Ivica Konevski: “Subvencione sociale” është projekt i vonuar

“LSDM-ja është vonuar disa vjet, për shkak se Qyteti i Shkupit, Manastiri dhe shumë qytete të tjera për shumë vite i subvencionon dhe i liron qytetarët, që janë shfrytëzues të ndihmave të vazhdueshme në të holla, jo vetëm nga pagesa e taksës komunale, por edhe gjatë shfrytëzimit të ujit nga sistemet e ujësjellësve”. [Dаta: 20.12.211 | Burimi: Тelevizioni Telma]

Arsyetim:

Në buxhetin e Qytetit të Shkupit për dy vitet e kaluara, qëndron se për vitet 2010 dhe 2011, për benificione sociale ndahen vetëm 200 000 denarë, që me të vërtetë është shumë pak, duke pasur parasysh se kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së paralajmërojnë ndihmë prej 36 milionë eurosh për çdo komunë. Gjithashtu, në buxhet, askund nuk përmendet ndihma e këtillë, si linjë e veçantë, ndërsa në pjesën zhvillimore të buxhetit të këtij viti, të planifikuar për periudhën 2011 – 2013, në programin për mbrojtje sociale qëndron: “Vazhdimi i projektit për të siguruar qasje të pandërprerë në të gjitha institucionet që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, planifikohet të vazhdojë duke vendosur platforma për shkallë dhe lift për personat me nevoja të veçanta; si dhe fillimi i realizimit të projektit Qendra për rehabilitim dhe resocializim të personave që janë të varur nga drogat”, dhe përsëri nuk përmendet asgjë për ndihma të këtilla.

Në buxhetin e komunës së Manastirit, në pjesën e të dalave për vitin 2011, për benificione sociale ndahen 2 700 000 denarë, që poashtu është shumë e vogël, dhe përsëri, në asnjë vend, si linjë e veçantë nuk përmendet ndihma e këtillë.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari