Kundër-spin: “Me kërkesë të qytetarëve” shihet “mbretëria” e Gruevskit

Informojnë, analizojnë dhe konvertojnë mjetet e ministrive. Foto: screenshot.

Реферирањето, информирањето, анализирањето, пренамена на средства и други одлуки што ги наметнува Груевски како лидер на партија со своите министри и други функционери, а по „барањето на граѓаните од терен“ е противуставно и противзаконско мешање на партија со држва. Тоа само ја покажува „царштината“ што ја негува Груевски како метод на владеење со државата

 

Referimi, informimi, analizimi, konvertimi i mjeteve dhe vendimeve të tjera që i imponon Gruevski si lider i partisë me ministrat e tij dhe funksionarët tjerë, ndërsa përzierja e partisë me shtetin “pas kërkesës së qytetarëve në terren” është kundër kushtetutës dhe e paligjshme. Kjo vetëm se tregon “mbretërinë” për të cilën përkujdeset Gruevski si metodë e qeverisjes me shtetin

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Iluzioni i fundit që shfaq shqetësimin e madh të partisë qeverisëse dhe lideri të saj për nevojat e qytetarëve, i shprehur si spin, u emetua në 1 shtator 2016, në disa televizione. Për nevojat e këtij kundër-spini ndamë pjesë të deklaratës me këtë përmbajte:

Spin: N. Gruevski (lider i partisë): Në Radozhdë kërkohet edhe rindërtimi i shkollës. Nuk dhamë fjalë, sepse nuk ishim të sigurt në atë moment, por a ka ndonjë mënyrë që të rregullohet ajo? Qytetarët e përcaktuan si një prej problemeve. 

S. Ristovski (zv. ministër i arsimit): Kryetarë, në bazë të vizitës- unë nuk kam qenë atëherë me ju, megjithatë nga kabineti i juaj më janë lajmëruar – ishin përfaqësues nga ministria, është bërë kontrolli i gjendjes së shkollës, dhe rindërtimi është i nevojshëm. Njëkohësisht është i nevojshëm ndërrimi i pullazit dhe dritareve. Ministria, nuk e ka pasur në plan rindërtimin për këtë vit, por tani e ndërruam planin, do të përgatitim projektin dhe aktiviteti do të duhet të realizohet në periudhën e vitit 2017, sepse duhet rindërtim i pullazit, ndërsa për realizim të saj duhet që shkolla të jetë bosh, të mos ketë nxënës…

[Burimi: Kanal 5/ueb (prej min. 05:07 deri në 6.01 min) – Data: 01.09.2016]

 

Kontraspin - foto Vistinomer

 

Kundër-spin: Nuk është hera e parë që lideri i partisë së VMRO DPMNE-së, përmes propagandës së tyre, që në publikë të plasojnë video materiale të gjata përmes televizioneve në nivel nacional dhe përmes portaleve pro qeveritare, në të cilat si temë kryesore është shqetësimi i liderit për nevojat e popullit .

Skenari është si në vazhdim: Lideri bisedon me qytetarët, i dëgjon ankesat e tyre, më pas ose në vendngjarje i pyet kryetarët e komunave, ministrat nga kabineti qeveritar ose drejtorët e ndërmarrjeve publike të cilët menjëherë mund të ju premtojnë qytetarëve ose, më vonë, në seanca kur të gjithë janë prezent, diskutojnë për kërkesat dhe dëshirat e banorëve të vendbanimit nga vizitat në terren dhe marrin vendime. Përgjatë asaj, vërehet një risi – makineria propaganduese tani më punon në “përmirësimet” e këtyre ngjarjeve propaganduese dhe mundohet t’i fsheh faktet se bëhet fjalë për diçka jo natyrore, përmes insistimit të termave – analizojnë, në vend të referojnë.

Në disa paketa propaganduese të tilla, materiali i’u është dorëzuar gazetarëve që ta prezantojnë në televizione, ku rregullisht titulli ka filluar me fjalën “REFEROJNË”. Tani është më ndryshe, qasje më të butë, andaj shkohet me konstruktime – informojnë (Sot ministrat, kryetarët e komunave informojnë) ose të gjithë së bashku analizojnë (Kryetari i VMRO DPMNE-së së bashku me ministrat nga kabineti dhe kryetarët e komunave analizojnë…)

 

THELBI ËSHTË PROPAGANDË 

Kuptohet se ky ndryshim i vogël nuk ndryshon përmbajtjen, e cila ngelet e njëjta. Bëhet fjalë për propagandën e futur për qëllime parazgjedhore dhe bëhet fjalë për formën e ashpër të përzierjes së partisë me shtetin, gjë që është kundër kushtetutës dhe kundër ligjit, ndërsa publikut i është dhënë një lloj shuplake, përmes këtyre paketave të emetuara në televizione.

Këtë do ta tregojmë përmes kryeministrit për spinin konkret me rindërtimin e shkollës në f. Radozhdë. Nga shembulli mund të shihet se Ministria për arsim dhe shkencë, në planin e saj vjetor nuk ka paraparë asnjë aktivitet në lidhje me shkollën në f. Radozhde. Kjo ka dy kuptime. Po ashtu, mund të shihet se inspektimi që ka qenë në terren kur Kabineti i Gruevskit ka informuar ministrin Spirovski për “kërkesën e banorëve”,ka konstatuar gjendje të rëndë dhe ndërrim të patjetërsueshëm të pullazit.

Ekzistojnë vetëm dy opsione – ose MASH, e cila kur i bën planet për rindërtim të shkollave i bën keq, pa precizitet, me prioritete të këqija, ose, përsëri, prioritet janë të sakta dhe të ndara si duhet, por për shkak “të dëshirës së qytetarëve” dhe kuptohet, urdhrave të lideri të partisë për atë dëshirë, institucioni i MASH-it, i ndërron planet dhe prioritet dhe diku shkurton, diku shton, si rasti në Radozhë.

Me respekt të madh për këtë fshat me 7 kisha dhe 800 banorë sipas regjistrimit të 2002, në të cilin ka shkollë fillore me 70 nxënës, me gjithë respektin ndaj nxënësve të cilët kanë nevojë për kushte bazike të denja për mësim, bëhet fjalë për rastin tipik të përzierjes së partisë me shtetin dhe institucioneve të saja. Për rindërtimin me siguri nuk do të ndahet shumë e madh e parave – pullazi me dritaret me siguri nuk do të kushtojnë me shumë se 100 mijë euro. Por, në të njëjtin material propagandues përmenden shuma prej 6 milion eurosh për asfaltim të 18 kilometrave të rrugës M. Brod- Shkup, përmes Jasenit, më pas dy zgjidhje për magjistralen Kërçovë-Gostivar, edhe pse në të gjithë studimet dhe projektet deri më tani nuk ka qenë relevante ideja për zgjidhje rrugore të këtij drejtimi, më pas rindërtimi i rrugës Udovë-D. Kapi, rindërtimi urgjent i aksit rrugor Udovë deri në Negotinë, etj, etj…Këtu veç se bëhet fjalë për miliona e miliona euro, për të cilat vendoset në momentin kur lideri “ka qenë në terren” dhe i ka “dëgjuar kërkesat e qytetarëve”.

 

PËRFSHIRJA E INSTITUCIONEVE ËSHTË KUNDËR KUSHTETUTËS DHE JO LEGJITIME

Në Republikën e Maqedonisë ekziston Statut, si akt më i lartë juridik i cili ndan rregullimin kushtetues, drejtësinë, kompetencat dhe detyrimet e qytetarëve dhe institucioneve. Në Kushtetutë janë shkruar dispozitat në vijim:

 

Neni 8  (Vlerat themelore të rendit kushtetues)

Qeverisja e të drejtës

 

Neni 92 (dispozitat e qeverisë)

Qeveria dhe çdo anëtar i saj, për punën e tyre përgjigjen në Kuvend.

 

Në Republikën e Maqedonisë, qeveria punon sipas Ligjit për qeverisje. Në këtë ligj është ndarë qartë se qeveria është e pavarur në punën e saj:

Neni 2

Qeveria e Republikës së Maqedonisë (në tekstin ne vazhdim: qeveria), si mbajtëse e qeverisë ekzekutive është organ i Republikës së Maqedonisë, i cili juridiksionin e vet e kryen si i pavarur, në korniza të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare, ndërsa sipas principeve bazë të transparencës, efikasitetit dhe mbrojtjes të së drejtave njerëzore dhe lirive.

Edhe pse në këtë nen shumë qartë është thënë se kryeministri dhe ministrat nuk përgjigjen para liderit të partisë, por para Kuvendit:

 

Neni 4

(2) Në kornizat e të drejtave të saja dhe detyrat mbrojtura me Kushtetutë dhe ligj, qeveria si dhe çdo anëtar i saj, për punën e tyre përgjigjen para Kuvendit.

 

Sipas kësaj, çdo referencë, analizë, dhe konvertim të mjeteve, marrjen e vendimeve dhe dhënia e premtimeve në vendngjarje nga ana e kryetarit të partisë së VMRO DPMNE-së dhe funksionarëve të qeverisë ose nga ana e ndërmarrjeve publike ose nga ana e kryetarëve të komunave, është kudër kushtetutës dhe jo legjitime. Opinioni kishte mundësi që të shohë se në mënyrë drastike dhe qartazi shumë herë u shkel Kushtetuta dhe ligjet kur kryetari i partisë qeverisëse ka dhënë urdhra deri te të gjithë institucionet në shtet në kohën e krizës nga vërshimet e 06.08.2016 në Shkup. Për fat të keq edhe atëherë edhe sot këtë shembull që analizuam, bëhet fjalë për shkelje të cilat janë bërë kryesisht për qëllime marketingu parazgjedhor, për të cilët përsëri, pas kritikave edhe vet qeveria vendosi që t’i drejtoj, ashtu siç shkruan në Marrëveshjen për dalje nga kriza politike të ashtu quajtur Marrëveshja e Përzhinos, në pjesën e ndarjes së partisë prej shtetit.

Prej këtu, pyetjen konkrete të Gruevskit deri te Spiro Ristovski dhe përgjigjen e vlerësojmë si spinim klasik, si dhe pyetjet e tjera dhe përgjigjet mes Gruevskit dhe funksionarëve për gjatë gjithë video materialit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.