Kundër-spin: Gjorgje Ivanov mund të jap leksione spinimi

Spini është duke u bërë mjet i preferuar për qeverisje në Maqedoni. Foto: Spin balerina, Flickr

За три месеци, Претседателот на Република Македонија четири пати ѝ се обраќа на јавноста со говори или интервју, посветени на политичката криза. Иванов, во дел од овие настапи манипулира со јавноста, при што говорејќи за околностите, често пати ја извртува вистината или спинува. Овој пат, преку извртување на вистината директно ги нападна Заев, Ахмети и СЈО

 

 Për tre muaj, Presidenti i Republikës së Maqedonisë katër herë i është drejtuar publikut të gjerë me fjalime apo intervista, ku temë kryesore ka qenë kriza politike. Ivanov, në një pjesë të këtyre adresimeve manipulon me publikun, gjatë së cilave duke biseduar për rrethanat, shpesh ka shtrembëruar të vërtetën apo siç njihet ndryshe spinim. Këtë herë, nëpërmjet shtrembërimit të vërtetës në mënyrë direkte ka akuzuar Zaevin, Ahmetin dhe PSP-në     

 Shkruan: Teofil Blazhevski

 

Presidenti Gjorgje Ivanov përsëri ju drejtua popullit me fjalimin që si përmbajtje ka krizën politike dhe pyetjen për sjelljen e abolimit dhe tërheqjen e tij, gjatë së cilës prej më shumë shtrembërimeve të së vërtetës apo të ashtu quajtura spinime, kemi ndarë 2 më karakteristiket:

Spin1Shtetin e së drejtës e rrëzuan ata të cilët për shkak të mungesës së kulturës politike dhe kulturës së dialogut dhe kompromisit të cilët kishin për dobësi që keqkuptimet e veta të zgjidhnin në institucionet shtetërore. Shtetin e së drejtës e rrënuan lideri i LSDM-së dhe ai i BDI-së, pasi zhvillimi kushtetues nuk ishte për ta i mjaftueshëm që të takohemi, të ulemi dhe të bisedojmë, por ato vrapuan nëpër ambasadat e shteteve të huaja. Shtetin e së drejtës, sovranitetin dhe pavarësinë e kanë rrezikuar këta dy lider të papërgjegjshëm të politikës, të cilët sollën Marrëveshjen e Përzhinos dhe të cilët nuk iu përmbajtën asaj.    

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundër-spin: Zgjodhëm këtë pjesë pasi është një moment i ri i Ivanovit që i drejtohet publikut me daljen e tij publike. Për herë të parë shprehi haptazi se barra e rrënimit të shtetit të së drejtës bie mbi liderin e LSDM-së dhe atë të BDI-së, mbi Zoran Zaevin, respektivisht Ali Ahmetin.

Gjatë despinimit të kësaj të së vërtete të shtrembëruar, së pari do të niseshim prej deklaratës së tij të dhënë në 14 prill të këtij viti, në intervistën e dhënë në prani të dhjetëra kryeredaktorëve të televizioneve nacionale, atëherë kur u mundua të justifikoj sjelljen e abolimit të dy ditëve më parë. Në atë intervistë televizive, pyetjes së kryeredaktorit të televizionit 24 Vesti, Sead Rizvaniviq Ivanovi iu përgjigj se pranoi që me vet vendimin për abolim është rrënuar siguria në drejtësipor arsyetimi i tij ishte se për të shteti është më i rëndësishëm se sundimi i së drejtës. 

. Është e saktë, vihet në pikëpyetje sundimi i së drejtës, por them, askush nuk mund të ndalojë që pas mbajtjes së zgjedhjeve të lira, kushtetuta institucionale, të fillojë procedurë për përgjegjësi për këdo, edhe për mua (minuta e 38).

Postspini i dytë në këtë deklaratë është se, rendi kushtetues nuk ka qenë i mjaftueshëm, që të “ulemi, dhe të dakordohemi”, por Zaevi dhe Ahmeti kanë vrapuar nëpër ambasada e huaja. Ajo që publiku mban mend, por e dëshmojnë edhe arkivimet në internet, është se Ivanov nuk dha mund të madh për organizuar takime mes liderëve dhe të marrë rolin e lehtësuesit. Ai ballafaqohej me mospranimin publik të e funksionit të tij nga ana e BDI-së, edhe pse LSDM dhe Zaev deklaruan se kanë probleme me Ivanovin, ata nuk do të refuzonin asnjë ndërmjetësim, këtë e dëshmuan në një farë mënyre duke u paraqitur personalisht dhe nëpërmjet ndërmjetësuesve të tyre në seancës urgjente pas ngjarjeve të Kumanovës.

Po ashtu, nuk është e vërtetë se këta dy lider kanë vrapuar nëpër ambasadat e huaja, por të huajt filluan që t’i vizitojnë ose kanë i kanë ftuar për bisedime të gjithë liderët e partive politike, duke u munduar që të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës. Fundja, vet Ivanov më së paku dy herë vitin e kaluar akuzoi të gjithë liderët e partive politike për gjendjen në të cilën është shteti, duke vlerësuar se në kokat e tyre ka “mure mentale që duhet rrëzuar, nga ana tjetër nuk kishte asgjë kundër formatit të takimit “që vet e kishin zgjedhur” ato.

Liderët maqedon duhet t’i rrënojnë muret mentale, t’i varrosin llogoret mentale, përmes dialogut, të vijnë deri te zgjidhja me të cilën do ta tejkalojnë krizë politike, Qytetarët me shqetësim shohin se pas çdo krize politike ndërtohen muret mentale, ndërsa llogoret politike sa vinë e thellohen. (Ivanov në MASH në 02.07.2015)           

Prej këtu, shtrembërimi komplet i të së vërtetës është se këto dy lider nuk kanë dashur të ulen në tavolinë me të për t’u zhvilluar bisedime për zgjedhjen e krizës politike. Aq më pak, por përsëri, është e vërtetë se tha “shtetin e së drejtës, sovranitetin dhe pavarësinë e kanë rrezikuar këta dy politikan të papërgjegjshëm të cilët sollën Marrëveshjen e Përzhinos dhe të cilët nuk iu përmbajtën asaj”. 

Ndjekja e zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos nga ana e koalicionit të përbërë prej 23 organizatave joqeveritare, Rrjeti 23, më pas raportet e Unionit Evropian, deklaratat e ambasadorëve në vend të BE-së dhe SHBA-ve, deklaratat e disa ambasadorëve të cilët ishin të kyçur në bisedime, shumë qartë tregojnë fajtorin për jozbatueshmërinë apo gjysmëzbatueshmërinë e Marrëveshjes së Përzhinos, dhe fajtorë nuk janë dy personat e përmendur, dhe prej këtu, Ivanov me këtë deklaratë nuk bën asgjë tjetër, përveç se haptazi shtrembëron të vërtetën, apo bën spinim.

 

Spin2:  Prokuroria Publike Speciale është institucion i formuar ad-hoc, me qëllim të caktuar qartazi, në pajtueshmëri me partitë politike, prej së cilës pritej që nëpërmjet punës së saj të mund të zgjidhte krizën politike, dhe jo thellimin e saj.  

Për fat keq, Prokuroria Publike Speciale, në vend që të jetë instrument i së drejtës u shfaq si instrument i shantazhit. Prej miliona dosjeve që pretendojnë se i posedojnë, i miratuan vetëm ato të cilët lidhen me përfaqësuesit e qeverisë, gjegjësisht me anëtarët e VMRO-DPMNE-së. Persekutimi selektiv i PSP-së krijoi atmosferë stresuese në shoqëri. Unë edhe publikisht kam pyetur sipas cilës metodologji janë zgjedhur vetëm ato raste. Përgjigjen e dha lideri i opozitës Zaev i cili deklaroi se Prokuroria Publike Speciale vepron sipas aktakuzave të ngritura nga opozita, Që do të thotë, në vend të Prokurorisë Speciale fituam Prokurori Selektive, e cila vepron nën dirigjimet e opozitës.       

Kundër-spin: Bëhet fjalë për akuzë të rëndë publike të Ivanovit mbi Prokurorinë Speciale, e cila në këtë mënyrë formale fitoi edhe një institucion që pengon punën e saj, edhe pse, në bazë të ligjit me të cilin është formuar, shtohet se të gjitha institucionet, përfshirë këtu edhe Presidencën e RM-në, duhet të bashkëpunojnë me PSP-në nëse vet Prokuroria e kërkon atë.

 Informojmë publikun se ende presim përgjigjen e Presidentit Ivanov në lidhje me të dhënat e kërkuar. Kërkesa jonë është dërguar me 15.04.2016, duke pasur parasysh se nuk morëm përgjigje, me datë 09.05.2016 dërguam edhe letër urgjence. Presim që edhe pas kësaj vonese, do të marrim përgjigjen e kërkuar prej Presidentit Ivanov. (Prokurorja Lençe Ristoska në 03.06.2016)

Për sa i përket akuzës për seleksionim të PSP-së, nuk duhet të harxhohen shumë fjalë, sepse ato janë kryesisht akuzat e Nikolla Gruevskit dhe të të gjithë funksionarëve dhe satelitëve të VMRO DPMNE-së, për të cilat deri më tani ka pasur kundër-argumente si përgjigje ndaj tyre.

Së pari, PSP-ja filloi me punën e saj duke marrë raste që ishin hapur nga gjykata e rregullt, pas akuzave penale të ngritura nga LSDM-ja opozitare, që janë në lidhje me incidentet kriminale për të cilat flitet në bombat e publikuara – nga bisedat e përgjuara telefonike. Kjo është një specifikë e vogël – në vend të disa lëndëve të kërkuara, gjykata e rregullt PSP-së i’a dha të gjitha lëndët, dhe menjëherë filluan të rrjedhin afatet, 18 muaj për ngritjen e akuzave, që është parakusht i vet ligjit.  Kjo do të thotë se prokurorja speciale Katica Janeva dhe dhjetë prokurorët e tjerë ndihmës, punojnë në këto raste dhe nuk kanë kohë që t’i përkushtohen materialit të gjerë nga bisedat e përgjuara. Atë e thonë edhe vet prokurorët. Përveç asaj, a nuk është logjike të hulumtohet keqpërdorimi i fuqisë dhe eventualisht veprave kriminale nga ai i cili e posedon fuqinë dhe qeverinë? Në dhjetë vitet e fundit ata janë Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja.

Dhe në fund, një pyetje legjitime. Prej nga e di presidenti i RM-së se në miliona dosje, ka dosje me funksionarë opozitarë të përgjuar, deputet ose persona të tjerë lidhur me to, të cilat përmbajnë vepra kriminale?

Në fund të fundit, të kujtohemi se rasti “Puç” iu referohet akuzave të ngritura kundër disa personave, mes të cilëve është edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe ai proces ende është në hulumtim e sipër nga Prokuroria Publike. Për çfarë sleketiviteti flitet vallë ?

Përfundimi është i pashmangshëm. Gjorgje Ivanov, për të katërtën herë në këto muajt  e fundit, mban fjalime manipuluese në lidhje me krizën politike, gjatë së cilës shembujt që i elaboruam tregojnë haptazi për shtrembërim të së vërtetës ose spinim. Gjithashtu spinimet i maskon me fatin e vendit, me mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve, etj, gjë që tregon se ka njohuri dhe aftësi për spinim, ashtu siç e kanë ligjëruesit e kësaj materie.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.