Kundër-spin: Gruevski thotë se askush nuk guxon të na rrah, përveç “popullit të tij”

Sipas Milosheviq dhe Gruevski: vetëm populli i "nxehur" mund të rrah popullin që proteston

Никола Груевски со последните закани со народот, практично исто и како Милошевиќ, порачува дека во земјава има демократија и дека секој може да протестира, а демонстрантите никој не смее да ги тепа, освен „неговиот народ“, кој „вриел“ и кој едвај бил држен да не излезе на улица

 

Nikolla Gruevski me kërcënimet e fundit ndaj popullit, praktikisht njëjtë si Milosheviq, rekomandon që në vend ka demokraci dhe gjithkush mund të protestoj, dhe se demonstruesit askush nuk mund t’i prek, përveç “popullit të tij”, i cili është “nxehur” dhe mezi se përmbahet për të mos dal në rrugë

 Shkruan: Teofil Blazhevski

 

 Fjalimi i kryetarit të VMRO-DMPNE-së me rastin e 26 vjetorit të themelimi të partisë ishe i stërmbushur me shtrembërime të së vërtetës. Këtu do të mundohemi t’i përfshijmë më të mëdhatë, prej të cilave, si për shembull, i pari, përmban gjuhë të urrejtjes dhe kërcënim për dhunë. Të gjithë shembujt janë marr prej fjalimit të tij të publikuar në faqen e partisë:

Spin: Prej këtu deri te muzeu i luftës maqedonase për liri dhe pavarësi, prej muzeut të VMRO-së dhe muzeut të viktimave të komunizmit, prej shënimi të këtij manifestimi të themelimit të VMRO-DMPNE-së, dua t’i porosisë se ajo që nuk i’u intereson atyre, i intereson popullit…Edhe atë, shumicës dërmuese të popullit. Ajo shumicë që nuk është pjesë e OJQ-ve të Sorosit dhe të paguara prej tyre. Se është duke humbur durimi i popullit para padrejtësive që i sheh. Se çdo ditë e më shumë si kryetarë i VMRO-DPMNE-së jam në trysnin e mijëra qytetarëve të cilët më kontaktojnë në mënyra të ndryshme, duke kërkuar ndihmë për aksion popullor më të vendosura. Nëse vazhdojnë kështu,unë dhe bashkëpunëtorët e mi, tolerant dhe të orientuar drejtë zgjidhjes së problemit me anë të dialogut si metodë demokratike, nuk do të mund të mbaj situatën nën kontroll, se populli është nxehur dhe në një moment mund t’i dal mbi kokë kjo situatë dhe të hyjmë në një fazë të re, e cila nuk është e mirë për vendin, dhe aq më pak për ato që aktrojnë si revolucionarë për para dhe interesa të huaja. 

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundër-spin: Nuk është hera e parë që Gruevski i kërcënohet popullit, për të mbrojtur demokracinë, rendin kushtetues dhe qeverinë të cilën e posedon prej zgjedhjeve të vitit 2014 dhe që po zgjat më shumë se 10 vite. Ai e bën këtë që moti si taktik partiake, me organizimin e të ashtuquajturave kundër-protesta, fenomen i cili në botën bashkëkohore ekziston vetëm në regjimet autokratike. Kundër protestat e para serioze u organizuan në sheshin qëndror të qytetit në Shkup, në vitin 2009kur një grup studentësh aktivist dhe qytetarësh dolën që të protestojnë me qëllim që në shesh të ndërtohet kisha e KOM. 

Vazhdojnë shembuj më eklatant të kundër-protestave, të organizuara pas vdekjes së Martin Neshkovskit në vitin 2011. Më pas kundër-protesta në vitin 2012, kur deputetët e opozitës ishin përjashtuar prej Kuvendit të RM-së nga ana e policisë. Pas 6 muajsh, në vitin 2013, kishte kundër-protesta të reja si rezultat i demolimit të kioskave të Komunës qendër, më pas kundër-protesta në vitin 2014, të cilat për fat nuk u realizuan, por ishin paramenduar si vazhdimësi e të njëjtave të vitit 2012 për rastin e njëjtë…

Ka edhe shumë shembuj të tjerë, por serioziteti në këtë politikë të papërgjegjshme qëndron tek ajo që Gruevski filloi të kërcënohet pas shpërthimit të krizës në vitin 2015, kur u organizuan kundër-protesta masovike para Kuvendit të RM-së dhe në vitin 2016 me serinë e kundër-protestave të lëvizjes LQMM, të organizuara prej aktivistëve, ekspertëve dhe njerëz të afërt të VMRO DPMNE-së, dhe të financuara me mjete financiare burimi i të cilave është “i panjohur”. E gjithë kjo çon deri në përplasjen mes qytetarëve, por rreziku nuk ka qenë aq i madh sa tani, sepse retorika e gjeneratorit të kundër-protestave, Gruevski me bashkëpunëtor, nuk ka qenë më e ashpër se tani.

Kjo taktik e Gruevskit nuk është trillim i tij. Në historinë bashkëkohore të Maqedonisë dhe në vitet para se ajo të shpallej e pavarur, kundër-protestat ishin recetë e rrëzimit të politikanëve kundërshtar dhe arritje të qëllimeve të tjera nga ana e liderit të ndjerë autokratik serb Sllobodan Millosheviq. Ky fenomen ka qenë i vlerësuar nga publiku i gjerë si fenomen i  “ndodhive” të popullit ose “zhvillimet e popullit”. Në kuadër të projektit “Ndodh populli“, me parullën “Askush nuk mund të ju prek juve” ranë kundërshtarët e Millosheviqit në Sërbi, Kosovë dhe Mal të Zi, ka pasur tentime të tilla edhe në Kroaci, Slloveni dhe Maqedoni, por kanë qenë të pasuksesshme. Në fund vet u rrëzua Millosheviqi ku i “ndodhi” populli, pasi nuk i pranoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2000 në Sërbi.

 

Nikolla Gruevski me kërcënimet e fundit ndaj popullit, praktikisht njëjtë si Millosheviq, porosit se në vend ka demokraci dhe se gjithkush mund të protestoj, dhe se demonstruesit askush nuk mund t’i rrah, përveç se “populli”, i cili është nxehur dhe mezi se është përmbajtur për të mos dal në rrugë.

Spin: VMRO-DPMNE është parti demokratike, parti e popullit, e cila e di shumë mirë se çka është përgjegjësia, cili është interesi i shtetit dhe popullin e vë në vend të parë, parti që do vendin ta integrojë në BE dhe në NATO. Partia që e do lirinë, suksesin ekonomik, vendet e reja të punës, investimet  e reja, rënien e vazhdueshme të papunësisë, zhvillim e vazhdueshëm demokratik, marrëdhëniet e mira me vendet fqinje, përforcimet e institucioneve demokratike, gjykatave, mediave dhe çdo gjë tjetër që përforcon shtetin dhe zhvillim e përgjithshëm të ttij

Kundër-spin: VMRO-DPMNE, është parti e tillë siç e përshkruan kryetari i saj, vetëm në letër dhe në fjalimet e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në praktik, VMRO-DPMNE profilizohet si parti me hierarki të qëndrueshme në të cilën fjalën e fundit e ka (pasur) lideri i partisë, i cili aq shumë është përzier në vendimet e brendshme saqë nuk lejonte që edhe zgjedhja e të parëve të këshillave komunal të mos kalojë pa mos i intervistuar ai vet. Nuk lejohet frakcionm dhe tentimet për një gjë të tillë kanë përfunduar duke largua anëtarë, veteran, një kohë  ka pasur edhe pastrim total të historisë së partisë dhe themeluesve të saj, duke përfshirë edhe kryetarin e parë, Ljubço Georgievski, nuk kanë qenë të ftuar në data të caktuara dhe festime. Se sa parti demokratike është flet edhe fakti që në kongresin e fundit partiak, Gruevski është rizgjedhur pa asnjë votë kundër.

Për sa i përket asaj se interesi i shtetit është në vend të parë për këtë parti e cila “dëshiron që vendin ta integrojë në BE dhe në NATO”, flasin mjaftueshëm raportet e të gjitha organizatave ndërkombëtare relative dhe institucionet, të cilët më shumë apo më pak si problem e shohin respektimin e demokracisë në vend, duke i përfshirë edhe të drejtat njerëzore, mes të cilave janë liria e mediave dhe informimi, sundimi i së  drejtës, pavarësia e gjykatave , etj.

 

Spin:  Ne jemi parti që dëshiron të promovojë inkluzivitet në çdo aspekt 

Kundër-spin: Ashtu siç udhëheq VMRO-DPMNE-në në mënyrë autokratike gjysmë ushtarake, ashtu Gruevski dhe njerëzit afër tij apo bashkëpunëtor të largët, qeverisin me shtetin, dhe me institucionet shtetërore. Ndarja e qeverisë ekziston vetëm në letër, Kuvendi në vitet e fundit 60% të ligjeve i sjell me procedura të shpejta, me mbivotim dhe votim të dyfishtë, e njëjta ndodh edhe në institucionet e tjera,  ndërsa me varg më të gjatë të inkluzivitetit ishin ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012, kur gjatë diskutimit për buxhetin e vitit 2013 deputetë e LSDM-së opozitare u përjashtuan prej parlamentit. Kriza që u kaploi më pas dhe e cila u zgjidh me marrëveshje politike me ndërhyrje të ndërkombëtarëve, VMRO-DPMNE-ja “inkuzive” e quajti atë “letër higjienike“. Kjo parti mund të lavdërohet me “inkluzivitetin” e vetëm në ndarjen e rreptë të qeverisë mes asaj dhe partnerit të saj BDI-së, sepse ajo e ka respektuar edhe atë inkluzivitet.

Spin: Ja, unë publikisht i thërras anëtarët e KSHZ-së, që të bëjnë kontrollin e votuesve ashtu siç do LSDM-ja dhe të mos humbasin asnjë ditë, asnjë orë apo minutë. Prej nesër. Unë e di se të gjitha kontrollet janë kryer në detaje dhe se gjithçka është e pastër, po ja t’i vrasim alibitë e LDSM-së, le ta bëjnë përsëri, shabllon, sipas metodologjisë së LDSM-së, edhe pse metodologjia me të cilën u bënë kontrollet ishte e pranuar dhe e nënshkruar prej LSDM-së. Për mediat, për për periudhën e zgjedhjeve bashkërisht kemi miratuar ligje që nuk janë diskutabile as për LSDM-në, ashtu që kjo nuk i rrezikon zgjedhjet. Pas zgjedhjeve, nga cilido shtet i BE-së që do ta vlerësojnë më të zhvilluar në këtë pikë, të marrim ligjin e tij, Ofertë më të drejtë se kjo nuk ka, paçi shëndet.  

Kundër-spin: Është e saktë, ashtu siç thotë Gruevski, bashkërisht është zgjedhur KSHZ-ja e re dhe bashkërisht është nënshkruar dhe pranuar Kodi zgjedhor i ri, në të cilin janë shtuar ligje të reja për mediat në kohën e zgjedhjeve. Por, as KSHZ nuk mundi të pastrojë listën, aq më pak, u realizuan reformat për media sipas Marrëveshjes së Përzhinos dhe vërejtjeve të BE-së të dala prej raportit të Pribesë, që i’u referohen rregullave për mediumet gjatë kohës së fushatës parazgjedhore dhe zgjedhore. Fundja, për këtë mjaftueshëm flet edhe marrëveshja mes Bejlit dhe Gruevskit rreth shtyrjes së afatit të zgjedhjeve të 24 prillit të këtij viti, për të cilin, sipas Gruevskit, asociacioni ndërkombëtar i ka premtuar se pyetja për mediumet nuk do të parashtrohet, bashkësia ndërkombëtare dhe LSDM-ja e kanë demantuar këtë, dhe bisedimet për reforma në mediume vazhduan.

Kjo do të thotë se lista zgjedhore nuk është pastruar deri në atë shkallë e cila do të ishte e pranueshme për pjesëmarrësit në zgjedhje, të cilat i vërtetuan edhe ekspertët vendas edhe të huaj, por edhe BE dhe SHBA-të, në fund edhe vet KSHZ-ja ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit. E njëjta vlen edhe për mediumet – ato më kryesoret, televizionet, para së gjithash, kanë mbetur nën udhëheqjen e drejtpërdrejt[ të partisë qeverisëse, po ashtu edhe shërbimi publik dhe rregullator, janë problem më vete. Sipas kësaj,Gruevski spinon edhe për listën zgjedhore edhe për mediumet, duke përfshirë edhe fjalinë se kinse LSDM-ja në rrethin më të ri të bisedimeve censuron mediumet, dhe se VMRO-DPMNE është ajo e cila lufton për lirin e të njëjtave.

 

Spin:Duke mos ditur se si të bëjnë  më tepër trysni mbi gjykatën, udhëheqësia e motivuar partiake në PSP filloi të hap investigime të reja për gjithçka dhe gjithkënd, hulumtime boshe pa fakte elementare. Kjo është njëra prej strategjive të reja të PSP-së. Qëllimi, nuk është që vetëm të komprometohen publikisht të dyshuarit politikë se për diçka janë fajtor, me vet faktin se thirren në gjykatë dhe të ngarkohen me akuza, por që edhe vet gjyqin ta çojnë në atë situatë që t’jua hedh poshtë akuzat, dhe që pas një kohe të bëjnë një listë të gjatë të akuzave të hedhura, me të cilën përsëri do të mundohen ta komprometojnë gjyqin që t’jua hedh poshtë përsëri të gjitha akuzat ose një pjesë të tyre, të mundohet që të t’i bëjnë shtypje, me qëllim që i njëjti nën trysni të fillojë t’i pranojë hetimet, akuzat dhe masat pa fakte. 

Kundër-spin: Gruevski ka të drejtë të mendoj çka të dojë për Prokurorinë Speciale Publike (PSP), por kur jep vlerësim në publik nuk duhet të shtrembëroj të vërtetën dhe të spinojë. “Duke mos ditur se si më shumë të bëjnë trysni mbi gjykatën…”, është komplet një fjali e palogjikshme, sepse puna e secilës prokurori dhe e çdo mbrojtje është që t’i bëjë shtypje gjykatës dhe ta bind për faktet e veta dhe argumentet. ” Udhëheqësia e motivuar partiake e PSP-së…” është fjali që Gruevski dhe “ekspertët” e tij dhe rangjet e tij partiak filluan të përdorin prej kur PSP-ja kërkoi lirimin e të burgosurve të akuzuar për rastin “Puç”, duke përfshirë edhe të akuzuarin e parë Zoran Verushevski. Kjo retorik u përforcua, prej momentit kur Gjorgje Ivanov tërhoqi abolimin, dhe si rezultat i saj vet Gruevski duhej të paraqitet në gjyq, përderisa kryetari i komunës së Manastirit u ndëshkua me arrest shtëpiak. 

 

“PSP-ja hap investigime për gjithçka dhe gjithkënd, hetime boshe pa fakte elementare…”, është një tjetër spinim nga ana e Gruevskit. Rastet për shkatërrim të aparaturës për përgjim, për keqpërdorim të parave publike për transport të nxënësve në Manastir, për rrënimin e “Kosmosit”, për mashtrimet në zgjedhje dhe falsifikime…, të gjitha rastet të cilat mund të jenë gjithçka tjetër, por jo “gjithçka dhe për gjithkënd” . Ndërsa nëse ka pasur ose jo fakte, dëshmon edhe masa për arrest shtëpiak, marrja e pasaportave dhe të ngjashme.

 

Spin: Gati 25 vite përveç partive ka edhe OJQ. Dhe kjo është mirë. Por, lind pyetja, pse 80% i financimit të atyre OJQ-ve gjatë kësaj periudhe vjen prej një qendre, prej një burimi, dhe pse 20% tjetër financohet prej diku nga jashtë. Parashtrohet pyetja, pse OJQ-të e sorosit të cilat janë 80 përqindëshi i të gjitha OJQ-ve në Maqedoni, çdo herë janë kundër VMRO-DPMNE-së, dhe çdo herë mbajnë anën e LSDM-së, pavarësisht se kush është në qeveri, dhe kush është në opozitë. 

Kundër-spin: Fjalia “është mirë” që 25 vite ka sektor joqeveritarë në Maqedoni (OJQ), është thënë nga Gruevski me hipokrizi. Ajo shihet edhe në vazhdim të deklaratës, ku me shtrembërim të së vërtetës apo spinimit se “80 përqindëshi i financave të OJQ-ve vjen prej një qendre”, pa përmendur këtë herë edhe Fondin Shoqëri e hapur Maqedoni apo i ashtuquajtur Fondacioni Soros.

Spinimi është në atë se nuk është e vërtetë që 80 përqind e OJQ-ve në Maqedoni  financohen prej një organizate të vetme. Në Maqedoni, pas në vlerësimi të një eksperti të cilin e konsultuam, sektori- OJQ “peshon” mes 10 deri më 15 milion euro në vit. Fondacioni i njohur në vitet e fundit ka buxhet prej 5 milion eurosh, gjatë së cilës jo të gjitha paratë janë të fituara prej Xhorxh Soros (në vitin 2015 ato ishin rreth 3 milion euro). Edhe sikur të merrnim parasysh Fondacionin e Sorosit në Budapest dhe në Londër, të cilët dinë që të mbajnë projekte në Maqedoni, përsëri nuk mund të gjendet numër më i madh se 5 milion euro, burimi i së cilave është i lidhur me Xhorxh Soros.

Paratë e tjera si ndihmesë e OJQ sektorit janë fituar dhe të distribuar prej dy-tre OJQ-ve më të mëdha, ndërsa donatorët e tyre janë të ndryshëm, por më së shpeshti ato që financojnë projekte qeveritare apo komunale. Ato janë USAID-i, Unioni Evropian, dhe një numër i madh i vendeve evropiane, mes të cilave, sipas donacioneve dallojmë Holandën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Norvegjinë dhe Zvicrën…

Të mos flasim, për mjetet të cilat qeveria i ka ndarë për organizatat joqeveritare në buxhetin e vitit të kaluar, i cili atëherë kapte vlerën prej 5.56 milion eurosh (faqe 71, artikulli 463, transferet deri te organizatat joqeveritare). Ose hulumtimet e SKUP Maqedoni, të cilat treguan se për 7 vite 244 organizata joqeveritare kanë fituar mbi 1.8 milion euro edhe atë vetëm në bazë të një kornize buxhetore, prej ku një pjesë e veçantë e parave janë përqëndruar te një numër i vogël i OJQ-ve deri më 10, për të cilat mendohet se janë të afërt me qeverinë.

Në tërësi fjalimi i Gruevskit ishte i stërmbushur me spine, ndërsa këtu i dalluam  ato që sipas vlerësimit tonë janë ose më eklatante ose shabllon, madje dhe të rrezikshme, sepse bëhet fjalë për fjalim të afërt me gjuhën e urrejtjes dhe kërcënim me dhunë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.