KUNDËR-SPIN:  Alternativat për ngrohje – Trajkovski dëshiron që “me pak para të blej shumë gjëra”

Nuk ka ajër të pastër për 100 mijë euro. Foto: ueb-faqja e VMRO DPMNE-së.

 Paralajmërimi për ajër më të pastër në Shkup përmes subvencioneve të qytetarëve për ngrohje alternative (koftorë që djegin peleta), është spin i zakonshëm, pasi nuk ka rezultat me aq pak para që janë menduar të ndahen nga arka e qytetit

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Kryetari i Komunës së Shkupit Koce Trajanovski lajmëroi subvencione për të gjithë qytetarët e interesuar që të ndërrojnë të gjithë koftorët me dru me të reja të cilat do të jenë të shfrytëzueshme me peleta, përgjatë asaj duke siguruar se në atë mënyrë do të mund të pastrohet edhe ajri në kryeqytet:

Spin: Duke pasur parasysh që një prej ndotësve kryesorë të ajrit në qytetin e Shkupit është ngrohja me djegie të drunjve, mbetje të orendive dhe lëndë tjera të papërshtatshme me këtë duam që të stimulojmë qytetarët që gjatë ngrohjes të shfrytëzojnë ngrohje alternative…Subvencionet janë një masë e marrë për mbrojtjen e mjedisit në qytetin e Shkupit dhe është një pjesë strategjisë për ndryshime klimatike në Qytetin e Shkupit. 

[Burimi: Ueb-faqja e VMRO DPMNE-së, Data, 06.10.2016]

 

Kontraspin - foto Vistinomer

 

Kundër-spin:  Iniciativa e Trajanovskit në të vërtetë është pasqyrim në nivel lokal i iniciativës së liderit të partisë Nikolla Gruevski, e cila i projekt partiak për qytetarët lajmëroi subvencionet para disa muajve.

“Vërtetmatësi” analizoi deklaratën e Gruevskit me llogari të detajuara, se sa para janë planifikuar për sa vite, sa qytetarë, gjegjësisht familjet ngrohen me dru dhe sa kanë nevojë për ndryshime, sa kushtojnë peletat dhe kaldajat për ngrohje, të gjitha përfitimet dhe mangësitë. Përgjatë asaj, deklaratën e Gruevskit e vlerësojmë si “jokonsekuente”, para së gjithash sepse premtohen rezultate të mëdha, por mungojnë paratë e ndara prej buxhetit, edhe sikur vetëm gjysma e nikoqirëve edhe atë jashtë prej Shkupit të shprehin interes për ngrohje të tillë.

Prej atij momenti është bërë vetëm ndryshimi i rregullores ligjore edhe atë tani vonë, ashtu që deputetët nga partia me shumicë votash mbështetën ndryshimin e ligjit për tatim, ku TVSH për fishekët, koftorëve dhe kaldajave me peleta është zvogëluar prej 18 në 5 përqind.

Jokonsekuente në iniciativën e Gruevskit për përdorim të peletave në vend të drunjve si mjete për ngrohje janë parat e ndara, dhe e njëjtë është edhe iniciativa e Koce Trajanovskit.

Sipas vlerësimeve nga nikoqirët relevant dhe institucione te huaja, OECD dhe Ministria e Ekonomisë (publikimet janë këtu), në Maqedoni rreth 22 përqind e shtëpive ngrohen me drunj. Në Shkup sipas statistikave të fundit prej vitit 2002, ka 146 mijë shtëpi. Prej tyre me shumë se 40 mijë ishin të kyçur në ngrohjen qendrore, që do të thotë se rreth 100 mijë shtëpi ngrohen në tjetër mënyrë – rrymë, naftë ose drunj. Nëse ndërrojmë numrin prej 33 përqind në nivel shtetëror, del se rreth 33 mijë shtëpi në Shkup ngrohen me drunj. Nga ana tjetër kryetari i komunës së Trajanovskit thotë se për subvencionimin e qytetarëve janë ndarë më shumë se 6 milion denarë, që kap vlerën prej 97 mijë euro:

Pagesa e mjeteve do të kryhet në mënyrë të vazhdueshme, sipas radhës që janë lajmëruar, deri në përmbushjen e buxhetit të paraparë, vlera e cila arrin  5.890.000 denarë, jo më vonë se 30.11.2026, thirrja publike do të publikohet javën e ardhshme, pas publikimit të këshillit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, dhe do të zgjas deri me 30.11.2016.  

Sipas llogaritjes së vlerës së koftorëve ose kaldajave për ngrohje në hapësirat deri në 60 metër katror , (rreth 40 mijë denarë), qyteti do të subvencionojë jo më shumë se 30.000 denarë, duhet që të merret parasysh se të gjithë kërkimet do të jenë rreth kësaj shume maksimale. Prej këtu del se, do të mund të mbulohen më së shumti rreth 200 familje të  cilat do të subvencionohen me nga 487 euro, që del shumë e përafërt me shumën që do të ndante qyteti i Shkupit prej 97 mijë euro.

 Dyqind familje nga 33 mijë gjithsej të cilat ngrohen me drunj, arrijnë vetëm 0,6 përqindëshin e ngrohjes me drunj në qytetin e Shkupit. 

Përkundër kësaj, Koce Trajanovski thotë në pritje të stinës për ngrohje…Stina për ngrohje tanimë ka filluar, edhe pse zyrtarisht nis me 15 tetor. Tenderi do të shkruhet javën e ardhshme, dhe do të zgjas deri në ditën e fundit të nëntorit. Nuk mund të pritet se qytetarët që do të shprehin dëshirë, të presin dhjetorin, janarin ose shkurtin që të zgjedhin çështjen me ngrohjen nëse deri më tani nuk janë furnizuar me drunj. Prej këtu, nëse është menduar seriozisht për “pritjen e stinës për ngrohje”, një iniciativë e tillë është dashur që të ndërmerret më herët.

Për shkak se është e qartë që as me 0.6 përqindëshin e ngrohjes të ndërruara nuk do të mund të pastrohet ajri në Shkup, aq më pak do të mund të mbulohet edhe stina e ngrohjes, pretendimin e Trajanovskit për ajër më të pastër e vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës ose spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.