Kundër-spin: Fetai flet për fakte, ministrja për thashetheme

Sipas ministres, tezat e Fetait janë "thashetheme". Foto: printscreen.

Ministrja e shtrembëron te vërtetën dhe pohon që bëhet fjalë për teza të paargumentuara dhe thashetheme me prapavijë politike (opozitare), por në të njëjtën kohë përgjithëson, andaj akuzat për keqpërdorimet i lidh me gjithë Ministrin, edhe pse PSP përgjegjësin e hedh ndaj personave konkret (duke mos i emëruar). 

 

Shkruan: Olivera Vojnovska 

 

Ministrja  për kulturë Elizabeta Kançeska – Milevska me 29 tetor 2016 në konferencë për shtypë, mes tjerash dhe deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si spin:

Spin: Prokuroria Speciale Publike edhe një herë tregoi se punon sipas instruksioneve të dhëna nga ana e LSDM-së, dhe se punohet sipërfaqësisht, pa ndonjë analitikë ose analizë, mbi hamendësime të cilat nuk kanë të bëjnë fare me realitetin. 

 Dua të potencoj se akuzat e dala nga ana e zonjës Fetai nuk janë të sakta, nuk janë të vërteta dhe me përgjegjësi i hedh posh tërësisht. Tezat e Fetait patjetër e kam të them se janë thashetheme, ato janë një manipulim i ashpër me të cilin Prokuroria Speciale Publike dëshiron që të njollos edhe vendin tim të punës edhe në punën e të punësuarve në Ministrinë e Kulturës 

[Burimi: A1ON (prej minutës 0  deri te minuta 0,53 e videos) Data 20.10.2016]

Kontraspin - foto Vistinomer

 

Kundër-spin: Konferenca për shtyp e ministres së kulturës Kançeska-Milevska është një reagim i komunikimit të Prokurorisë Speciale Publike në të cilin u zbardhën rastet “Toplik” dhe “Tenderët”. Prokurorja Fatime Fetai, e cila në konferencë në PSP e prezantoi lëndën “Tenderët”, duke mos përmend emra konkret ose iniciale, deklaroi se mbi baza të materialit të siguruar ka ekzistuar dyshimi se prej 14 qershor 2011 deri në 31 dhjetor 2013 në Shkup e dyshuara e parë që shërben në Ministrinë e Kulturës dhe tre të dyshuar anëtar të Komisionit për prokurim në këtë ministri i kanë shfrytëzuar autorizimit që jua jep pozita që “Beton-Shtip” të jetë i favorizuar për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së.

Shumë shpejtë pas konferencës së PSP-së, ministrja, faktikisht, duke zbuluar vetveten në rastin “Tenderët”, deklaroi se bëhet fjalë për “thashethemet dhe manipulime të  ashpër”, që paraqitja e PSP-së është “pjesë e një skenari të planifikuar më herët në funksion të kampanjës politike të LSDM-së me qëllim që të nxihet puna e Ministrisë së Kulturës”. Këtu, në të vërtetë është edhe spini edhe atë mbi dy baza.

Ministrja e shtrembëron të vërtetën dhe pohon që, bëhet fjalë për teza të paargumentuara dhe thashetheme me prapavijë politike (opozitare) , por në të njëjtën kohë edhe përgjithëson, andaj akuzat për keqpërdorim i lidh me gjithë Ministrinë, edhe pse PSP u’a mveshi personave konkret (duke mos përmendur emra).

Është në interes të së vërtetës të themi se Fetai për rastin “Tenderët”, deklaroi se del mbi baza të materialit të grumbulluar:

Ekziston dyshim fondamentale se para se me u shpallur konkursi për prokurim dhe para së gjithash të zbatohet procedura, përkundër principeve të konkurrencës dhe transparencës të parapara me nenin 2 nga Ligji për prokurim dhe përkundër nenit 28 nga u njëjti ligj, para se të merret vendimi për nevojë të prokurimit, e dyshuara e parë tashmë kishte marr vendin, edhe ta fitojë edhe të kryej punën. 

 

Faktet dërgojnë në dyshimin e krijuar se e dyshuara e parë me 14.06.2011 përmes telekomunikimit me dëshmitarin, atëherë drejtori gjeneral i SHNT Beton AD Shtip, i ka thënë të njëjtit që Beton Shtip të vazhdojë me punën e objektit ku kohë mbas kohe kanë përfunduar punë ndërtimore pas marrëveshjes së arrirë për prokurim, t’i përmbarojë të gjithë ato punë të cilat dalin shtesë dhe të mos pritet njëzet ditë për zbatim të prokurimit të ri, 

 

Sipas të dhënave, e dyshuara e parë dëshmitarit i thotë se e njëjta tanimë ka rregulluar punën me të dyshuarin e dytë që komisioni për prokurim kur do të publikojë konkursin, marrëveshjen e ka bërë me SHNT Beton Shtip, sepse janë marrë vesh që të parashohin kushte të tilla dhe kriteriume për shpërndarje të marrëveshjes, të cilët i ka plotësuar vetëm Beton Shtip, dhe nuk do të mund që të fitojë një subjekt tjetër, 

Duke mos zbatuar procedura për prokurim, Beton Shtip AD veç se i kish kryer punët, ndërsa me 18.07.2011 ka dhënë ofertë për procedurë në prokurim. Ditën tjetër kompania është zgjedhur formalisht si ofertues më i përshtatshëm.

Më pas, me 05.08.2001 është arrit marrëveshja për prokurim, por siç përmenda, për punë veç se të kryera. Marrëveshja është arrirë mes MK-së dhe përfaqësuesit të të dyshuarës së parë, me vlerë prej 62.480.543 denarë (rreth 1 milion)

Sipas kontratës nga MK për SHNT Beton AD Shtip me 31.12.2013 i është paguar me vlerë prej 54.501.336 denarë.  

Me veprime të tilla ekziston dyshimi që të dyshuarit kanë kryer vepër penale. Keqpërdorimi i pozitës së nëpunësit dhe autorizimit nga nenit 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1. në nenin 2 të Kodit Ligjor, deklaroi Fetai. 

Që do të thotë përkundër pretendimeve të ministres, e cila gjërat i fut te “thashethemet” dhe duke përdorur matricën e partisë së saj e shtyn tregimin se PSP “është dorë e zgjatur e LSDM-së”, Fetai përgjatë zbardhjes së rastit  thirret për fakte konkrete, të cilat dalin nga përmbajtja e bisedave të  përgjuara.

Po ashtu, prokurorja speciale në daljen e saj nuk e drejtoi gishtin ndaj të gjithë Ministrisë së Kulturës (siç thotë ministra), po ka lokalizuar përgjegjësin te katër persona për të cilët ekziston dyshimi se janë kryer keqpërdorime gjatë zbatimi tët procedurës së parregullt të tenderëve për Muzeun e VMRO-së. Fetai qartazi tha se persona për të cilët ekziston “dyshimi bazë se të përfshirët kanë kryer vepër penale me të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë është dëmtuar buxheti i RM-së dhe sjellja e detyrimeve prej Ligjit për prokurim”. Ajo tha se e dyshuara e parë është “person zyrtar nga Ministria e Kulturës”, ndërsa tre persona  janë nëpunës, anëtarë të komisionit për prokurim në Ministrinë e Kulturës janë të dyshuar si bashkëpunëtor.

Andaj, pavarësisht se Fetai nuk përmendi emra, përsëri, nuk ishte e rëndë që të qëllohet se kujt i’a dërgoi porosinë: “Korrupsioni dhe kultura janë dy koncepte të ndryshme jetësore”, dhe se “ekziston dyshimi se këto dy koncepte janë përzier”.

Ndërsa, atë që dëshiron Kançeska-Milevska që të relativizojë rolin e saj dhe akuzat për keqpërdorime të thëna nga PSP i drejton kah të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, nuk është asgjë tjetër përveç se një tjetër spin politik dhe tentim i dëshpëruar që të heq përgjegjësinë nga vetvetja.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.