Kundërspin: Kush me ngulm frenon rifillim të OHIS, EMO, OTEK…?

Десет години да си одоговрен за економските политики, да спроведуваш неуспешни тенедери за продажба на големи стопански и индустриски објекти, а за тоа што не си успеал и нема да успееш во 2017 г. да ја обвиниш опозиционата партија, е чист спин, а можеби и повеќе од тоа

 

Dhjetë vite të jesh përgjegjës për politikën ekonomike, që të realizohen tendere të pasuksesshme për shitje të ndërmarrjeve të mëdha dhe objekteve industriale, për atë se nuk ke arritur dhe nuk do të arrish as në vitin 2017 që të akuzosh partinë opozitare, është spin i pastër, ndoshta edhe më shumë se aq

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Përfaqësues i strukturave udhëheqëse të partisë VMRO-DPMNE Ljuka Kërzhalloski, me 21.02.2017 dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë se është shtrembërim i të vërtetës,ose spin:

Spin: …LSDM me sjelljen e saj të papërgjegjshme pengon shumë projekte të cilat janë në interes të qytetarëve. 

Një prej projekteve i cili duhej që të fillojë në vitin 2017 është projekti “Për rifillim të kapacitetit ndërmarrës – viktimave të tranzicionit”. 

Me këtë projekt duhet që të zgjidhet statusi i më shumë se 320 kompanive pronat e të cilëve humbën përgjatë trnazicionit të zbatuar nga LSDM.

Përmes ndryshimeve ligjore të cilat parashihen duhet që të ju mundësohet blerësve të ardhshëm të pronës nga shoqëritë që të rifillojnë dhe t’i vendosin në funksion për kryerjen e veprimtarisë së biznesit…

[Burime: VMRO-DPMNE/ueb, data 21.02.2017]

Kundëspin:  Partia qeverisëse e deritanishme VMRO-DPMNE doli me pretendim në lidhje me frenimin e procesit të rifillimit të kompanive të cilat thuhet se janë viktima të tranzicionit (320), të aktiviteteve të mëparshme ose ende janë subjekte aktive ligjore, dhe se për një gjë të tillë fajtore është opozita.

Një pretendim i tillë nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën dhe paraqet spin të pastë dhe të qartë, sepse dihet edhe nga opinioni i gjerë, që Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) nuk ka qenë në pozicion që të udhëheq qeverinë qendrore për më shumë se dhjetë vite, andaj prej këtu as politikat ekonomike qeveritare.

Kumtesa mund që të kuptohet si porosi deri te opinioni në stilin “ja se çfarë humbisni”, sepse VMRO-DPMNE edhe pse nuk morri mandat në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare nuk ka arritur që të krijoj qeverinë, ndërsa tani mundohet që atë ta krijoj LSDM. Drejtë kësaj na çon edhe ndërtimi i kësaj pjese të deklaratës:

Një prej projekteve të cilat duhej që të fillonin në vitin 2017 është edhe projekti “Për rifillim të kapacitetit biznesorë – viktima të tranzicionit”. 

 

Për mbështetje të vlerësimit tonë bëhet fjalë për spin të pastër, të shtojmë disa fakte.

Është fakt se një numër i kompanive gjatë kohës së zbatimit të privatizimit dhe procesit të tranzicionit (i cili te ne është pikëpyetje se nëse ka përfunduar), nuk arritën që të strukturohen dhe të vazhdojnë që të bë operojnë suksesshëm. Është fakt, se ai proces nga 1994 deri në vitin 1998 drejtpërdrejtë e udhëhoqi LSDM dhe një pjes edhe Liberalët, ndërsa më pas e trashëguan VMRO-DPMNE dhe PDSH (prej 1998-2001), pastaj erdhi deri te konflikti-lufta e vitit 2001, pastaj nga viti 2002 deri në vitin 2006 përsëri LSDM në koalicion me BDI-në. (disa detaje të tjera këtu).

Por, po ashtu është një fakt fanëkeq, se plotë 10 vite dhe 8 muaj, qeverinë ekzekutive (me disa ndërprerje nga viti i kaluar), në tërësi e kanë VMRO-DPMNE dhe BDI. Prej këtu: Kush e ndalonte VMRO-DPMNE-në parti, njerëzit e të cilës, duke filluar nga Nikolla Gruevski, përgjithësisht e ka udhëhequr politikën ekonomike këto 10 vite dhe 8 muaj – të bëj një projekt gjithëpërfshirë për rifillim eventual të 320 kompanive të falimentuara në Republikën e Maqedonisë gjatë kohës së tranzicionit:

Për shembull, do të përmendim tre gjigantët e dikurshëm të cilët kanë punësuar mijëra punëtor – OHIS nga Shkupi, EMO nga Ohri dhe OTEKS, po ashtu nga Ohri.

Nga partia e VMRO-DPMNE-së do të ishte mirë që të sqarojnë për shembull, përse edhe përkrah 12-13 tenderëve për shitje të OHIS, ish gjiganti kimik, kompania  me pesë fabrika të ndryshme përfundimisht duhej që të falimentojë në vitin 2016, ndërsa një pjesë e të punësuarve të ngelur ende nuk ju janë shlyer të gjitha detyrimet (të paktën deri tash vonë) dhe më e rëndësishme, – qytetarëve të Shkupit dhe Maqedonisë ti ngelet trashëgimia e bombës ekologjike të vërtetë me rreth 13.000 ton lindan dhe materie të tjetra helmuese, për pastrimin e të cilave sipas të gjitha gjasave ishin të nevojshme 20 deri në 25 milion euro të cilat mundeshin që të merren nga fondet evropiane. Pyetja është, përse gjithë kjo nuk është bërë edhe përkrah asaj se partia dhe qeveria drejtpërdrejtë i vendos ekipet drejtuese:

Fat të njëjtë, edhe pse të rrezikshëm për mjedisin jetësor, kishte edhe EMO i Ohrit, kur qeveria vendosi që t’a udhëheqe dhe t’a shpëtojë, por në janar të vitit 2017 e “lëshoji në ujë”, për çka edhe dëshmon edhe lajmi në vazhdim:

“Emo” është humbësi shumëvjeçar dhe në gjendje të keqe financiare. Kompania është nën pronësi dominante shtetërore prej kur qeveria vendosi që t’a konvertojë në borxh shtetëror dhe me të edhe të merr udhëheqësin e kompanisë. 

Qeveria shumë herë deri më tani  pa sukses ka tentuar që të gjejë investitor për këtë humbës, investuesit potencial kanë ikur nga kjo humbje për shkak të “stafit të tepërt”. 

Është e vërtetë se deri në fund të vitit 2016, të paktën në një pjesë të gjigantëve të dikurshëm është hapur investim brownfield gjerman, por është fakt se borxhet e EMO mbeten dhe për atë është hapur edhe falimentimit edhe pse qeveria ka udhëhequr me të.

Lajmi tjetër ka të bëjmë me, sagën e gjigantit tekstil nga Ohri OTEKS, i cili është regjistruar dhe në vitin 2005, andaj është kërkuar që të veprojë edhe qeveria e Nikolla Gruevskit, që në fund kompania të likuidohet por ende të ekzistojë në letër dhe hiqen dyshimet për krim i cili ekziston edhe sot. Kjo mund që të shihet edhe nga mbledhja e fundit e aksionarëve të mbajtur para dhjetë viteve.

Nga shembujt, veçanërisht nga dy të parat, mund që qartë të shihet se janë lëshuar shumë vite që të bëhet plane serioze për mënyrën e regjistrimit të kompanive të dikurshme, të cilat punësojnë shumë njerëz. Përgjatë asaj, LSDM as formalisht as më mënyrë joformale nuk i ka udhëhequr politikat ekonomike. Për atë është e qartë, se këto pretendime të VMRO-DPMNE-së, se LSDM si fajtore, nuk kanë mundur që t’i regjistrojnë 329 kompanitë e mëparshme, është spin.

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.