Helikopteri që lëshon zjarr nuk i shkakton zjarret pyjore, por ndihmon për parandalimin e tyre
Pretendimi në postim se dikush me helikopter po ndez qëllimisht zjarre në pyje është i pasaktë. Konkluzioni është bërë pa menduar dhe mashtron përdoruesit e rrjeteve sociale. Helikopteri i paraqitur në video përdoret për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në pyll, pra për djegie të kontrolluar, në të cilin bëhet unazë rreth zjarrit për të parandaluar çdo material që mund të ndizet më tej.
Një postimi në Facebook i është bashkangjitur një video që tregon një helikopter në një zonë pyjore që është përfshirë nga zjarri, me pajisje zjarrfikëse të varur në helikopter. Më pas thuhet se kjo është arsyeja e zjarreve pyjore. Kjo nuk është e saktë.
Ja arsyeja e ZJARREVE TË PYJEVE, thuhet në postim.
Nuk dihet origjina e saktë e videos së bashkangjitur postimit, as kur është filmuar dhe as ku është filmuar. Por ajo që bie në sy është lloji i helikopterit të treguar dhe qëllimi i tij.
Ndërsa, synimi i tij nuk është të ndezë zjarre në pyje, siç pretendohet në postim pa përmendur më shumë prova se si është arritur ky përfundim.
Ky lloj helikopterësh përdoren për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve në pyll, pra për djegie të kontrolluar në të cilën bëhet një unazë rreth zjarrit për të parandaluar çdo material që mund të ndizet më tej.
Çfarë është djegia e kontrolluar?
Djegia e kontrolluar, e njohur gjithashtu si djegia e përshkruar, përfshin vendosjen e zjarreve të planifikuara për të ruajtur shëndetin e pyjeve. Këto djegie janë planifikuar në një kohë kur zjarri nuk do të përbëjë kërcënim për publikun apo ata që e ballafaqohen me atë.
Por, përveç kësaj përdoret edhe si parandalim i përhapjes së zjarreve tashmë ekzistuese, pra bëhet fjalë për perimetrin që zjarrfikësit krijojnë rreth zjarrit që të mos përhapet.
Ndryshe nga zjarri në shtëpi, i cili kërkon mijëra litra ujë për t’u shuar, luftimi i zjarrit në pyll nuk ka asnjë mënyrë për të përdorur ujë të mjaftueshëm për ta shuar plotësisht, kështu që shpërndahet fuqi punëtore dhe shumë shpesh krijohet zjarr i kontrolluar për të krijuar situatë ku zjarri mbetet pa sipërfaqe djegëse dhe kështu shuhet vetë.
Ka një sërë mënyrash për të vënë një zjarr të kontrolluar, por për ta nevojiten njerëz në tokë, në afërsi të zjarrit. Mund të jetë e vështirë në terren të ashpër dhe kërkon shumë fuqi punëtore për të djegur zona të mëdha. Në situata të tilla, përdoret një helikopter që hedh zjarrin.
Ekuipazhet që po luftonin me një zjarr masiv në Kaliforninë veriore në 2015 – i cili tashmë ka djegur 70,000 hektarë tokë dhe ka shkatërruar më shumë se 40 shtëpi – përdorën një pajisje më të pazakontë, gjegjësisht helikopter që “pështyn” flakë.
Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të këtij lloji helikopteri, por të gjithë funksionojnë në të njëjtën mënyrë, domethënë, zjarri del nga një mjet gjigant që varet disa dhjetëra metra poshtë helikopterit dhe zjarrfikësit mund të përcaktojnë saktësisht se ku duan të djegin bimësinë.
Ideja është që të fillojë një vijë të vazhdueshme zjarri edhe në terrene të përafërt dhe të paarritshme. Gjithashtu, me ndihmën e këtij helikopteri digjen majat e pemëve, gjë që është e vështirë për operacionet që kryhen nga toka.
Si funksionon shuarja e zjarrit me zjarr?
Zjarrfikësit nuk ndezin pemët rastësisht, ata zgjedhin një sekuencë të planifikuar pemësh për të djegur, duke marrë parasysh faktorë të shumtë, si drejtimi i erës dhe sa afër është zjarri më i madh që po përpiqen të shuajnë.
Ajo që bën një rresht i djegur pemësh është që të krijojë pengesë për përhapjen e zjarrit, pra, duke lënë një hapësirë boshe dhe të hapur në pyll.
Një linjë zjarri e vendosur në mënyrë strategjike që digjet kundër erës përpara një zjarri që përparon, në fakt djeg karburantin e disponueshëm që zjarri do të arrijë përfundimisht dhe kështu mund të parandalojë një zjarr më të madh nga përhapja.
Helikopter që hedh zjarr është i shpejtë dhe efikas për të ndezur zjarr. Ai ka një rezervuar karburanti 55 litra që varet disa metra nga mesi i helikopterit. Është në përdorim që nga viti 1975 dhe është një mënyrë efektive për të shuar zjarre më të mëdha shumë më shpejt se sa një ekuipazh njerëzor.
Shembuj të përdorimit të pajisjeve të tilla, d.m.th një helikopteri që hedh zjarrin, për të vënë nën kontroll një zjarr të madh mund të shihen në videot këtu, këtu dhe këtu.
Pra, pretendimi në postimin që është objekt i këtij shqyrtimi, se dikush po ndez qëllimisht zjarret në pyje në këtë mënyrë, është i pasaktë. Konkluzioni është bërë pa menduar dhe mashtron përdoruesit e rrjeteve sociale. Në fakt, e vërteta është se këta helikopterë përdoren për të shuar një zjarr tashmë ekzistues, jo për ta ndezur atë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari