Kundër-spin: Veljanovski në fjalim e tij një fletësh 3 herë e shtrembëroi të vërtetën

Нема друг збор освен извртување на вистината ако тврдите дека политичката криза во земјава била непринципиелна, дека сите овие 25 години независност во Македонија на прво место биле правата граѓанинот и колективните права и дека единствена пречка за влез во НАТО и ЕУ е исклучиво Грција

 

 Nuk ka fjalë tjetër përveç shtrembërimit të së vërtetës nëse pretendoni se kriza politike në vend nuk ka qenë parimore, se gjithë këto 25 vite pavarësi të Maqedonisë në vend të parë ka qenë e drejta e qytetarit dhe e drejta kolektive dhe se pengesa e vetme për integrim në NATO dhe BE është Greqia

 

Shkruan: Teofil Blazhevski

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për nga funksioni i dyti person me pozitë të lartë shtetërore, në pritjen solemne në Parlament me rastin e 8 shtatorit, në deklaratën relativisht të shkurtër “prej një faqeje”, disa herë shtrembëroi të vërtetën.

Spin 1: Megjithatë, vitin kur shënojmë 25 vjetorin e sovranitetit tonë, e kalojmë në një krizë politike joparimore. 

Kontraspin - foto Vistinomer

Кundër-spin: Trajko Veljanovski nuk është prej mbrëmë në politik. Ai gjatë kohë është pjesë e partisë qeverisëse VMRO-DPMNE-së, gjatë kohë është pjesë e administratës shtetërore dhe shumë vite, dhe dy mandate është kryetar i Kuvendit të RM-së.

Prej këtu, Veljanovski duhet që të dijë se nuk ka krizë politike parimore dhe joparimore. këtu ka vetëm krizë të madhe, të vogël ose të thellë politike. Fjala joparimore çon drejtë asaj se situata politike në vend ka qenë “parimore”, është zhvilluar ashtu siç duhet në drejtim të sundim të të drejtës, me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve, dhe se, ja, ka ndodhur diçka joparimore, dikush na e ka imponuar krizën, gjë që, përsëri. është fjalor mjaftë i njohur i të gjithë funksionarëve të VMRO-DPMNE-së. Të gjithë ato përsërisin – kriza është e imponuar nga LSDM-ja, dhe se disa prej tyre shtojnë se LSDM-ja është vetëm një figurë shahu në rolin e shërbimeve të huaja.

Në Maqedoni ekziston shkelje drastike e respektimit të ligjeve, dhe rrënjët e krizës aktuale filluan që me përjashtimin e deputetëve nga Kuvendi i RM-së në ditën e ashtu quajtur “E hëna e zezë” në vitin 2012. Kulminacioni, përsëri, u arrit me publikimin e bisedave të fshehta telefonike në të cilat opinioni mundi që të fitojë fakte të forta/të dhëna ligjore, për keqpërdorimin e madh të qeverisë dhe për korrupcionin nga ana e partisë së Veljanovskit dhe partnerit të tyre qeveritar.

Mu për këtë, theksimin se kriza politike ka qenë joparimore, nga kryetari i Kuvendit, në rastin e Veljanovskit, është konstatim joparimor, dhe çka është më e rëndësishme, se bëhet shtrembërimi i të vërtetës ose spin.

Spin 2: Njëzet e pesë vite dedikuar zhvillimit të një shteti dhe demokracisë së re nuk është periudhë e gjatë, por besoj  se në këtë periudhë janë arritur mjaftë rezultate pozitive nga të gjitha fushat. Nga ekonomia, kultura, arsimi, shëndetësia e të tjerë. Përsëri, ajo që, sipas meje, më e rëndësishme, është se në këto 25 vite pavarësi, çdo herë në radhë të parë ka qenë njeriu, gjegjësisht qytetari dhe të drejtat e tij individuale dhe kolektive. 

Kundër-spin: A janë arritur “shumë rezultate pozitive në të gjitha fushat” për 25 vite, ashtu siç thotë Veljanovski, tema është diskutabile, e cila, përsëri, është dukshme dhe mund të dëshmohet e kundërta në një analizë më të plotë. Por, pasi personi përdori fjalën “besoj”, nuk do të debatojmë për këtë pretendim. Përsëri, në kontekst të pretendimit, Veljanivski mundohet të shprehë edhe një të pavërtetë të madhe, edhe atë: “…në këto 25 vite pavarësi, gjithmonë në radhë të parë ka qenë njeriu, gjegjësisht qytetari dhe të drejtat e tij individuale dhe kolektive“.

Në këto 25 vite pavarësi të shtetit të Republikës së Maqedonisë, të drejtat e qytetarit kanë qenë dhe janë të nënvlerësuara vazhdimisht dhe të nëpërkëmbura nga ana e elitës politike, përfshi këtu edhe dhjetë vitet e fundit të qeverisjes së VMRO DPMNE-së. Nuk do të shkojmë me shpjegim më të thellë. Këtu do të shtojmë vetëm vlerësimin për përparimin e Maqedonisë në rrugën drejtë integrimeve evropiane, dhe më pas raportin e SHBA-ve, apo të Stejt Departamentit për respektim të të drejtave të qytetarëve në Maqedoni. Raportet nga Këshilli i Evropian dhe trupave të ndryshëm të KE për sundim të të drejtës dhe korrupcionit, siç janë Komisioni i Venecias dhe raporti i GREKO-s, më pas raportet e departamenteve speciale të Kombeve të Bashkuara, siç është departamenti për liri të fjalës dhe lirisë së mediave, ish shefi i të cilës Frank La Ru që në vitin 2013 përgatiti kryesisht një raport negativ për Maqedoninë në atë fushë…Por, nëse dikush vërejti se i’u referohemi vetëm raporteve të huaja, mund të ju japim edhe raporte të të gjithë organizatave relevante të vendit të cilët kanë kryer disa hulumtime për temën e drejtësisë dhe lirisë së qytetarit në RM, si dhe mund të ju mundësojmë që t’i lexojnë përmbajtjet e arkivuara, por edhe ato aktuale për mediumet prej të gjithë mediave, të cilët me dekada kanë informuar për shkelje individuale dhe me shumicë të të drejtave individuale të qytetarit në RM.

Për sa i përket, përsëri, të drejtave kolektive, është më se e qartë se ato në Maqedoni nuk janë respektuar aspak, të paktën nga pavarësia deri në vitin 2001, ndërsa për disa kolektivë, nuk respektohen edhe sot. Dhe pse ekzistojnë bindje të ndryshme dhe analiza për motive të tjera të konfliktit në Maqedoni në vitin 2001, është shumë e qartë se edhe në se ata do të ishin, nuk do të ndodhte diçka më dramatike, aq më pak, Marrëveshja e Ohrit, nëse do të ishte gjithçka në rregull me respektimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Maqedoni. Për sa i përket komitetit rom, si pakicë dhe grup i margjinalizuar, Maqedonia edhe sot deklarativisht i respekton të drejtat e tyre, ndërsa në praktikë hasim shumë paragjykime, gjuhë të urrejtjes dhe shkelje të të drejtave të tyre kolektive dhe të drejta njerëzore individuale dhe lirinë, gjë që mund të gjendet edhe në raportet e Komisionit Evropian, Komitetit të Helsinskit për të drejtat njerëzore, raportet për zbatim të Dekadës së romëve 2005-2015 në organizatat qytetare të përkushtuara për të drejtat e romëve.

Spin 3:  Është fakt se në realizimin e angazhimit tonë strategjik për anëtarësim në NATO dhe BE, pengesa e vetme janë bisedimet bilaterale me fqinjin tonë jugor, por mendoj se ka filluar një proces i mirë për ndërtimin e besimit të ndërsjellë si hap i parë në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje absurde. 

Kundër-spin: Faktet flasin se për anëtarësim në NATO pengesa e vetme ishte Greqia, ndërsa për vazhdimin e bisedimeve për në BE, tani më nuk është vetëm Greqia, por edhe implementimi i kriteriumit bazë të Kopenhagës që vlen për të gjitha aspiratat për në BE. Mes tyre janë ndarja e qeverisë në tre qeveri të pavarura, sundim i të drejtës dhe lirisë së fjalës dhe liria e mediumeve. Maqedonia ende nuk ka raport negativ përfundimtar nga KE për përparimin e saj, por në dy vitet e fundit merr nota negative në raporte pikërisht në këto segmente nga i gjithë raporti në përgjithësi.

Për sa i përket asaj se “ka filluar një proces i mirë për ndërtimin e besimit të ndërsjellë” me Greqin, këtu vetëm do të rikujtojmë se pas 2008, qeveria (VMRO-DPMNE) nuk duhej të insistojë në vendosjen e përmendoreve të Aleksandrit të Madh, nuk duhej aeroporti në Shkup, stadiumi kryesor dhe autostrada të emërohen Aleksandër dhe Filipi, dhe nuk duhet që të ndërmerren edhe shumë elemente të tjera për “aktivizim të RM-së”, të cilat fqinji jonë jugor i shfrytëzon si elemente të cilat pretendonte se e nxisin mosbesimin.

Nga këtu me pretendimin e Veljanovskit, se Greqia është e vetmja pengesë për integrimet në BE dhe në NATO shtrembërohet e vërteta (sepse është gjysmë e vërtetë) dhe e shënojmë si spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.