimeve, të cilin në shkurt të vitit 2015 e zbardhi Zaev kur para opinionit zbuloi përgjimet e paligjshme të mbi 20.000 personave. Sipas socialdemokratëve, ky përgjim në masë iu është bërë të gjithë politikanëve në shtet prej qeverisë deri te opozita, përveç Gruevskit dhe kushëririt të tij (telefonat e të cilëve nuk kanë qenë të përgjuar, ndërsa janë pjesë e bisedave me persona të tjerë”, më pas gjykatës, akademik, si dhe biznesmen, njerëz të mediumeve, bashkësitë fetare…Kjo aferë faktikisht ka qenë kulmi i krizës politike në shtet, ndërsa për zgjedhjen e saj në qershor të vitit 2015 u nënshkrua Marrëveshja e Përzhinos. Në këtë dokument për të cilin garantues është bashkësia ndërkombëtare, nënshkruan liderët e katër partive politike (VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH) – Greuvski, Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Ndërsa, një prej detyrimeve të kësaj Marrëveshje është pikërisht formimi i Prokurorisë Speciale Publike dhe si rezultat i konsensusit të arrirë mes nënshkruesve të dokumentit, me 15 shtator të vitit 2015 Kuvendi, njëzëri me 108 vota “për” (përfshirë edhe votat e deputetëve të VMRO DPMNE-së), zgjodhën Katica Janevën si prokurore speciale për ndjekjen e veprave penale lidhur dhe që dalin nga përmbajtja e përgjimi i paligjshëm i komunikimeve. Kështu që, “përsëritja” e replikave të tipit: “LSDM ka kërkua dhe ka marrë PSP-në dhe ja një vit kanë Prokurorinë Publike Speciale”, është nën funksion të spinimeve që “PSP është zyrë e opozitës“.
Të rikujtojmë edhe se me 16 shtator të vitit 2015 Kuvendi me 102 vota “për”, pa asnjë të “përmbajtur” dhe “kundër” zgjodhi anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Në përbërjen e KSHZ-së ka nëntë anëtarë, prej të cilëve gjashtë janë partiak – LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë nga dy përfaqësues, ndërsa BDI dhe PDSH me nga një, si dhe tre anëtarë nga palët e ekspertëve – kryetari dhe nënkryetari i Komisionit dhe një ekspert. Andaj, pretendimi se LSDM ka “dominim në KSHZ” është një e pavërtetë e pastër, po ashtu, me qëllim plasohet për shkak të spinimit dhe krijimit të perceptimit të shtrembëruar se trupi qendror për zbatim të zgjedhjeve punon nën kontrollin e LSDM-së.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari