Kundërspin: VMRO-DPMNE është e fiksuar me PSP-në dhe Katica Janevën

Fokusi ndaj PSP-së dhe Janevës, te VMRO-DPMNE le përshtypjen se ka të bëj me fiksim. Foto: Meta, 2016. Kolazh: Vërtetmatësi.

Доскорешната владејачка партија ВМРО-ДПМНЕ, се добива впечаток, е опседната со Специјалното јавно обвинителство (СЈО) и со обвинителката Катица Јанева. Само за месец и половина од кои јануари беше исполнет со празници и со преговори со ДУИ, ВМРО-ДПМНЕ, во соопштенија и прес конференции 17 дена се занимавала со институцијата и обвинителката

 

Nga partia qeverisëse VMRO-DPMNE, lihet  të kuptohet, fiksimi me Prokurorinë Speciale Publike (PSP) dhe me prokuroren Katica Janeva. Vetëm për një muaj e gjysmë prej ku janari ishte i mbushur me festa dhe negociata me BDI-në, VMRO-DPMNE, në deklarata dhe konferenca për shtyp 17 ditë është marr me këtë institucion dhe me prokuroren

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Me 15 shkurt të vitit 2017, VMRO DPMNE  dha deklaratë, e fundit për këtë vit, kushtuar njeriut të parë të Prokurorisë Speciale Publike, në të cilën, mes tjerash, janë të shkruara edhe spinimet në vazhdim:

Spin: Katica Janeva është turp për profesionin e drejtësisë. Tani më nuk ka dyshime se ajo nuk punon sipas ligjit, paanshëm dhe me profesionalizëm. Katica Janeva është dora e vazhduar e LSDM-së. Katica Janeva nuk ka asnjë integritet dhe kredibilitet profesional. Për atë, mbështetjen që e ka nuk shkon më larg se Bihaqka dhe nga shtabet e LSDM-së 

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb, Data: 15.02.2017]

Kundërspin: Parti ende në pushtet VMRO-DPMNE përsëri doli me deklaratë në lidhje me punën e Prokurorisë Publike Speciale dhe prokuroren Katica Janeva, me titullin në të cilin në disa variante është dhënë deklaratë nga partia – Katica Janeva është turp për profesionin e drejtësisë.

Bëhet fjalë për shtrembërim të vërtetës ose spin edhe atë i dyfishtë në pasazhin të cilin e ndamë si më karakteristik. Së pari vihet në diskutim profesionalizmi, më pas bëhet lidhja mes Janevës dhe liderit të opozitës Zoran Zaev, dhe më pas thuhet edhe një e vërtet tjetër e shtrembëruar, ose një e pavërtetë, që PSP dhe Janeva nuk kanë mbështetje përveç se nga Bihaqka dhe “shtabet e LSDM-së”.

 

PROFESIONALIZIMIN MUND TA VLERËSOJË VETËM PROFESIONISTI

Profesionalizimin e një prokurorie nuk mund që ta përcaktojë VMRO DPMNE, as edhe një parti tjetër. Profesionalizmin mund që ta vlerësojë vetëm profesionisti, ndërsa sipas Ligjit që është formuar dhe vepron PSP, për kontroll të punës profesionale të saj është përgjegjës vetëm Këshilli i prokurorëve publik. Fundja, pikërisht këto ditë këto dy institucione kanë kontakte në lidhje me vlerësimin e fakteve dhe motiveve të PSP që të tërheq aktakuzën në rastin “Puç”.

Por, kjo shihet qartë se nuk i ndalon funksionarët e partisë së VMRO DPMNE-së, përfshirë këtu edhe kryetarin Nikolla Gruevski, i cili gjendet edhe si i dyshuar edhe si i akuzuar në hetimet dhe rastet e PSP-së, që të jep nota të veta për profesionalizëm. Ai në intervistën për televizioni Nova nga java e kaluar (11.02.2017) doli me nota dhe me habi se përse e kanë quajtur të akuzuar, dhe një pjesë e gjuhës së tij drejtpërdrejtë dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kishte të bënte me sjelljen e Gjyqit dhe gjykatëses e cila e udhëheq procesin:

Me mua në sallën e gjyqit ishin disa njerëz të partisë. Kur dolën më thanë – nuk mund që të besojë, se për këtë ju thirrën në gjyq. Nuk kanë absolutisht asnjë fakt. Mendoj, mendojë, nëse unë do të isha në vendin e gjykatëses do të më vinte turp që të udhëheq një proces të tillë gjyqësor. Këtu nuk është fajtore gjykatësja – të mos keqkuptohem, për atë ajo është vendosur aty dhe duhet që të veprojë, por nëse unë do të isha në atë anë, do të isha i parehatshëm që të udhëheq një proces të tillë gjyqësor…(Gruevski nga minuta e 31 e bisedës).

Më pas, Gruevski si i akuzuar i vlerëson faktet të cilat i posedon Prokuroria, duke pretenduar se incizimet nuk janë fakte sepse janë krijuar, edhe pse nga kjo parti nuk pranojnë, që në 2015 është vërtetuar orgjinaliteti i incizimeve më së paku dy herë. Por, përpos kësaj, vet Gruevski me 31 janar të vitit 2015 tha se disa prej bisedave ishin të vërteta, disa janë gjysmë të vërteta, ndërsa disa nuk janë të vërteta. Në disa biseda për të cilat diskutohet gjatë debatit, për rastin me parregullsitë në Komunën Qendër të vitit 2013, ku aludon t’i jepen dy-tre shuplaka të fora kryetari të komunës, Andrej Zhernovskit? “Të krijuara”, duke mos specifikuar se çfarë në të vërtetë do të thotë kjo fjalë.

 

 

PSP ËSHTË INSTITUCIONI MË I BESUESHËM NË RM

Spini i dytë është në lidhje me mbështetjen të cilën e ka PSP dhe Katica Janeva. Përkrah përshtypjes së përgjithshme të secilit mbikëqyrës objektiv, të cilët paraqesin mbështetjen të cilën e merr PSP si nga vendi edhe nga faktorët e jashtëm, si dhe mbi mbështetjen të cilën me javë e kanë marr nëpër rrugët e Maqedonisë në vitin 2016, ekzistojnë edhe dy fakte të tjera që vërtetojnë këtë mbështetje. Ato janë dy hulumtime të publikuara në opinion.

I pari u publikua gjati vitit 2016 nga Institutit Ndërkombëtar Republikan nga Uashingtoni. Me 9 qershor të vitit të kaluar mediumet ishin përplot me lajme  për mbështetjen e madhe prej 63 përqind që e gëzon Prokuroria Speciale Publike.

Hulumtimi i dytë ishte publikuar këto ditë si pjesë e hulumtimit gjithëpërfshirës të “M-Prospket” së bashku me QMBN, pas porosisë së TV Tellma. Dhe sipas kësaj ankete, të bërë 7-8 muaj më vonë, gjegjësisht në fillim të shkurtit, PSP ende gëzon të njëjtën mbështetje edhe atë 63 përqind. Më saktë, pyetjes së drejtpërdrejtë “Se a jeni për vazhdim të afatit në të cilën PSP mund të ngre akuza”, rezultatet e mbi 1.000 të pyeturve që kanë qenë për “PO” janë 62,8%. Ndërsa, te etniteti shqiptar ajo përqindje arrin deri në 80%.

Скриншот од истражувањето на јавното мислење околу СЈО на почетокот на февруари годинава. Извор: ТВ Телма
Screenshot nga hetimi i opinionit publik rreth PSP-së në fillim të shkurtit të këtij viti. Burimi: Tv Tellma 

 

17 DEKLARATA DHE KONFERENCA PËR 40 DITË

Deklarata më e re e VMRO DPMNE-së që erdhi pas deklaratës së Prokurore Speciale Publike, e cila kishte të bënte me raportin e Gjyqit ndaj punës së PSP-së:

Ne si Prokurori Speciale Publike nuk ndjekim krimin e thjeshtë, por jemi pas grupeve kriminale të cilët gjenden në krye të qeverisë në Republikën e Maqedonisë edhe ajo duhet që të kuptohet nga ana e gjyqit i cili përfaqëson pushtetin e tretë, dhe i cili duhet që me vetëdije, me nder dhe me profesionalizëm të kryej detyrën shërbyese në lidhje me rastet e PSP-së, gjë që për fat të keq nuk ndodh. 

Se fjalët e Janevsë se çfarë krimi ndjek janë drejtuar kah qendra, flasin shumë fakte deri më tani. Shmangia nga mbështetja formale për PSP nga ana e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së u pa shumë shpejtë pas dhënies së pëlqimit për formim të një institucioni të tillë. Që në dhjetor të vitit 2015 dhe veçanërisht në janar të vitit 2016 fillaun sulmet, u rritën përgjatë vitit të kaluar kur u ngritën dy aktakuza, dhe përfundimisht, kulmi u arrit tani në vitin 2017.

Që nga fillimi i këtij viti, ku në janar shumë ditë ishin ditë jo pune, vet VMRO-DPMNE  deri me 29 janar udhëhiqte edhe negociata për formim të qeverisë me BDI-në, partia dërgoi as më pas e as më shumë se 16 deklarata ose konferenca për shtyp kushtuar PSP-së dhe Katica Janevës. Që do të thotë se, për 45 ditë kalendarike, prej ku 30 janë ditë pune, një parti, e cila dhjetë vite ishte në maje të qeverisë, është marr me PSP-në për 17 ditë, ku këtu nuk i numëruan deklaratat në intervista dhe qëndrime të kolonave të funksionarëve të partisë. Me një kontroll të thjeshtë në ueb faqen e partisë në pjesën “Deklarata” dhe “Press”, shihet se deklarata e parë këtë vit është publikuar me 13 janar, përderisa e fundit me 15 shkurt deri në publikimin e këtij teksti. Kjo përfundimisht le përshtypje që VMRO-DPMNE është e fiksuar me PSP-në dhe me prokuroren speciale Katica Janeva.

Që të gjithë këto konferenca dhe deklaratë, janë përplot me të shtrembërime të së vërtetës ose spinime, siç rëndom, ishte edhe e fundit ajo e 15 shkurtit, të cilën e vlerësuam në fillim të tekstit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.