Kundërspin: Ivanov nuk ka ç’të kërkojë, duhet vetëm të jep!

Është e hapur rruga për "skenarin e zi". Mbetet të shihen kapacitetet për zbatim të saj. Foto: Kolazh "Vërtetmatësi".

Со двата услова што ги постави Претседателот на РМ, Ѓорге Иванов, за да го додели мандатот на СДСМ за евентуален состав на нова влада, тој де факто го расчистува патот за неофицијален, тивок државен удар, кој треба да заврши со нови избори, како што политички се произнесе ВМРО-ДПМНЕ и нејзиниот лидер Никола Груевски

 

Me dy kushtet të cilët i vendosi Presidenti i RM-së, Gjorgje Ivanov, për t’ja dhënë  mandatin LSDM-së për përbërje eventuale të qeverisë së re, ai në fakt filloi një sulm jozyrtar, të heshtur shtetëror, i cili duhet që të përfundojë me zgjedhje të reja, si rregulli politik i VMRO DPMNE-së dhe liderit të saj Nikolla Gruevski

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Presindenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov, pas bisedave me partitë politike rreth ndarjes së mandatit për përbërjen e qeverisë, me 01.02.2017 dha deklaratën në vazhdim, ku pjesët më të rëndësishme i vlerësojmë si joparimore dhe si spinime:

Spin: Pas konsultimeve aktuale, dua që t`ju lajmëroj se mandati për përbërjen e qeverisë së re do ta marr partia ose koalicioni i cili do të më lajmëroj ose dëshmojë shumicën, më pas do të marr mandatin për përbërje të qeverisë, në pajtim me Nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. 

… nga ata të cilët do të përbëjnë qeverinë e re kërkojë që në programin e tyre të kenë dy prioritete kyçe:
Së pari, mbrojtja e interesave të Republikës së Maqedonisë, me çka nënkupton mbrojtje dhe përforcim i karakterit unitar të shtetit. Së dyti, reformë sistematike pas krizës në të cilën do të përfshihen subjektet e sistemit për siguri kombëtare në Republikën e Maqedonisë. 

[Burimi: Presidenti i RM-së/ueb, 01.02.2017]

Kundërspin:  Një pjesë e opinionit politik, më pas pjesa e opinionit të ekspertëve-shkencorë dhe analistëve, tani më nuk kanë dilema se Presidenti Gjorgje Ivanov theu Kushtetutën e RM-së me një përmbledhje të tillë të nenin 90 dhe me qëllim të qartë i cili del nga leximi logjik i fjalëve të tij – të mos ia ndajë mandatin partisë opozitare LSDM.

Kjo nuk ka domethënie tjetër, përpos hyrje në një sulm të heshtur, jozyrtar shtetëror, përmes rrënimit të urdhrit kushtetues-ligjor mbi të cilin qëndron Republika e Maqedonisë bashkëkohore dhe mospërfilljes së parimin kushtetues se sovraniteti që del dhe ju përket qytetarëve. Ja përse.

 

IVANOV NUK KA TË DREJTË TË KËRKOJË, POR E KA PËR DETYRË QË TË JEP

Nga të gjitha analizat e deritanishme të cilat dolën në opinion nga mendimi ekspert-shkencor, mund të të definojmë disa gjëra.

Së pari, është më se e qartë se neni 90 është i vjetër dhe me dispozita joprecize të cilat do të mbulonin çdo rast në praktikën e politikës maqedonase dhe demokracinë parlamentare, por, nga ana tjetër, është më se e qartë se përderisa ka vullnet politik mund të zbatohet fryma me të cilën është shkruar dhe përderisa nuk është interpretuar në mënyrë arbitrare, sipas nevojave politike.

E dyta, t’i marrim edhe interpretimet më të sakta të profesor Bajram Pollozhanit, ish-gjykatës kushtetues, se Kushtetuta u thye që në dhënien e parë të mandatit i cili iu dha Nikolla Gruevskit, duke mos kontrolluar, përmes konsultimeve politike, kuptohet, se VMRO-DPMNE mund të sigurojë shumicën në Kuvend. Interpretimi i Pollozhanit se Ivanov do të thyej edhe më tej Kushtetutln nëse me logjikë të njëjtë ia jep mandatin Zoran Zaevit. Ja edhe sikur ky të jetë interpretimi më i saktë, edhe pse ka mendime të kundërta me këtë (profesor Osman Kadriu, ose profesor Savo Klimovski), Ivanov përsëri ka probleme. Dhe kjo quhet thyerja e të drejtës së barabarësisë së qytetarëve para Kushtetutës ose, siç thotë profesoresha Mirjana Najçevska, diskriminimi mbi bazën politike:

Me këtë që Ivanov kërkon që partia e dytë që prej më herët të sigurojë fakte se ka shumicën në Kuvend, që të mund t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë, ka krijuar në rregull të ri. Kjo quhet diskriminim dhe për këtë Ivanov duhet që të fajësohet (edhe atë urgjentisht) dhe të largohet nga funksioni i presidentit për shkak të shkeljes së ashpër të Kushtetutës. 

Por, ekziston edhe një problem i tretë. Ai del nga kushti i dytë të cilin e vendosi Ivanov, dhe i cili de fakto është zgjerim i vullnetshëm i autorizimit të tij: Presidenti KËRKON nga partia ose koalicioni i cili do të përbëj shumicën, në programin e tij të ketë dy prioritete kyçe!

Duke lexuar Kushtetutën, është më se e qartë se Ivanov i ka tejkaluar autorizimet e tija, dhe sipas ministrit të më hershëm për Arsim profesor Nenad Novkoski, ka ndarë “autorizime mbretërore”. Analisti Petar Arsovski, po ashtu për Deutsche Welle, duke ironizuar thotë: “të mos kërkohen më pas deklarata të notarizuara, dhe premtime, dhe grupi i gjakut…”.

Është më se e qartë nga të gjitha deklaratat dhe vlerësimet, si dhe nga pikëpamja Kushtetuese në katër pjesë – i përgjithshmi, Kuvendi, Qeveria, Presidenti, se Ivanov nuk ka ç’të kërkojë dhe të KUSHTËZOJË rreth platformës dhe programit të qeverisë së re – kjo është punë e Kuvendit – por ka për detyrim që të DORËZOJË mandatin për formim të qeverisë së re, atij që do të sigurojë shumicë prej 61 deputetëve.

 

MUNDËSIA E KALIMIT NGA SULM I HESHTUR NË SULM SHTETËROR

Ivanov me këtë qëndrim, de fakto përmbush vullnetin politik të partisë e cila e kandidojë për president, VMRO DPMNE-së, kur qartë u sqarua se nuk duhet që të ndahet mandati, prej kur Gruevski nuk arriti që të përbëj shumicën, por duhet që të shkohet në zgjedhje të reja. Logjika e fjalive të Ivanovit, i cili jep autorizime të cilat nuk i përkasin, lë një hapësirë minimale për dyshime dhe është tregues i asaj se nuk ka për qëllim që mandatin t’ia jep Zaevit.

Duke lënë anash faktin se nga reformat e Pirbesë, zgjedhje në mënyrë selektive se vetëm reforma për siguri të ketë prioritet, me çka edhe përsërit qëndrimin e tij negativ për Prokurorinë Speciale Publike dhe e heq nga prioritete.

Përse themi një sulm i mundshëm shtetëror? Sepse sipas definicionit, me dhënien e mandatit do të rrënohet kushtetuta dhe rendi ligjor në shtet dhe do t’i merret sovraniteti nga qytetarët. Kuvendi, ku duhet që të jetë sovrani, ende nuk është konstruktuar, qeveria teknike edhe tani pas zgjedhjeve është e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe BDI, janë të mundshme protesta të reja masovike, të cilat, nga partia që doli Ivanov, do të karakterizohen si “sorosoide” dhe nga “krimineli i aboluar Zoran Zaev” dhe me qëllim të “minimit të sistemit ligjor dhe kushtetues”, me çka “populli do të kundërvihet”…

Në kushte të tilla organi i vetëm funksional, institucioni me kapacitet të plotë, është Presidenti i Republikës së Maqedonisë. Dhe ai, sipas Kushtetutës, është edhe komandanti më i lartë, edhe pse sipas Ligjit për mbrojtje dhe Ligjit për shërbim në ARM, komandimi i tij është i ndarë mes Qeverisë, gjegjësisht nga Ministria e Mbrojtjes dhe me shtabin e Përgjithshëm në Ushtri.

Nëse opinioni dyshon në mundësin që Ivanov të merr një vendim të atillë në rast të protestave të mëdha, vetëm të rikujtojmë se ai tani më ka dëshmuar se mundet që të merr vendime të atilla që kanë në kufijtë kushtetues që autorizimi – abolimi, i cili duhej që më pas të tërhiqej, ndërsa sipas deklaratave të tij, ka menduar edhe përdorimin e Ushtrisë.

 Opsioni i parë ishte që të reagojmë. Me këtë nënkuptohej që të qëndrojë anash dhe të pres deri në momentin që situata në Maqedoni të eskaloj. Atëherë do të duhej që të angazhojë Ushtrinë për qetësim të situatës…Mos duhej vallë të qëndrojë vëzhgues pasiv përderisa kishte kërcënim për në përplasje të hapur mes dy anëve kundërshtare? A do të duhej që të pres të derdhet gjak nëpër rrugë, që të përdor Ushtrinë se instrument të dytë në kushte të krizës së shpallur? Mos duhej që të pres që një maqedonas të ngrejë dorë? (Ivanov – 22 qershor 2016)

Siç mund të shihet, gjithçka këtu është e pranishme: vlerësimet e Ivanovit në fjalimin e cituar se shërbimet e huaja kanë përgatitur skenarë për destabilizim të shtetit përmes parregullsive dhe përmes “Puçit”, se kanë qenë të përgatitur për atentat ndaj liderëve të partive politike, nota të tilla përkatëse nga VMRO-DPMNE, lajmëruan se “populli nuk do të lejojë”, me ç’rast kishe kundërprostesta dhe kundërmitingje, ku u tha se gjendja politike është diktuar nga ana e UE-së dhe SHBA-ve, acarimi i VMRO DPMNE-së me bashkësinë ndërkombëtare, frikësimi i popullit me federalizim dhe ndarje eventuale të shtetit përmes koalicionit të ri të Zaevit me partitë shqiptare, etj, etj.

Shanset për ndalim të një skenari të tillë të zi i cili duhet që të çojë deri te zgjedhjet e reja janë të vogla. Disa analistë dyshojnë edhe në kapacitetin për zbatim të tij në tërësi, por dëmi qo do të shkaktohej është i pakontestueshëm. Opinioni shihet që tejkalon mundësinë e vetme që të sigurojë shumicë parlamentare nga ana e LSDM-së dhe Zoran Zaevit dhe pa mandat të dhënë, me çka do të shtypej Ivanov që të respektojë Kushtetutën në nenin 90 dhe do të duhet që të jep mandatin. Shanset janë të vogla, por vlen që të provohet.

Ndërsa i gjithë qëllimi i argumentimit të dhënë më lartë, deklarata e Ivanovit në pjesën që e analizuam është padyshim një spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.