Gjykatat e Maqedonisë, shurdhmemece ndaj rasteve të torturës

Voisllav Stojanovski në emisionin Top Tema. Foto: Skrinshot

Vetëm vitin e kaluar Gjykatat evropiane për të drejta të njeriut kanë vendosur 5 aktgjykime kundër Maqedonisë për torturë, gjegjësisht Maqedonia ka qenë fajtore për shkelje të Nenit 3 nga Konventa që ka të bëj me torturën. Edhe tani kemi situatë kur gjyqit të huajë të cilit i duhen vite të veproj, të ketë më shumë vendime gjyqësore për torturë se sa të gjithë gjykatat e vendit.

[Burim: Tv Telma,  Top Tema (24:44 – 25:12 në video) Data: 29.03.2016]

ARSYETIM:

 

Shkak për këtë analizë është deklarata Voisllav Stojanovski  nga Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut  dhënë në një intervistë  (24:44 – 25:12 nga video) .  Qëllimi është të kontrollohet vërtetësia e deklaratës, por edhe të kontrollohen aktivitetet e gjykatave të vendit për ndjekje të rasteve ku është kryer vepër penale, torturë. Në bazë të analizës, deklarata vlerësohet si e vërtetë.

Vetëm vitin e kaluar Gjykatat evropiane pëe të drejta të njeriut kanë ka sjell pesë aktvendime kundër Maqedonisë për torturë, gjegjësisht Maqedonia ka qenë fajtore për shkelje të Nenit 3 nga Konventa që ka të bëj me torturën. Edhe tani kemi situatë kur gjyqit të huajë të cilit i duhen vite të veproj, të ketë më shumë vendime gjyqësore për torturë se sa të gjithë gjykatat e vendit.

 ( Top Tema (24:44 – 25:12 në video) Data: 29.03.2016) 

 

Deklaratë është dhënë menjëherë pasi Prokuroria Speciale kishte filluar me procedurën hetimore kundër shtatë të dyshuarve mes të cilëve është edhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim i cili, siç thuhet, ka urdhëruar që gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit të përdoren kërcënime dhe forcë. Sipas Prokurorisë Speciale bëhet fjalë për torturë, vepër e ndëshkueshme sipas Nenit 143 nga Kodi Penal si dhe shkelje të Nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Sipas Nenit 143 të Kodit Penal :

 Ai që gjatë kryerjes së detyrës dhunon dikë, e frikëson, e ofendon ose në përgithësi ndaj tij vepron në mënyrë që e nënçmon dinjitetin dhe personalitetin e tij njerëzor, do të dënohet me burg nga 1 deri në 5 vite.

Më tej, Sipas Nenit 3 të Komisionit Evropian për Mbrojtje të së Drejtave të Njeriut dhe Lirit Themelore, i cili ka të bëj me torturën thotë :

Askush nuk duhet të ekspozohet në torturë, sjellje çnjerëzore dhe poshtërim pse ndëshkim

Në vitin 2015, Gjykata evropian për të drejtat e njeriut, solli pesë vendime gjyqësore me të cilat vërtetohet që Republika e Maqedonisë është përgjegjëse për shkelje të Nenit 3 (ndalim për torturë) të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut dhe Liri Themelore. Bëhet fjalë për rastet Hajrullai kundër Republikës së Maqedonisë (aktvendimi më 29.10.2015), Ilievska kundër Republikës së Maqedonisë (aktvendimi më 07.05.2015), Asllani kundër Republikës së Maqedonisë (aktvendimi më 10.12.2015). Andanovska kundër Republikës së Maqedonisë ( aktvendimi më 23.07.2015) dhe Kitanovski kundër Republikës së Maqedonisë (aktvendimi 22.01.2015).

Ajo që është karakteristike për rastet ku Gjykata evropiane për të drejta të njeriut vërteton shkelje të Nenit 3 (ndalim për torturë), është edhe mungesa ae sjelljes aktive të kompetentëve, si për shembull në marrjen e çfarëdo lloj masash hetimore dhe mosveprimi i Prokurorisë publike pas padive penale. Gjegjësisht, në rastin e Hajrullahit kundër Republikës së Maqedonisë, pos shkeljes së Nenit 3 vërtetohet edhe lëshim të kompetentëve për hetimin e pohimeve të aplikuesit për maltretim policor dhe shkelje të Nenit 6 paragrafi 1 i Konventës, i cili ka të bëj me të drejtën për gjykim të drejtë.

Këto konstatime tregojnë sjelljen pasive të gjykatave kur është dashur të veprojnë në rastet për torturë nga persona që kryejnë detyra zyrtare.Në qoftë së rishikohen raportet vjetore të Prokurorit publik, në vitin 2012,2013, dhe 2014 nuk ka të dhëna që është ngritur ndonjë procedurë nga prokuroria për shkelje të Nenit 143 të Kodit Penal (torturë)

.Që shkelja e Nenit 143 të Kodit Penal është dukuri që ndodh shpesh, tregon edhe vet raporti i Sektorit për kontroll të brendshëm në MPB. Sipas raportit vjetor të vitit 2014 janë denoncuar 1584 raste ku theksohen tejkalime të kompetencave dhe keqpërdorime të detyrës zyrtare. Mandej thuhet që Sektori ka vapruar në bazë  71 kërkesave në të cilin thuhet që nga zyrtarët policor ndaj qytetarëve është përdorur dhunë fizike.

Në raportin vjetor për vitin 2015, Avokati i popullit thekson që mungojnë përgjigje ligjore, profesionale, dhe në kohë të Prokurorisë publike në kërkesat e tij për raste që kanë dëshmi për ekzistim të dyshimeve që është kryer vepër penale, torturë, sjellje çnjerëzore, poshtërim ose ndëshkim. Avokati i popullit gjithashtu bën të ditur edhe qasjen selektive të Prokurorisë publike e cila u jep prioritet kallëzimeve penale që vinë nga MBP.

Pa marrë parasyshë përfshirjen e gjerë të Nenit 143 nga Kodi Penal, ky argumentim në rastin konkret është i mjaftueshëm që të vërtetoj që deklarata e Voisllav Stojanvskit është e vërtetë.

 

LINQE:

 

Vlerësuar nga: Milena Josifovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.