Kiril Minoski
Kiril Minoski është ministër aktual i financave. Ka punuar edhe në projekte të programit të SHBA-ve për ndihmë- USAID..
JETA PRIVATE
Ka lindur me 20 tetor të vitit 1971 në Shkup.
SHKOLLIMI
Në vitin 2005 – Magjistër në shkencat ekonomike- Studime evropiane- Fakulteti Ekonomik Shkup, University Antwerp- Belgjikë, Staffordshire University – Britani e Madhe, University Bari – Itali
Për momentin është doktorant në shkencat ekonomike- Fakulteti Ekonomik Shkup
KARRIERA
tetor 2015- qershor 2016- drejtor i Drejtorisë për të Ardhura Publike në Republikën e Maqedonisë ;
maj 2014- nëntor 2015- drejtor I Inspektoratit Shtetëror të Tregut- Ministria e Ekonomisë ;
nëntor 2013- maj 2014- drejtor i njësisë për projekte, Projekte për rikonstruksion të hapësirave shëndetësore në Republikën e Maqedonisë/ Banka për zhvillim në Këshillin Evropian/ Ministria e Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë ; Booz Allen Hamiton- kompani konsultuese.
2010-2013 – menaxher në kompaninë për eksport- Projekt për përparim të investimit dhe eksportit në USAID ;
2006-2010 – menaxher i njësisë për reforma të tregut, punës dhe reformave të pensioneve. Projekt i USAID për përparim të mjedisit të biznesit
2002-2006 – menaxher për financa dhe burime njerëzore- Projekt për konkurrencë/ USAID;
2000-2002 – zëvendës drejtor/drejtor – Projekti i bankave të Maqedonisë / USAID.
KARRIERA POLITIKE
Në funksionin ministër për financa vjen në mesin e vitit 2016, duke e pasuar Zoran Stavrevskin që dha dorëheqje.
BURIME
Влада на Република Македонија – Кирил Миноски
(15.06.2016) Сител – Кирил Миноски, нов министер за финансии
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari