Kundër-spin: “Si ka qenë në kohën tuaj?”

Koha jonë, koha juaj - drejtësi në asnjë kohë. Foto: skrenshot

Извртување на вистината со бегање од одговор на прашањата од реалноста и споредување на времињата од пред 10 и повеќе години, имаат две генерални слабости: a) времињата минати не се враќаат и тие се трајно свршени, додека идните доправ доааѓат, и затоа јавноста сака да знае се за „денес“, а не за „завчера“ б) спинот со споредби во времнска разлика од 10 години сам по себе е безвреден, зашто се споредуваат различни категории и величини или „баби и жаби“

 

 

Shtrembërimi i së vërtetës me shmangien e përgjigjes së pyetjes së parashtruar nga realiteti dhe krahasimi i kohës së para 10 viteve dhe më shumë, ka dy dobësi: a) kohët kalojnë dhe nuk kthehen dhe se ato kanë përfunduar përgjithmonë, përderisa e ardhmja në ndërkohë vinë, dhe për atë edhe publiku do të dijë gjithçka për “sot”, dhe jo për “dje” b) spini me krahasimin e kohëve me dallim 10 vjeçar në vetvete është i pavlefshëm, sepse krahasohen kategori dhe vlera të ndryshme që janë të pakrahasueshme. 

 

Shkruan: Teofil Blazhevski 

 

Me pyetje “Si ishte në kohën tuaj?”, shumë shpesh jemi dëshmitarë të shtrembërimit të së vërtetës dhe spinim me qëllim përfundimtar- shmangies së realitetit.  Një të tillë, me doza mëlmesash melodramatike, publiku kishte shans të shohë në emisionin “Jadi burek” (prej minutës së 57-61).

Spin: Kjo qeveri ka qenë kriminale për 10 vjet. Është ngopur me vjedhje, më së shumti ka vjedhur Grujo, më pas kanë vjedhur ato afër tij, më pas të gjithë kryetarët e komunave kanë vjedhur. Do me thënë janë ngopur duke ngrënë për 10 vjet. Dhe kanë vjedhur shumë…Shkupi 2014 nuk ka kushtuar 80 milion, ka kushtuar 200 milion, nuk ka kushtuar 200 milion, ka kushtuar 400 milion, 600 milion, ja le ta thonë atë vlerë që duan…ja një miliard… ja një miliard ka kushtuar Shkupi 2014…Por e kemi parë edhe ne, ja gjallë është…do me thënë kanë mbledhur miliarda, kanë harxhuar miliarda, kanë vjedhur nuk e di se çka, por ekziston Shkupi 2014…Po, në kohën tuaj (të LSDM-së) ku i keni parat? Ajo është pyetja bazë, në kohën tuaj këto para të vjedhura ku janë? Edhe ju keni qeverisur 10 vite edhe këta (VMRO-DPMNE) kanë qeverisur 10 vite, supozoj se ky shtet lartë poshtë, bën aq para. Por, në kohë tuaj, paraja ku është? 

Kundër-spin: Bëhet fjalë për një prej shtrembërimeve më të shpeshta të së vërtetës me ndihmën e trukut me kundër-pyetjeve, e cila nuk është legjitime, por që ka për qëllim që të defokusoj opinion publik nga problemi esenciale. Dhe, problemi esencial është llogaridhënia e qeverisë e cila momentalisht qeveris me një vend dhe mbart përgjegjësinë e harxhimit të parave publike, paratë cilat në buxhet mblidhen në bazë së tatimeve që paguajnë qytetarët dhe të parave që mblidhen nga huamarrja, ose prej huadhënësve të huaj të llojeve të ndryshme (banka, kompani, fonde, etj.).

 

PARATË – NË KOHËN TONË, NË KOHËN TUAJ 

Ky spin shkon deri aty, që të na bind se nuk është me rëndësi sa para janë harxhuar pa bërë një diskutim publik të mirë paraprakisht për një investimi aq të madh (lehet anash referendumi i cili është kusht pa të cilin në në asnjë shtet demokratik nuk mund të bëhet projekt dhe të ndryshohet qyteti në tërësi, duke qenë edhe kryeqytet), mund të ishin harxhuar edhe miliarda euro, më pas nuk ka qenë e rëndësishme nëse ndërtimet janë bërë prej “stiropori”, le të jenë edhe prej “stiropori”, por, ja që ndërtesat janë këtu dhe “Shkupi 2014 ka qenë i gjallë”…

Kontraspin - foto Vistinomer

Me që ra fjala, ky shtrembërim i të vërtetës nuk buron nga kryeministri që e përfshim në spin. Bëhet fjalë për një prej taktikave propaganduese themelore të partisë në qeveri, VMRO-DPMNE. Cila do deklaratë të merret prej partisë, kur ajo jep përgjigje për ndonjë sulm për politikat e saja si qeveri ekzekutive, përgjigja është: “Po, në kohën tuaj si ishte?” Pavarësisht a bëhet fjalë për arsimin, shëndetësi, bujqësi, liria e mediave e kështu me radhë.

13435954_10209743073797264_1524725173_n-LINE

Ashtu që, origjinaliteti i kryeministrit me “Shkupin 2014” në këndvështrimin e shtrembërimit të së vërtetës nuk i përket personit i cili i shqipton fjalët e kryeministrit si spin, por si taktik dhe praktik e partisë në qeveri.

 

VJEDHJA – NË KOHËN TONË, NË KOHËN TUAJ 

Një shtrembërim i këtillë i së vërtetës ka problem përputhshmërie me logjikën e shëndosh. Së pari, publiku, qytetarët dhe mediat,është më se normale që të interesohen se çka ndodh me jetën e tyre dhe në shtetin e tyre në një moment të dhënë të realitetit. Sepse, vetëm në bazë të atyre informacioneve, me kusht që të jenë objektive dhe në kohë, ato mund të sjellin vendim të drejtë si votues në zgjedhjet e radhës. Prandaj, çdo lloj i tillë i shtrembërimit të së vërtetës është jo efikas ose do të jep efekt afat shkurtë te një pjesë e publikut e cila është më pak e informuar ose është e varur.  Spinet e këtij lloji thjeshtë nuk mund të përputhen me kundër-argumentin – se qytetarët që kanë menduar për të pozicionin e tanishëm e kanë thënë para 10 viteve, por tani  bëhet fjalë për garniturat politike qeverisëse të tanishme si dhe në çfarë mënyre i harxhojnë parat publike, sa humbin për shkak të vjedhjes (korrupsionit), dhe së fundmi pse nuk ka ndryshuar standardi jetësor më shumë apo më pak, për të mirë.

Problemi i dytë është se me spine të tilla krahasojnë gjëra të pakrahasueshme. Do me thënë, madhësia e kulaçit publik që është harxhuar para 10 vitesh edhe tani nuk është e njëjtë. Buxheti i tanishëm kap vlerën prej 3.3 miliard eurosh, buxhetet prej 2002 deri 2006 nuk kaluan vlerën 1.6 miliard eurosh. A ka qenë ajo për shkak të joefikasitetit të politikës së taksave apo në pyetje janë edhe faktor të tjerë, nuk është me rëndësi. Me rëndësi janë dy gjëra: parat që harxhohen të cilat janë lëndë e korrupsionit të mundshëm dhe harxhimi i papërgjegjshëm dy fish më shumë; standardi jetësor në vendbanim mezi ka lëvizur prej vendit, pa marr parasysh të gjithë “sukseset” e sjelljes së investitorëve të huaj, “hapje të vendeve të reja të punës”, “përmirësimit të kushteve për udhëheqje të biznesit” dhe të gjithë sukseseve reformuese të qeverisë.

Mbi të gjitha, për në fund, mjafton të shihet borxhi. Kur para 10 viteve kjo garniturë qeverisëse erdhi në qeveri, u lavdërua me atë se që në vitin e parë, me kthimin e me shumë se qindra milion eurosh me nga dy-tre këste, e kanë ulur shkallën e borxhit të vendit ndaj të huajve. Diçka e ngjashme u ndërmor edhe më 2015 pas 10 vitesh qeverisje, borxhi jo vetëm që është më i lartë prej para gjendjes së kthimit të atyre parave, por është më i lartë me 44 përqind nga borxhi publik nga prodhimi bruto vendorë gjendet në linjën e kuqe të borxhit. Borxhi i jashtëm bruto në fund të vitit 2006 ka qenë 2.5, ndërsa ne fund të vitit 2015 ka qenë 6.3 milion euro!

Ndërsa standardi mbetet i njëjtë, varfëria është rritur, pa marrë parasysh rritjes së numrit të të punësuarve..

Po, në kohën tuaj si ishte?

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.