Kundër-spin: VMRO DPMNE gjeneroi krizën, LSDM e nxori në sipërfaqe

Во делот од говорот на лидерот на владејачката партија, Никола Груевски, за политичката криза, беа грубо извртени фактите во две генерални насоки – дека СДСМ ја предизвикал кризата и дека крајните намери биле редефинирање на државата. Фактите говорат спротивно, а Груевски спинуваше

 

Në pjesën e fjalimit të liderit të partisë qeverisëse, Nikolla Gruevskit, për krizën politike, kishte fakte te shtrembëruara në mënyrë të ashpër në dy drejtime të përgjithshme – ajo që LSDM është shkaktare e krizës dhe se qëllime finale kanë qenë ridefinimi i shtetit. Faktet e flasin të kundërtën, ndërsa Gruevski spinon

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Politikani Nikolla Gruevski mes tjerash i dha deklaratat në vazhdim në mbledhjen partiake të mbajtur në Shkup me 16.10.2016:

Spin: …Ajo që mundohen të bëjnë është që t’ju largojnë nga tema e cila është përditshmëria juaj, ekonomia, vendet e reja të punës, e ardhmja dhe mundësitë për zhvillim dhe investimet. Ata na mbajtën peng me tema të errëta, si ndarja, konflikti, përderisa ne edhe përkundër të gjitha, mundohemi të punojmë me program…Kemi kaluar nëpër çmenduritë e tyre, të tipit që ka pasur 500 mijë votues fantom, kush e di se çfarë me mediumet, një ligj të këtillë për zgjedhjet – një të atillë për zgjedhje, ligjin për qeverinë, të kenë dominim në KSHZ…ministra, zëvendës ministra me të drejtë të vetos, të gjitha i kaluam, që në fund, të thonë se kemi bërë gjithë këtë. Dhe se është dashur që të ridefinohet shteti. Këtu paska qenë puna. Shumë faleminderit edhe për këtë. Që i treguan qëllimet dhe premtimet që i kanë dhënë dikujt. 

[Burimi: TV NOVA/YouTube,Data: 16.10.2016]

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundër-spin: VMRO DPMNE fundjavën e kaluar organizoi fundjavën e përllogaritjeve, e cila përfundoi me një mbledhje të madhe në Shkup, në të cilin lideri i partisë dhe ish kryeministri Nikplla Gruevski, shumë herë e shtrembëroi te vërtetën. Spinet e tij kryesisht ishin rreth planit ekonomik dhe politik, ndërsa shumë herë ka spinuar edhe për persona të caktuar ose për institucione siç janë gazetarët ose PSP. Në këtë tekst do të mundohemi të despinojmë pjesën për krizën politike.

Siç mund të nxirret nga citatet e theksuar më lartë nga fjalimi i tij, Gruevski pretendon për dy gjëra të përgjithshme. Krizën të cilën e shkaktoi LSDM-ja, duke nxitur debate në hapësirën publike “tema të errëta, të ndarjes dhe konflikteve”, ndërsa qëllimi final ka qenë “ridefinimi i shtetit” edhe atë “këto kanë qenë qëllimet dhe premtimet e dhëna”.

Prej më herët, në opinion ekzistojnë fakte të mjaftueshme për atë se si ka filluar kjo krizë në fillim të vitit 2015. Në konferencën për shtyp në fund të janarit të vitit 2015, doli vet Nikolla Griuevski, duke pretenduar se ka pasur tentim për Puç, se ka qenë i kërcënuar nga lideri i opozitës dhe se ai grupi kriminal është përndjekur penalisht dhe se e vërteta do të dal në shesh.

Në ndërkohë, LSDM-ja opozitare dhe lideri i asaj partie Zoran Zaev, i akuzuari i katërt, në konferencë për shtyp në periudhë prej dy-tre muajsh, filloi me publikimin e bisedave të përgjuara në mënyrë joligjore për të cilat u pretendua se janë vepra të qeverisë. Këto biseda, 38 në numër ose diçka më shumë janë ato të publikuara nëpër komuna, mund të dëgjohet se si përfaqësuesit më të lartë të qeverisë, përfaqësues të administratës, pronarë të mediumeve dhe redaktorët e tyre, si dhe figurat tjera politike, flasin për një morri ngjarjesh, të cilat tregojnë se janë kryer vepra të rënda penale, se nuk është respektuar ligji, se drejtësia ka qenë selektive dhe krejt në fund dëshmojnë për okupim të shtetit nga ana e një partie , e cila është një qeveri për dhjetë vite.

Do me thënë, për një atmosferë të qeverisjes së tërësishme autokratike me shtetin në të cilën jo vetëm se nuk janë respektuar rregullat ligjore të lojës gjatë zgjedhjeve, jo vetëm se janë montuar tendere dhe se janë ndarë pjesë të tokës në mënyrë të paligjshme, por edhe se kanë “menaxhuar” rrahje dhe vrasje.

Pas kësaj vazhduan protestat, por edhe kundër-protestat, kriza politike sa vinte e thellohej, dhe në fund me të vërtetë erdhi deri te gjendja e rrezikshme e ndarjes dhe mundësisë nga incidentet civile (por asnjëherë ndëretnike!), ashtu që në fund intervenoi edhe asociacioni ndërkombëtar dhe palët u ulën në një proces negociatash që të dilet nga kriza. Kjo rezultoi me Marrëveshjen e njohur si Përzhino, e cila është korniza ligjore e asaj çka konstatoi komisioni i Rajnhard Pribe në Raportin e njohur të Pribesë, i cili më pas doli edhe me vlerësimet e Bashkimit Evropian dhe nga Stejt Departamenti amerikan.

Prej këtu, pretendohet se LSDM-ja ka nxitur krizën është përfundimisht shtrembërimi i të vërtetës, sepse qëllimi ishte që opinionit nga vendi dhe ai ndërkombëtar mund të dëgjoj dhe të vlerësoj se si udhëhiqet me shtetin. Incizimet, së pari janë bërë në Drejtorinë për sigurim dhe kundërzbulim edhe së dyti janë autentike, nuk janë të krijuara, të shtuara, të prera, etj…Kjo është treguar nga vet qeveria në procesin “Puç”, në seancën gjyqësore kundër një prej të dyshuarve, i cili arriti marrëveshje me shtetin që të pranojë fajin, por edhe pas kërkesës së redaksisë së TV”Al Jazeera-Ballkan” për analiza në laboratorin forenzik në Gjermani. Është tërësisht diçka tjetër pyetja se si këto përgjime erdhën në duart e opozitës dhe kush e ka dhënë urdhrin me të cilin janë përfshirë në përgjime rreth 20.000 presona.

Ashtu që, faktet shkojnë në të mirë të përfundimit që gjeneratori i krizës është vet VMRO DPMNE-ja, ndërsa LSDM-ja, në këtë rast ka luajtur rolin e “fishkëllyeset” ose treguesit.

Për sa i përket pjesës së dytë të spinit lidhur me krizën politike, ai bazohet në një spin tjetër, dhe ai është se lideri opozitës Zoran Zaev ka premtuar dygjuhësi në të gjithën territorin e vendit (rreth 38 minuta sqarohet spini i VMRO DPMNE-së) dhe se këto kanë qenë qëllimet e vërteta dhe premtimet që i kanë dhënë”

Përkundër asaj se flasin faktet për një koalicion të fortë mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së pas vitit 2008, e cila në opinion njihet si koalicion i tendereve, larg edhe shumë tezave në diskursin publik të futur edhe nga VMRO DPMNE edhe nga BDI, për atë se kanë ekzistuar pyetje të pazgjidhura nga Marrëveshja e Ohrit dhe “Kalanë nuk e japim”, përderisa nga incizimet dëgjohet se në të njëjtën kohë nën tavolinë janë bërë shumë marrëveshje, larg të gjithë dyshimeve për kreatorin e ngjarjeve të Kumanovës – teza se LSDM do të ridefinojë shtetin nuk përputhet me realitetin. As Zoran Zaev nuk ka deklaruar në mënyrë decide diçka të tillë, as LSDM nuk e pa prezantuar si program apo si premtim, aq më pak që Gruevski ose VMRO DPMNE kanë në dispozicion fakte për këtë, ose të paktën deri më tani nuk i kanë prezantuar publikisht.

Prej këtu edhe këtë pretendim e vlerësojmë si spin, një prej të shumtëve në numër të thëna nga Nikolla Gruevski me 16.10.2016 në Shkup, në sallën e sportit “Boris Trajkovski”.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.