Izet Mexhiti

Izet Mexhiti aktualisht është kryetar i komunës së Çairit. Në këtë funksion tani është në mandatin e tretë, komunë nga e cila në vitin 2005 me ligjin e ri për vetëqeverisje lokale një pjesë e madhe e komunës së Çairin ju nda dhe i është bashkangjitur komunës së re të Butelit.

 

JETA PRIVATE

Ka lindur në Shkup në vitin 1977. I martuar me Havën me 10 qershor të vitit 2006, e cila është e punësuar si pedagoge në çerdhen e Çairit. Ai jeton me prindërit e tij, ka një motër. Nuk është shumë dashamir i sportit por në mënyrë aktive merret me alpinizëm. Siç e thekson edhe vet ai, Çarshia e vjetër e Shkupit është pjesa e preferuar e tij në qytet.

 

SHKOLLIMI

Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin ” Zeflush Marku”. Ka diplomuar në fakultetin ekonomik në Shkup, ndërsa tani është në studime post diplomike në fushën e menaxhmentit publik.

 

KARRIERA

Në periudhën 2001-2003 ka qenë profesor në shkollën e mesme ” Arsen Jovkov”. Pasi e ka lëshuar pozicionin e profesorit, ka punuar si këshilltar ekonomik në Postën e Maqedonisë deri në vitin 2005.

 

KARRIERA POLITIKE.

Mexhiti është anëtar i BDI-së dhe anëtar i kryesisë qendrore të partisë.Mandatin e parë në zgjedhjet lokale e ka fituar në vitin 2005, të parat pas ndarjes territoriale të vitit 2004. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ka realizuar një ndër fitoret më bindëse në rrethin e dytë me 70 % të votave të fituara.

 

„Ndërtues“

Një ndër të arriturat e tij është vendosja e Skenderbeut, si dhe ndërtimi i qendrës me të njëjtin emër që duhet të ndërtohet në mes të bulevardit Goce Dellçev, mes Hamamit Daut Pasha, MOB, Çarshisë së vjetër dhe shtëpisë së mallrve “Most” dhe “Ilinden”.

Riemërimi i shkollave

Gjatë mandatit të tij të dytë ka marr vendim për riemërtimin e katër shkollave fillore në këtë komunë, e cila më pas u cilësua si e kundërligjshme. Për shkak të vendimit të kundërligjshëm, në të gjithë dëftesat të cilat jepen nga këto shkollë qëndrojnë emrat e vjetër të shkollave.

 

Incidentet për përmendoren e Car Dushanit dhe kishën në Kala

Ai është i përfshirë në incidentit e vitit 2011 kur ishte rrëzuar kisha në Kala të Shkupit, me të cilën u ashpërsuan marrëdhëniet ndëretnike. Ishte prezent edhe gjatë dëmtimit të përmendores së Car Dushanit në qendër të Shkupit në dhjetor të vitit 2013.

 

BURIME

Нова ТВ – Изет Меџити: Бевме присутни кога се уриваше споменикот на Цар Душан (10 декември 2013)

Радио Слободна Европа – Меџити – Бараме албанско име за училиште каде што учат Македонци (30 септември 2012)

Википедија – Изет Меџити

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.