Kundërspin: Gruevski i nxit ndasitë ndëretnike me numërim etnik të votave
Сите граѓани на Македонија се еднакви пред устав и пред законите, а сите политички коалиции се дозволени, според демократските принципи вградени и во Уставот на РМ, кој јасно вели дека треба да владее онаа коалиција од политчки партии што го претставува мнозинството од изразената политичка волја на граѓаните на изборите
Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë përpara kushtetutës dhe përpara ligjeve, ndërsa të gjithë koalicionet politike janë të lejuar sipaas parimeve demokratike të instaluara në Kushtetutën e RM-së, e cila qartë thotë që duhet të udhëheq koalicioni i partive politike që e përfaqëson shumicën e vullnetit të shprehur politik të qytetarëve në zgjedhje.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me 05.03.2017 në një intervistë e dha intervistën në vijim të cilën e vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës ose spin.
Spin: Numrin më të madh të votave në Maqedoni i ka VMRO-DPMNE. LSDM u mund, edhe pse kishte një numër të madh të votave, një pjesë nga maqedonasit, një pjesë nga shqiptarët, megjithatë ato nuk kishin shumicë. Kështu që ky koalicion, në një mënyrë, maqedonasit në RM, shumica e maqedonasve, do të jetë në opozitë. Shumica shqiptare do të jetë në qeveri…
[Burimi: VMRO-DPMNE, Ueb faqe/TV Pink* nga 03.06-3.19, ), data: 05.03.2017]
Kundërspin:Nikolla Gruevski në intervistë për TV Pink, televizion privat serb, duke folur për arsyet pse ai dhe partia e tij kundërshtojnë që mandati për formim të qeverisë së re t’i jepet Zoran Zaevit, u thirr në Platformën e partive politike shqiptare, ku mes tjerash tha që ky ka qenë dokument i krijuar në Tiranë dhe nën udhëheqjen e Edi Ramës dhe në fund, gjatë përmbledhjes së përgjigjes së tij, i rinumëroi edhe votat nga zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit 2016, edhe atë në linja etnike!? Sipas Gruevskit, nëse Zaev, i cili ka qenë “kryeministër i shantazhuar” ( vetëm se nuk tregoi nga kush), bashkë me partnerët e koalicionit BDI, me siguri edhe Besa dhe Aleanca për Shqiptarët formonë qeveri, atëherë në Maqedoni do të ketë situatë ku shumica e shqiptarëve do të udhëheqin me shumicën maqedonase në Maqedoni. Këtë deklaratë të Gruevskit e vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës, gjegjësisht spin, por edhe si deklaratë nxitëse për sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, për më së paku dy arsye.
SA MAQEDONAS KANË VOTUAR PËR GRUEVSKIN?
Arsyeja e parë është ajo që VMRO-DPMNE nuk është fitues ekskluziv i trupit votues tek maqedonasit. Pse? Për shkak se VMRO-DPMNE, e cila e akuzon LSDM-në për një pjesë të madhe të votave të fituara prej shqiptarëve etnik, harron që në zgjedhje ka marrë pjesë si koalicion i përbërë nga dhjetëra parti nga të cilat dymbëdhjetë janë parti që ju takojnë pakicave etnike në Republikën e Maqedonisë, për çka në fakt, “Vërtetmatësi” ka shkruar edhe më herët. Bëhet fjalë për pjesëmarrje në koalicion nga dy-tre parti të serbëve, romëve, turqve, boshnjakëve dhe vllehve. Ja lista e partive që marrin pjesë në koalicionin e Gruevskit në zgjedhjet e fundit:
- Partia Demokratike e Serbëve të Maqedonisë,
- Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë,
- Lëvizja për Bashkim Nacional të Turqve të Maqedonisë,
- Partia Demokratike e Boshnjakëve,
- Partia e Aksionit Demokratik të Maqedonisë,
- Unioni Romëve të Maqedonisë ,
- Partia e Vllehve të Maqedonisë,
- Partia për Integrim të Romëve,
- Forcat Demokratike e Romëve,
- Partia e bashkuar për barabarësi të Romëve,
- Partia Demokratike e Romëve,
- Romët e Bashkuar të Maqedonisë.
A mund Gruevski të tregoj sa vota janë të maqedonasve, ndërsa sa të etniteteve tjera në numrin total të votave të tij prej 454.577 sipas rezultateve finale të KSHZ-së?
KUSHTETUTA ËSHTË E QARTË – TË GJITHË JANË TË BARABARTË!
Arsyeja e dytë përse kjo deklaratë e Gruevskit është spin dhe jo vetëm spin, por edhe nxitëse për sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, është ajo që ai flet për me çfarë sistemi juridik dhe Kushtetues funksionon Republika e Maqedonisë. Sipas Kodit Zgjedhor të RM-së, “Të drejtën vote kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Maqedonisë me 18 vite të mbushura dhe “me aftësi” ( neni,2, pika 1). Sipas nenit 8 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, mes Vlerave themelore të rendit Kushtetues janë edhe:
- liritë dhe të drejtat qytetare të pranuara me norma ndërkombëtare dhe të vërtetuara me Kushtetutë
- liria për të shprehur përkatësinë nacionale;
- sundimi i së drejtës;
- ndarja e pushtetit në legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv;
- pluralizëm politik dhe zgjedhje demokratike;
Si dhe
- Në Republikën e Maqedonisë liri është e gjitha që nuk është e ndaluar me Kushtetutë dhe ligj
Dhe përfundimisht, me nenin 9 nga Kushtetuta, e cila bën pjesë në Të drejtat dhe liritë qytetare thuhet, si në vijim:
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në të drejtat dhe liritë pa marrë parasysh gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, nacionalitetit dhe gjendjes sociale, bindjeve fetare dhe politike, gjendjes pronësore dhe shoqërore.
Nga pjesët e cituara më lartë prej Kodit Zgjedhor dhe nga Kushtetuta, qartë del edhe konstatimi që Gruevski nuk ka të drejtë t’i rinumëroj votat nga cili nacionalitet janë dhe cilit etnitet i takojnë, as nuk ka të drejtë të spekuloj që “shumica shqiptare do të ushtroj pushtetin ndaj shumicës maqedonase”. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë janë të barbartë përpara Kushtetutës dhe përpara ligjeve, ndërsa të gjithë koalicionet politike janë të lejuara edhe sipas parimeve demokratike të instaluara dhe sipas Kushtetutës së RM-së duhet të udhëheq me qeverinë ai koalicion i partive politike që e paraqet shumicën e vullnetit politik të shprehur nga qytetarët në zgjedhje. Çdo arsyetim tjetër me të cilin VMRO-DPMNE, kundërshton që mandati t’i jepet LSDM-së ( pasi, të rikujtojmë që mandatin e kishte Gruevski dhe VMRO-DPMNE, por nuk arriti të formoj qeverinë, ndërsa posaçërisht aludimet që do të ketë situatë kur një etnitet do të dominoj etnitetin tjetër, është spin dhe gjuhë nxitëse, me rrezik për radikalizimin e situatës për s u përket marrëdhënieve ndëretnike.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari