Kundër-spin: Kolektivi në televizionin publik ka problem me realitetin

Realitet i përmbysur me ardhjen e Santa Argirova në TVM. Foto: FOSIM/ koleksion personal/google. Kolazhi: Vërtetmatësi

 

Nëse analizohet deklarata e personelit të TVM1, do të shihet se nuk bëhet fjalë për jo profesionalizëm nga ana e Argirovës ose programit informativ, por bëhet fjalë për mospajtim me realitetin e ri – fakti që në shërbimin publik emetohen gjëra jashtë kontrollit të Cvetkovskit dhe Ratajkoskit 

 

Shkruan: Teofil Blazhevski

 

Pas intervistës së prokurores publike speciale, Katica Janeva, në edicionin qendrorë të lajmeve në TVM-së me 19.09.2016, dje mediumet njoftuan opinionin me dy deklarata – njëra dhënë gjatë programit të shërbimit publik dhe tjetra në faqen zyrtare në internet. Në të parën, u plasua kërkim falja deri te opinioni, deri te Janeva dhe PSP, për atë se i gjithë materiali i pa montuar i është dhënë një mediumi tjetër. Në atë të faqes zyrtare, kolektivi kërkon falje në emër të programit informativ:

Spin: Kur jemi te kërkimi i faljes, vlerësojmë se një e tillë duhet të vijë nga ana tjetër, programi informativ, i cili në një proces maksimal joprofesional prodhoi dhe emetoi të njëjtën pa pëlqimin e kryeredaktorit dhe përgjegjësit në Kolektivin programor të TVM1, kërkimi i faljes duhet të drejtohet, jo vetëm ndaj Prokurorisë Speciale Publike por edhe ndaj kolegëve të programit informativ dhe të gjithë ekipit të TVM1. 

[Burimi: TVM-ueb faqja, Data: 20.09.2016]

 Kontraspin - foto Vistinomer

Kundë-spin: Për opinionin e gjerë janë të çuditshme pretendimet zyrtare e një pjese të televizionit shtetëror në lidhje me rastin “intervista me Katica Janevën“, por në esencë nuk janë asgjë tjetër përveç se, shtrembërime të së vërtetës ose spinime.

Bëhet fjalë për dy deklarata nga i njëjti medium. Njëri që u shfaq në terminin e njëjtë në të cilin u emetua një ditë më parë kërkimi i faljes që  ishte drejtuar opinionit, prokurores Janeva dhe Prokuroria Speciale, për shkak të materialeve të papërshtatshme që dolën si pasojë e materialit të pa montuar të intervistës me Janevën. Kjo kërkim-falje, edhe pse nuk u tregua se prej kujt është, mund ta marrim si prej programit informativë TVM-së edhe nga RTVM-ja.

Por, në vend që të ngelet me aq dhe të përfundojë puna me gjetjen e personit i cili ka dhuruar materialin e redaksisë një tjetër mediumi (20.09.2016), RTM doli me deklaratë në ueb faqen të nënshkruar prej “Kolektivit të programit në Shërbimin e Parë Programor në TVM”.

Deklarata, praktikisht është akuzë kundër redaktorit të TVM -së,  Santa Argirova. Në deklaratë, Argirova akuzohet për gjithçka çfarë ka bërë në lidhje me intervistën, duke aluduar që e ka bërë pa leje dhe pa konsultim me “redaktorin përgjegjës”, që është Dime Ratajkoski dhe me Kolektivin e Shërbimit të Parë Programor.

 

NËNKUPTOHET AUTONOMIA E ARGIROVËS

Kolegia Argirova është emëruar në atë pozicion pas marrëveshjes politike mes katër partive më të mëdha në vend, që u arrit në fund të korrikut të këtij viti, dhe si një masë për sigurimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike. Sipas asaj, autonomia e Argirovës është e parrezikshme, edhe si redaktore e një prej redaksive me rëndësi në shërbimin publik, por duhet të nënkuptohet edhe mënyra dhe qëllimet për të cilat Argirova erdhi në TVM.

Zgjedhja e emrit të saj nga ana e partisë më të madhe opozitare është për shkak të përvojës së madhe të saj në televizion, prej ku për periudhë më të gjatë në TVM, por, sigurisht, edhe për shkak të cilësive profesionale, kualiteti dhe të kaluarës së pastër profesionale.

Prej këtu, është shumë e qartë se Argirova ka të drejtën autonome që të bëj ndryshime në përmbajtjen e programit informativ në TVM përderisa zgjasin zgjedhjet, që do të thotë se nuk duhet të shkatërrohet edhe vendosja në hierarki – që t’i jep llogari Ratajkoskit dhe Kolektivit,ajo mund të konsultohet, por kurrsesi të marrë leje prej tyre.

Kuptohet, pikërisht Argirova, më pas edhe LSDM do të përgjigjen nëse vjen deri te prishja e ekuilibrit në informim dhe shkeljen e standardeve profesionale në lidhje me paraqitjen e aktorëve politik ose, përsëri, në lidhje me ngjarje të tjera lidhur me politikën. Atë, përsëri, sipas marrëveshjes politike, do ta vlerësojë trupi ad-hoch  Agjencisë për Mediume, monitorimin do ta kryejë vet Agjencia, ndërsa për aprovim ose mohim do të shërbejnë edhe monitoruesit e tjerë të cilët janë në rrjedhë ose do të fillojnë të zbatojnë atë.

Fundja, fjalia në deklaratën:”Edhe pse redaktori përgjegjës, para një jave ishte informuar që ekziston dëshira që të intervistohet zonja Janeva, përsëri redaktorja Argirova në mënyrë konsekuente dhe pa pëlqimin e Kolektivit të shërbimit të programit të parë, në kokë të vet ka bërë intervistën dhe pa konsultimin e Kolektivit ka emetuar të njëjtën…” – ngre pyetjen nëse kryeredaktori (Ratajkoski) ka vepruar apo nuk ka vepruar sipas “dëshirës që të intervistohet zonja Janeva, edhe pse ka qenë i informuar para një jave”.

 

KOLEKTIVI DO T’I PARASHTRONTE PYETJE?!

E dyta, kolektivi i programit, Ratajkoski, duhet t’ia bëj të qartë opinionit, se nëse ai kolektiv merret me përmbajtjen e Ditarit edhe atë në detaje – a duhet Kolektivi patjetër të dijë dhe të miratojë gjithçka çka emetohet dhe incizohet në edicionin e lajmeve në TVM? Sigurisht se jo, madje është qesharake, veçanërisht kjo fjali në deklaratë:

Kuptohet se edhe redaktori i Kolektivit të TVM1 kishte pyetje të cilat do të donte t’ia parashtronte prokurores Katica Janeva, por përfundimi incognito i intervistës na mori të gjithëve…

Prej kurë Kolektivi parashtron pyetje deri te bashkëbiseduesit e programit informativ?

Përfundimisht në fund të deklaratës gjendet spini kryesor -Kolektivi vlerëson dhe kërkon nga programi informativë që të ju kërkoj falje të gjithëve, përfshirë këtu edhe kolegët e programit informativë(?!) për atë se programi informativ “në proces jashtëzakonisht joprofesional ka prodhuar dhe emetuar pa pëlqimin dhe e kryeredaktorit dhe redaktorit përgjegjës dhe kolektivit programor në TVM1”.

Kjo pjesë e deklaratës e paraqet spinin e të  gjithë deklaratës në fjalë. Në fakt, nëse lexohet si duhet, del se kolektivi i programit ka probleme me gjithë programin informues i cili ” prodhohet dhe emetohet pa pëlqimin e kryeredaktorit (Drejtori i RTM-së Marjan Cvetkovski) dhe kolektivit të TVM-së (lexo, Dime Ratajkoski).

Në këtë është shtrembëruar e vërteta. Santa Argirova, autonomia e të cilës në punë duhet të nënkuptohet dhe po të mos emërohej pas marrëveshjes politike të katër partive në vend, dhe nuk duhet të konsiderohet si jo profesionale nëse emetohet diçka që nuk i shkon për shtat Cvetkovit dhe Ratajkoskit, të cilët, kanë afërsi me VMRO DPMNE-në qeverisëse, gjë e cila është diskutabile edhe për publikun e gjerë.

Prej këtu, nuk bëhet fjalë për raport jo profesional të Argirovës në programin informativë, por bëhet fjalë për mospërputhje me realitetin – që në shërbimin publik emetohet jashtë kontrollit të dy udhëheqësve të përmendur.

Në fund të fundit, do të përmendim faktin që, prej kur filloi seriozisht me punë Prokuroria Speciale Publike, diku rreth dhjetorit të vitit 2015,kryeprokurorja nuk ka dhënë asnjë intervistë për TVM-në, gjë që e vërtetuam edhe në faqen zyrtare të TVM-së.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.