Kundërspin: Vazhdon denacionalizimi- ende shkelet e drejta e pronës
Незавршениот процес од денационализацијата, после толку пати прогласување дека е завршен во изминатите години (практично пред секои избори), вклучувајќи го и во Отчетот на ВМРО-ДПМНЕ од пред неколку месеци, е недоследно и е извртување на вистината. Завршени предмети во првостепена постапка не се и конечни предмети
Procesi i pambaruar i denacionalizimit, pas shumë shpalljeve se ka përfunduar në vitet a fundit (praktikisht para të gjithë zgjedhjeve),duke e përfshirë edhe në Llogaridhënien e VMRO DPMNE-së para disa muajsh, është jokonsekunete dhe shtrembërimi të vërtetës.
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Në promovimin dhe pranimin e të drejtave njerëzore, hynë edhe e drejta fundamentale, e drejta e pronës. Në vitin e kaluar janë rritur raportimet për shkelje të të drejtave njerëzore në zyrën e Avokatit të popullit për 3,6 përqind në raport me vitin 2014 dhe ai numër korrespondon me 4000 ankesa. Nga ky numër, 160 prej tyre i referohen shkeljeve të të drejtave të pronës, më së shumit në lidhje me denacionalizimin, për të cilin kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe partia e tij qeverisëse, me deklaratë të pasur me spine prej para disa muajsh dëshiron që të krijojë iluzion se ka denacionalizimi ka përfunduar:
Spin: Ka përfunduar denacionalizimi me procedurë të shkallës së parë. Janë zgjidhur 30.744 lëndë për denacionalizim me procedura të shkallës së parë. Pjesa më e madhe e lëndëve, gjegjësisht mbi 15.000 janë zgjidhur në periudhën prej viteve 2007-2012, ndërsa në vitet e fundit janë zgjidhur lëndët më të ndërlikuara, më të mëdha dhe më voluminoze. Me këtë zgjidhëm edhe një problem që ka zgjat me dekada nëpër gjenerata e gjenerata të qytetarëve të Maqedonisë dhe mijërave familjeve.
[Burimi: Llogaridhënia 2016, mars 2016: faqe. 17]
Kundërspin: Spini ose shtrembërimi i të vërtetës në këtë deklaratë qëndron në atë se VMRO DPMNE dhe lideri i saj në Llogaridhënie në mënyrë decide shtojnë se “zgjodhëm një problem që ka zgjatur me dekada nëpër gjenerata e gjenerata të qytetarëve të Maqedonisë dhe mijëra familjeve“.
Ajo nuk përputhet me të vërtetën dhe jo vetëm që lëndët nuk u zgjidhën deri në fund, por edhe drejtësia është e ngadalshme, shkelja e të drejtës së pronës është e garantuar edhe me Kushtetutë edhe me ligj, dhe nuk respektohet.
Një prej kushteve kryesore për një vend që të konsiderohet demokratik dhe funksional në tregun e ekonomisë, është respektimi i të drejtës së pronës, e garantuar edhe në Evropë edhe ndërkombëtarisht, gjegjësisht me dokumente të Kombeve të Bashkuara, në të cilat Republika e Maqedonisë, është nënshkruese dhe ka të ndërtuar sistemin e drejtësisë përmes ratifikimeve. E drejta e pronës hynë në grupin e të drejtave themelor.
Në raportin e fundit Zyra e Avokatit të Popullit (AP) ka regjistruar 160 shkelje të së drejtës së pronës në vitin 2015:
Avokati i popullit vërteton 160 shkelje të të drejtës së pronës në vitin 2015; më shumë kanë të bëjnë me procesin e ngadalshëm të denacionalizimit. Procesi i privatizimit të tokës punuese ende është i ngadalshëm dhe jo i përshtatshëm, ndërsa numri i lëndëve të zgjidhura është shumë i vogël. Kadastra duhet që t’i përcjell kërkesat dhe propozimet e Avokatit të popullit dhe t’i respektojë vendimet gjyqësore relevante me qëllim të sigurimit të së drejtës në lidhjes me të drejtën e pronës. (Raporti i UE-së, faqe 61.)
Nëse shihet me kujdes Raporti i Avokatit të popullit për vitin 2015, të publikuar në mars të vitit 2016, në pjesën e denacionalizimit, të drejtat e pronës dhe shkeljen e të drejtës, do të vërehet pikërisht ajo të cilës i kushton vëmendje Komisioni Evropian.
Në raportin e AP në faqen 18 ka një pjesë e cila i referohet denacionalizimit dhe është e titulluar “Denacionalizimi tregim pa fund“. Në të shkruhet:
Me dekada zgjat lufta institucionale e qytetarëve për realizim të të drejtës në lidhje me denacionalizimin, në të cilin periudhë kohore dhe Avokati i Popullit, në mënyrë të vazhdueshme konstaton shkelje të asaj të drejte, në të gjitha shkallët e procedurës nga të gjithë organet kompetente. Më saktë, më së shumti nga paraqitje në fushën e të drejtës së pronës të bëra në vitin 2015, kanë të bëjnë me mbrojtje të të drejtave që kanë për bazë denacionalizimin, i cili përsëri, nga ana e Ministrisë së Financave dhe qeverisë konsiderohet si proces i përfunduar që para shumë viteve.
Avokati i Popullit ka konstatuar se puna ka ngec në qeveri, gjegjësisht, te Ministria e Financave:
Proceset pas lëndëve të pazgjidhura për denacionalizim nga Komisionin për denacionalizim në Ministrinë e Financave, shtyhet pa arsye dhe azhurnohet atëherë kur Avokati i Popullit do të intervenojë pas ankesave individuale. Ashtu që në vitin raportues thuajse nuk ekziston procedurë për të cilën nuk është marr vendim i ri, gjegjësisht i njëjti të përfundojë, ndërsa për një numër të vogël të cilët janë zgjidhur, nuk është marr vendim negativ. Prej këtu, konstatimi i Avokatit të popullit është se Ministria e Financave në vend që të zgjidh lëndët e qytetarëve, procedurën e shtyn edhe me atë pengon që të realizohen të drejtat legjitime, të cilat janë të garantuara me Ligjin për denacionalizim.
Më poshtë në pjesën e të drejtës së pronës nga raporti i AP-së janë shtuar detaje për mos azhurnim të komisioneve, por potencohet se një pjesë e fajit është edhe e gjykatave administrative dhe supreme:
( Raporti, faqe 70 ) Në këtë segment, gjithsesi se kontribut kanë edhe gjykata Administrative edhe Supreme duke marrë parasysh atë se edhe pse kanë mundësi, edhe sikur të mos marrin vendime meritore pas kërkesave të caktuara. Procedurat administrative për kompletim të lëndëve dhe marrjen e vendimeve të duhura dhe vendime të tjera prej te palët në procedura, ndonjëherë zgjasin me vite. Komisioni shtetëror për të vendosur për procedurën e marrë dhe procedura e marrëdhënies së punës në shkallë të dytë gjykata Administrative dhe Supreme, lëndët ngecin në labirinte burokratik dhe me këtë dëmtohen palët. Ilustrimi i gjendjeve të tilla është dëshmi se me vite organet kompetente nuk mund që të koordinohen dhe të sigurojnë dëshmi për vlefshmërinë e vendimit ose, përsëri, lënda duhet që të kompletohet me lista dhe të dërgohet në gjykatën më të lart. (Raporti i AP, faqe 70)
Një faqe më poshtë, AP kërkon zgjedhje të procesit të denacionalizimit me angazhim të organeve kompetente dhe institucionet:
Organet kompetente (Ministria e Financave, gjykata Administrative dhe Supreme), shpejtë t’i zgjidhin lëndët e mbetura që përfundimisht t’i jepet fund procesit të denacionalizimit;
Lideri i VMRO DPMNE-së qeverisëse, Nikolla Fruevski, së fundmi në Konventën e partisë në të cilën i paraqiti kandidatët për deputet dhe bartësit e listave, duke iu drejtuar anëtarësisë dhe opinionit tha:
…Ne kur premtojmë edhe realizojmë, zbatojmë, përmbushim, ofrojmë. Atë që premtuam e ofruam. Ky është tipar i VMRO DPMNE-së dhe këtij koalicioni së bashku me ne “Për një Maqedoni më të mirë”.
Procesi i papërfunduar i denacionalizimit, pasi shumë herë është shpallur se ka përfunduar në vitet e fundit (praktikisht para të gjitha zgjedhjeve), përfshirja edhe në Llogaridhënien e VMRO DPMNE-së para disa muajsh, është jo konsekunete dhe shtrembërim i të vërtetës. Lëndët e përfunduara në shkallën e parë nuk janë lëndë përfundimtare. Ndërsa, pasi e drejta e pronës hynë në grupin e të drejtave themelore të njeriut, këtë deklaratë dhe pretendim të VMRO DPMNE-së dhe liderit Nikolla Gruevski i cili prezantoi llogaridhënien së bashku me funksionarët e lartë të qeverisë, e vlerësojmë si spin.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari