Konferenca Point 2.0 prej 23 deri më 25 maj në Sarajevë

Në konferencën e dytë “POINT” (Përgjegjësia politike dhe teknologjitë e reja), e cila do të mbahet prej 23 deri më 25 maj të këtij viti, në hapësirat e Art-kinemasë “Kriterion”, do të marrin pjesë organizatat qytetare aktivitetet e të cilave bazohen në përdorimin e teknologjive të reja.

point-2.0

Këtë vit, përveç pjesëmarrësve nga shtatë vende nga Evropa Juglindore, konferenca do të jetë nikoqir edhe i organizatave qytetare nga Egjipti, Libia, Tunisi, Izraeli, Palestina, Qiproja, Gjermania, Hungaria, Polonia, Sllovakia, SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Islanda, Rusia dhe Azerbejxhani.

Konferenca katërditore POINT do të përfshijë prezantime dhe projekte të shumta, punëtori nga fusha e përdorimit të teknologjive të reja për aktivizëm qytetar, panel-diskutime, prezantime nëpërmjet Skype-it dhe përmbajtje zbavitëse. Në konferencë, me përdorimin e teknologjive të reja dhe me pjesëmarrjes aktive të shfrytëzuesve të internetit, do të prezantohen shembuj konkretë për aktivitete të organizatave qytetare, duke i përfshirë edhe këmbimet e përvojave nga fushat konkrete.

Në dy ditët e para të konferencës së sivjetme do të mbahen panel-diskutime dhe prezantime të pjesëmarrësve. Dita e tretë është planifikuar si ditë jokonference, kështu që pjesëmarrësit do të mund të propozojnë tema për prezantime. Gjatë ditës së tretë dhe të katërt do të organizohet “Code sprint”, garë dyditore e programuesve dhe entuziastëve të tjerë të TI-së për zhvillimin e projekteve të reja softuerike për aksion qytetar.

Konferenca e parë POINT u mbajt prej 16 deri më 18 shkurt 2012, përfshiu pesë tema kryesore, tuboi mbi 100 përfaqësues të organizatave qytetare nga rajoni dhe bota, të cilët kishin mundësi t’i prezantojnë ndodhitë më të reja në shfrytëzimin e teknologjive të reja për organizatat qytetare.

Konferencën POINT e organizon asociacioni qytetar “Zašto ne” nga Bosnja dhe Hercegovina në bashkëpunim me “CRTA” nga Serbia, “Metamorfozis” nga Maqedonia dhe “Mjaft” nga Shqipëria.

Burimi: point.zastone.ba „POINT 2.0 od 23. do 26. maja u Sarajevu“

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.