Hekurudha – premtime të mëdha, realizime të vogla!
Në përgjithësi, projektet infrastrukturore të parapara me Programin nacional 2014-2016 zhvillohen shumë ngadalë. “Programi nacional parasheh gjithsej 31 projekte për Korridoret VIII, X dhe Xd. Realizimi i projekteve zhvillohet shumë ngadalë dhe në pjesën më të madhe, Strategjia nacionale për periudhën deri në fund të vitit 2016 është e parealizuar, dhe për këtë arsye efektet e pritura mbeten për periudhën e ardhshme” – thuhet në raportin e posa publikuar të revizionit kushtuar masave dhe efekteve nga zhvillimi i komunikacionit hekurudhor në vend, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.
MEGA-PROJEKTE, REALIZIM I NGADALSHËM…
Ngecje në ndërtim, afate të vonuara, e madje edhe kontrata të ndërprera janë një pjesë e konstatimeve që i publikoi revizori shtetëror, i cili në thjerrë i vendosi projektet infrastrukturore të hekurudhës që janë pjesë e Programit nacional 2014-2016.
“Realizimi i projekteve të PN, në përgjithësi në të gjitha Korridoret VIII, X и Xd, zhvillohet me dinamikë të ngadalshme. Afatet e parapara për realizim janë prolonguar me çka realizuesve të punëve u janë dhënë mundësi reale për përfundimin e tyre. Duke e pasur parasysh këtë, veçanërisht për Korridorin X, për shkak të prolongimit të afatit për punët që duhet të kryhen në vazhdimësi dhe vështirësive financiare të realizuesit, ekziston rreziku që ai të mos ketë mundësi t’i përfundojë aktivitetet, e me këtë të paraqitet nevoja për tender të ri dhe për zgjedhje të realizuesit të ri që do ta shtyjë afatin për përfundimin e aktiviteteve të remontit të aksit Negotinë – Nogaevci” – thekson revizori.
“Në janar të vitit 2016, MTL-ja me shkresë e njofton realizuesin se mbeten edhe gjashtë muaj për t’u përfunduar 84% e kontratës, pa mundësi për vazhdimin e saj. Tejkalimi i problemeve në implementimin e projektit. Me përfundim të Qeverisë së RM-së të datës 27.07.2016 është pranuar varianti A – ndërprerja e kontratës me realizuesin aktual dhe zgjedhja e realizuesit të ri – MF-ja pas pranimit të miratimit nga ana e Delegacionit të BE-së, më 03.10.2016 i ka dërguar shkresë realizuesit, me të cilën e ndërpret kontratën për kryerje të punëve, mirëpo edhe përkundër shkresës së MF-së për ndërprerje të kontratës, nga ana e realizuesit, më 25.11.2016 është pranuar letër me informacion se vazhdon me aktivitete për vendosje të sinjalizimit dhe të telekomunikacionit” – thekson revizori.
HEKURUDHA STAGNON – TRENAT QARKULLOJNË NGADALË…
Revizori thekson se konstatim i përgjithshëm për zhvillimin e rrjetit hekurudhor në Maqedoni, në periudhën e 50 viteve të fundit është se ai stagnon.
“Komunikacioni hekurudhor në Republikën e Maqedonisë karakterizohet me prapambeturi të konsiderueshme në krahasim me hekurudhat evropiane edhe atë sa i përket cilësisë së binarëve hekurudhorë, mirëpo edhe sa i përket dendësisë së rrjetit hekurudhor” – theksojnë revizorët dhe shtojnë:
“Përderisa në pjesën më të madhe të linjave magjistrale hekurudhore në vendet e zhvilluara, trenat arrijnë shpejtësi ndërmjet 250-300 km/h, linjat hekurudhore në Republikën e Maqedonisë nuk lejojnë shpejtësi më të madhe se 120 km/h. Pjesa më e madhe e gjatësisë së binarëve, 259 km apo 37,1% është e përshtatur për shpejtësi ndërmjet 91-100 km/h, 216 km të binarëve ose 30,9% mundësojnë shpejtësi prej 61-90 km/h dhe 224 të binarëve ose 32% shpejtësi prej vetëm 60 km/h”.
REAGIME NDA RAPORTIT TË REVIZORËVE…
“A kontribuojnë masat e ndërmarra nga ana e institucioneve që e realizojnë Programin nacional 2014-2016 për zhvillimin dhe përmirësimin e gjendjeve dhe të kushteve të infrastrukturës hekurudhore në RM”.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari