Kundër-spin: Qeveria i ka rrënuar institucionet – për këtë arsye populli ka dal në rrugë

Srgjan Kerim: Kush rrënon imazhin e Maqedonisë: Foto: screenshot

Класичен, би рекле школски, пример на политичко спинување на вистината беше протуркан во интервјуто на Срѓан Керим, актуелен кандидат на Македонија за нов генерален секретар на Обединетите нации, емитувано на 26 јули вечерта на Телевизија „Новa“. Ред вистина, односно енциклопедиски дефиниции за демократијата и функционирањето на државата, ред погрешни лоцирања на нештата, односно искривен приказ на анатомијата на кризата

 

 

 Shembull klasik, do të thosha diplomatik, i spinimit politik të së vërtetës është bërë në intervistën e Srgjan Kerim, kandidat aktual i Maqedonisë për sekretar gjeneral në Kombet e Bashkuara, të emetuar me 26 korrik në televizionin “Nova”. Radha e të vërtetës, gjegjësisht definicione enciklopedike për demokracinë dhe funksionimin e shtetit, vendosja në vend të gabuar të gjërave, gjegjësisht tregim për anatominë e krizës 

 

 

 

Kerim “ka trumbetuar” punët dhe ndodhitë rreth krizës politike, vlerën  e protestave nëpër rrugë të organizuar nga sektori civil dhe të mbështetur prej opozitës dhe kërkesat demokratike legjitime për rishikim të qeverisjes dhe zbardhjes së keqpërdorimit të institucioneve shtetërore dhe mekanizmat demokratik, por edhe dialogun politik dhe marrëveshjen.

Spin: Për imazhin e jashtëm të Maqedonisë, për stabilitetin e saj. është shumë me rëndësi që të funksionojnë institucionet dhe legjitimiteti i tyre të njihet dhe të pranohet. Nuk mundet që vazhdimisht të jemi në cikël: Janë legjitime, s’janë legjitime. Nëse ne vet  i rrënojmë ato, parashtrohet pyetja, se si do t’i ndërtojmë ato duke i rrënuar vazhdimisht? Gjithkush nuk mund të polemizoj dhe dikush të më thotë: Po, duhet t’i rrënojmë deri në fund, që të ndërtojmë të reja. Atëherë unë replikoj: Më falni, çfarë demokracie është ajo? Nëse ne duhet t’i rrënojmë deri në fund institucionet, deri në themel, për të bërë të reja, ajo nuk është demokraci. Ajo ndodh në regjimin totalitar dhe situata të tilla janë të domosdoshme. Megjithatë, në rastin tonë ajo nuk është absolutisht e nevojshme. Përsëri do të them, dikush nuk do të pajohet politikisht me atë, do të thotë se nuk është e saktë, ne jemi një regjim i tillë…Ajo në të vërtetë është perceptim politik. Le të shoh dikush në atë mënyrë, unë nuk e shoh. Është e drejta ime të shprehem ashtu siç e shoh unë, e drejta e tij është që të shprehet…Përsëri do të diskutojmë ku- jo në rrugë, në Parlament. Ai me të drejtën e tij, unë me timen, do të dalim para qytetarëve, dhe gjithsecili do të thotë të vërtetën e vet, pikëpamjen e vet, pastaj qytetarët se kush është kush në këtë tregim, dhe jo të diskutojmë nëpër rrugë dhe në fund të përfundojë gjithçka me dhunë. Ky do të ishte skenari më i keq dhe definitivisht do të dëmtonte rëndë Maqedoninë, dhe imazhin e saj ndërkombëtar… 

[BURIMI: TV Nova (Prej minutës 59:36 deri te minuta e 1:01:31 e videos), Data: 26 korrik 2016]

 

Kundër-spin: Të thënat e Kerimit për dinamikat në Maqedoni paraqesin spin me elemente nga kriza politike e cila përfshiu të gjithë vendin para më shumë se një vit e gjysmë, gjegjësisht shtrembërime të gjendjeve dhe raporteve.

Nuk është askush që nuk do të pajtohej me Srgjan Kerim në klasifikimin e funksionimit të drejtë të institucioneve të sistemit, të cilat do të ishin gjithëpërfshirëse si legjitime, si gjendje normale dhe te dëshirueshme e cila është me rëndësi të lartë për një shoqëri të shëndosh. Por, në Maqedoni, sipas sondazheve, e kemi pikërisht antipodin. Hetime regjionale të zbatuara nga Këshilli për bashkëpunim regjional (RCC), trupat qeveritar të vendeve anëtare në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), me qendër në Sarajevë, tregon për mosbesimin e qytetarëve të Maqedonisë në institucionet e saja.

Kontraspin - foto Vistinomer

Pyetjes se “A besoni në pavarësinë e sistemit gjyqësor, gjegjësisht se ai është i pavarur nga politika“, 62% e qytetarëve të Maqedonisë vlerësojnë se nuk është ashtu, gjegjësisht se gjyqësori është i varur nga politika. Më saktë, 29% janë plotësisht të bindur për atë, ndërsa 33% do të dakordoheshin me mendimin se gjyqësori është i varur.

Mosbesimi i qytetarëve në institucione nuk është shumë për tu habitur, nëse merren parasysh incizimet nga bisedat e përgjuara të publikuara, të cilat LSDM i ka prezantuar vitin e kaluar, kanë pasur ndikim të fuqishëm në opinionin, gjegjësisht kanë shkaktuar mosbesim drastik në institucionet e sistemit.

Sipas sondazheve të zbatuara në prill të këtij vitit nga ana e Brima Galup për IRI (institut republikan Ndërkombëtar nga SHBA-të) dhe të publikuar në qershor të këtij vitit, mosbesimi në institucionet shtetërore në shtet është i dukshëm. Besimi ndaj të gjithë institucioneve, përveç se ndaj Prokurorisë Speciale Publike edhe besimi ndaj presidentit Ivanov është 30%, ndërsa besimi ndaj partive politike arrin vetëm 16%.

Untitled002

Se besim nuk gëzon as gjyqësori, flet fakti se vetëm nga 21% të të pyeturve kanë vlerësuar se kriza mund të ketë kapluar dhe sistemin gjyqësor.

Në një situatë të tillë, është iluzion të flitet, ashtu siç bën Kerim,kur thotë që “institucionet nuk duhet të rrënohen”, gjegjësisht ato nuk mund të ndërtohen “nëse vazhdimisht i rrënojmë”. Mosbesimi i dukshëm ndaj institucioneve flet se, sipas qytetarëve, institucionet janë të korruptuara dhe impotente për të siguruar një ardhmëri më të mirë. Gjegjësisht duhet “të rrënohen” për katrorë politik, d.m.th zgjedhje të drejta dhe demokratike, pasi që nuk mund të rindërtohen sendet e korruptuara.

Kerimi foli edhe për zgjedhjet, ama ishte jo konsekuent, sepse nuk vuri në pah që procesi zgjedhor dhe lista zgjedhore, gjegjësisht nevoja për përparim të tyre, kanë qenë një prej faktorëve të krizës politike, gjatë të cilit vetëm opozita dhe faktori ndërkombëtar, bënin shtypje, për krijimin e kushteve për një proces zgjedhor të drejtë, gjë që mund të shihet edhe në raportin e Pribes-së.

Publikimet vërtetuan supozimet e mëparshme për parregullsi zgjedhore. Publikimi i gjashtë dhe i tetë me 6 mars, respektivisht me 10 mars të vitit 2015, përmbanin akuza për manipulim me Listën zgjedhore, blerjen e votuesve, frikësimin e votuesve, duke përfshirë këtu edhe kërcënimet ndaj nëpunësve shtetëror dhe pengim të votuesve në dhënien e votave të tyre. 

…Çdo parregullsi e cila është zbuluar duhet të ndiqet në atë mënyrë që të gjitha gabimet/mangësitë, duke përfshirë edhe ato që të cilat janë vërtetuar në komisionin vëzhgues të OSBE-së/ODIHR nga raporti në vitin 2014, janë adresuar që zgjedhjet e ardhshme të mbahen, me qëllim që të vërtetohet se të tilla parregullsi nuk do të përsëriten.    

Kur bëhet fjalë për zgjedhjet, qytetarët nuk kanë besim se institucionet mund t’ju sigurojnë zgjedhje te lira dhe demokratike. I njëjti rast është edhe kur bëhet fjalë për Ministrin e Punëve të Brendshme, qeverinë dhe partitë politike dhe gjyqësorin. Thjeshtë Komisioni Shtetëror Zgjedhor gëzon më shumë besim kur bëhet fjalë për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Untitled001

Në protestat masive, të cilat kanë shënuar edhe vitin e kaluar edhe këtë vit, dhe në të cilat kërkohej, mes tjerash, sigurimi i kushteve për zgjedhjet të drejta, paraqitën një shpërthim të qartë të pakënaqësisë nga qeveria dhe presion të  hapur. Por, kandidati për sekretar të Përgjithshëm në KB në intervistë porositi që punët nuk zgjidhen në rrugë, por flet për  zgjidhje në”Kuvend”. Ndërsa, kuvendi gjatë kohë nuk është figura e vërtetë e demokracisë. Duke filluar nga e hëna e zezë, kur deputetët, bashkë me to edhe gazetarët, u përjashtuan me dhunë, sepse donin të pengonin edhe një episod të harxhimeve pa arsyeshme dhe korrupsionin gjatë votimit të buxhetit për vitin 2013.

Ku bëhet fjalë, përsëri, për diskutimet në rrugë  dhe rrezikun “në fund të përfundojë me dhunë”, nëse shihen protestat të cilat janë mbajtur edhe këtë vit edhe vitin e kaluar, mund të përfundohet se incidentet janë të pakta edhe në raport me numrin dhe me intensitetin e tyre. Gjegjësisht, ashtu siç Srgjan Kerim paralajmëron, nuk mund të arrihet deri te e vërteta. Posaçërisht për shkak të faktit që të dy incidentet të cilat kanë pasur më shumë publicitet, ai në udhëkryqin e Katedrales, kur një person me motoçikletë është konfrontuar me protestuesit dhe me ndihmën e shpejtë te ura Goce Delçev, në rastin e parë kanë qenë të provokuar nga vet motoçiklisti, ndërsa në rastin e dytë, u vërtetua se automjeti është i zbrazët, dhe është drejtuar nga një anëtarë i VMRO DPMNE-së, dy herë ka hyrë mes demonstruesve, por, përsëri gjërat nuk kanë eskaluar. Ka pasur edhe incidente të tjera, por në të gjitha rastet, nuk ka qenë në dyshim eskalimi i situatës, por bëhet fjalë për incidente në të cilat kanë qenë të përfshirë pak njerëz, incidentet janë shuar shpejtë nga organizatorët dhe nuk ka pas rrezik për eskalim të situatës.

Në lidhje me përfundimin e analizimit të deklaratës së Srgjan Kerim, gjegjësisht shtimin e tij “dhe jo të diskutojmë nëpër rrugë dhe në fund të përfundojë me dhunë. Ai do të ishte skenari më i keq dhe definitivisht do të dëmtonte Maqedoninë, dhe imazhin e saj ndërkombëtar…”  , nuk mund të tejkalohet fakti se imazhi i Maqedonisë është rrënuar jo vetëm me përgjimet e jashtëligjshme, për shkak se faktori ndërkombëtar kërkon zhgjifhjr të situatës, ndërsa si rezultat i fundit janë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen me siguri kah fundi i vitit, por edhe te nga një duzinë ngjarjesh të cilat janë keqmenaxhuar nga qeveria, si rasti në Lagjen e Trimave në Kumanovë, rast i cili ngriti dyshime të ndryshme kontraverse dhe serioze, jo më pak se rasti të cilin që i parapriu në fshatin Goshnicë, për të cilin kishte mungesë të reagimit serioz.

Rasti Lagja e Trimave shkaktoi interes të madh te opinioni, se qeveria ka qenë e informuar prej Kosovës dhe nuk ndërmori asgjë, ashtu siç thuhet në analizën e Xhon Grinvald, nënkryetarë i grupit ndërkombëtar të krizës dhe Ilija Praçkovski, të publikuar në ueb-sajtin e konferencës në Riga, e cila filloi me 6 nëntor vitin e kaluar.

Ka disa gjëra të qarta që më shqetësojnë. Shtresat e larta në Kosovë dhe Maqedoni kanë ditur për grupin me muaj; shumë anëtarë të saj dhe më parë kanë qenë të përfshirë në incidente në territorin e Maqedonisë në të cilat ka pasur dhunë. Disa pre tyre kanë qenë edhe të gjykuar për shkelje të ligjit di vjedhje dhe vrasje, por përsëri kanë lëvizur lirshëm; grupi “ka trajtuar Maqedoninë si kopshtin e saj”, ashtu siç tha edhe një diplomat.  

Pikërisht gjëra të tilla në sistemin e sigurisë , gjegjësisht lejim të eskalimit të situatës, edhe pse është ditur edhe më parë për kërcënimin, janë gjëra të cilat rrënojnë imazhin e shtetit – dhe jo protestat në të cilat qytetarët kanë kërkuar një zgjidhje të arsyeshme për të gjithë rastin me përgjimet e paligjshme.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.