Kundërspin: “Marrëveshja e majit” nuk është libër i shenjtë

Marrëveshja e majit është vetëm një justifikim. Foto: screenshot.

Најголем проблем за повторната коалиција помеѓу ВМРО ДПМНЕ и ДУИ, нема врска со „мајскиот договор“, туку со со спроведувањето на суштината на Договорт од Пржино. Во случајот станува збор за итните реформски приоритети…

Problemi më i madh i përsëritjes së koalicionit mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, nuk ka lidhje me “Marrëveshjen e majit”, por me realizimin thelbësor të Marrëveshjes së Përzhinos. Në këtë rast bëhet fjalë për reformat urgjente me prioritet…

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Zëdhënësi i partisë politike BDI, Dr. Bujar Osmani, për “Alsat M” dha deklaratën në vazhdim në lidhje me opsionet dhe bisedimet për përbërjen e qeverisë së re në RM, të cilën e vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës:

Spin: Opsioni i parë është koalicioni me VMRO DPMNE-në. Për këtë ka argumente “pro” dhe “kundër”. Argumenti kryesor “pro” dhe arsyetimi i mundshëm se përse negociojmë për koalicion është për shkak të parimit të rëndësishëm, “fituesi me fituesin”. 

[Burimi: Alsat – M/ueb, data25.01.2017]

Kundërspin:  “Marrëveshja e majit” hyri në lojë si një element mjaftë i rëndësishëm në bisedimet për përbërjen e qeverisë së re pas deklaratës së liderit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, i cili tekstualisht, siç thotë profesoreshës Dr. Besa Arifi, në stilin e një lojtari të pokerit pa një kartë të fortë në duar, i kërcënohet BDI-së dhe Ali Ahmetit. Deklarata e Greuvskit e cila është dhënë në intervistë për “Dnevnik” nga fillimi i vitit thotë kështu:

Nëse VMRO-DPMNE si parti fituese do të manipulohet nga BDI, pavarësisht arsyeve, të jeni të bindur se së shpejti VMRO-DPMNE do të hyjë nëpërmjet derës së madhe në qeveri edhe atë më së paku në dy mandate radhazi. Dhe nuk do të jemi të detyruar për të përbërë qeverinë. 

Por, këtu ka disa çështje problematike. E para është se Gruevski dhe VMRO-DPMNE asnjëherë nuk kanë pranuar se ekziston një marrëveshje e tillë, por ende vlen deklarata e Gruevskit në Kuvendin e RM-së se bëhet fjalë për bisedime, në prani të bashkësisë ndërkombëtare, por asgjë nuk është nënshkruar. Deklarata e Greuvskit përfundon me fjalinë e njohur se “herët ose vonë e vërteta do të dal në sipërfaqe, sepse ajo është si fëndyell – do të vi, do të jetë dhe do të notojë”.

I dyti, problem pak më i madh, është vetë “Marrëveshja e majit”, përderisa pranohet ekzistenca e sajë formale, dhe në nivelin e bisedimeve verbale, është fakt se në të nuk përmendet mënyra e përbërjes së qeverisë. Sipas profesoreshës Arifi, të cilës i vijnë në ndihmë shumë burime publike dhe studime, marrëveshja e majit i ka përmbajtur këto pesë pika:

  • Partitë pajtohen për listën prej 46 ligjeve të cilët do të konsiderohen në Rregulloren e Kuvendit si ligje për të cilat votohet me shumicën e Badenterit;
  • Partitë pajtohen për ndërrim të një anëtari të VMRO DPMNE-së në Komisionin e Kuvendit për marrëdhëniet mes bashkësive me një anëtar nga LSDM, si dhe për përgatitjen e një ligji të ri për përbërjen e këtij komisioni; 
  • Partitë pajtohen për sigurimin e kushteve dhe ndihmës sociale të viktimave të konfliktit të 2001-shit dhe familjeve të tyre me ligjet dhe procedurat ekzistuese. Partitë pajtohen me vazhdimin e punës së grupeve punuese në lidhje me këtë pyetje; 
  • Partitë pajtohen që të përgatitin dhe të propozojnë propozim-ligj për përdorimin e gjuhëve, i cili do të jetë në pajtueshmëri me Marrëveshjen Kornizës të Ohrit dhe me Amendamentin e V të Kushtetutës së RM-së. Partitë pajtohen në vazhdimin e punës së grupeve punuese në lidhje me këtë çështje; 
  • Pas kthimit të BDI-së në Kuvend, partitë pranojnë që të vazhdojnë me bisedimet për çështjen e mënyrës së përbërjes së qeverisë. 

 

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi dhe motra e sajë Besa Arifi, këtë javë dy herë e vërtetuan se “marrëveshja e majit” nuk do të jetë arsyeja për koalicion, sepse parimi i koalicionit nuk shqyrtohet në të. Një herë për TV NOVA-në, dhe herën tjetër për Alsat – M.

 

MARRËVESHJA E MAJIT NUK ËSHTË AS MARRËVESHJA E OHRIT, AS EDHE E PËRZHINOS

Por, edhe sikur të cekej mënyra e koalicionit, ekziston edhe një çështje, e treta. Së pari është diskutueshme se BDI përfaqëson interesat e shumicës së qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, pa marr parasysh mandatet e fituara, për atë se po aq mandate fituan edhe partitë opozitare BESA, Aleanca për shqiptarët dhe PDSH, edhe dhjetëra mijëra vota të shqiptarëve shkuan në llogari të LSDM-së, për herë të par në historinë e Maqedonisë bashkëkohore.

E dyta, kjo marrëveshje, as nuk është arrirë nga aktorët me legjitimitet të plotë, as, nuk është në nivelin e marrëveshjeve të tjera, si ajo e Ohrit ose Marrëveshja e Përzhinos. Këtë mendim për Alsat-M e jep profesori i UT, Dr. Mersim Maksuti, sipas të cilit kjo është një arsye e mjaftueshme që “marrëveshja e majit” të mos merret si parakusht kryesor për formimin e qeverisë mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së:

Sepse kjo marrëveshje e realizuar në maj të 2007, nuk është publikuar deri më tani, as nuk është nënshkruar nga liderët politik dhe nuk ka kaluar në ligj, si akt ligjor si Marrëveshja e Përzhinos, atëherë kjo paraqet një marrëveshje joefikase, inekzistente e cila nuk duhet që të respektohet. Parimi se fituesi me fituesin mund të përbëjnë qeverinë. në rastin konkret VMRO dhe BDI nuk është i qëndrueshëm, sepse demokracia kërkon që qeveria të ndërtohet nga shumica. 

Mendimin me të e ndan edhe profesoresha Besa Arifi, sipas së cilës Pacta sund servanda – gjegjësisht “marrëveshjet duhet që të respektohen”, në tërësi, nuk është e segmentuar:

Nëse nga e gjithë Marrëveshja e Majit për BDI-në është e rëndësishme vetëm pika e pestë, për të cilën kanë vendosur një pikë me VMRO-DPMNE-në, dhe e cila nuk përmendet në vetë Marrëveshjen e Majit si e tillë, atëherë ata vetëm e thonë se çka është me prioritet për ta dhe për cilët pika vendosin që t’ju përmbahen. 

 

LIBËR I SHENJTË DUHET TË JENË VETË  REFORMAT URGJENTE

Çështja e katërtë, dhe më thelbësore, njëkohësisht edhe më e madhja për koalicionin mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, është se nuk ka të bëj me interpretimin formal të marrëveshjeve, por me zbatimin e esencës së tyre. Në këtë rast bëhet fjalë për reforma urgjente me prioritet të cilët janë thelbësore për përparim të mëtejmë demokratik në Maqedoni dhe për stabilitetin e saj, me perspektivën për anëtarësim më të shpejtë në BE dhe në NATO.

Është fakt se ekzistojnë reforma urgjente me prioritet, si një dokument në Qeveri dhe në Kuvend u miratuan prej kur Qeveria dhe Kuvendi miratuan Raportin e Rajnhard Pribesë. Është fakt se vetë Gruevski dy herë, në vitin 2015 dhe në vitin 2016 i premtoi, ndërsa më pas rreth tyre nuk është punuar asgjë ose është punuar shumë pak.

Bëhet fjalë, sipas përfundimeve në analizën e Pribesë, për seri reformash të cilat kanë të bëjnë me: 1)Kontrollin e komunikimeve; 2) gjyqësorin dhe prokurorinë; 3) mbikëqyrje e jashtme nga trupa të pavarur, 4) mënyra e realizimit të zgjedhjeve dhe 5) gjendja e mediumeve. 

Këto reforma me prioritet përfshihen edhe në Marrëveshjen e Përzhinos dhe anekseve të saja, përfshirë këtu edhe punën e pandërprerë të Prokurorisë Speciale Publike, janë bazë mbi të cilën duhet që të ndërtohet e ardhmja e afërt dhe afatgjate e Republikës së Maqedonisë. Por, sipas sjelljes  në tetë vitet e fundit, koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI nuk japin asnjë argument në opinion që të bindin se mund të zbatojnë reforma edhe më serioze, edhe sikur të kenë dy të tretën e shumicës parlamentare në Kuvend.

Për shkak të këtyre argumenteve, vlerësojmë se deklarata e Dr. Bujar Osmanit, se “opsioni i parë është koalicioni me VMRO DPMNE-në”, dhe se “marrëveshja e majit”, edhe që sëhtë  “arsyeja e vetme” se përse bisedojnë me atë parti, është spin. Nuk ekzistojnë argumente politike të forta për bisedime të atilla, përveç dëshirës për pushtet.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.