Gënjeshtër është se Izraeli ka filluar me çipimin e fëmijëve

Postimt në Facebook shpërndan një video të një deklarate të bërë nga Benjamin Netanyahu, ish-kryeministri i Izraelit, një vit më parë, duke e paraqitur atë si të re dhe duke pretenduar në mënyrë të rreme se Netanyahu ishte pro çipimit të fëmijëve. Por, ai nuk përmend askund çip për fëmijët, por thotë vetëm sensorë që do të paralajmërojnë nëse fëmijët afrohen në distancë prej më pak se dy metra, aq sa është e nevojshme për të shmangur transmetimin e koronavirusit. Vetë Netanyahu mohoi lajmin se ai ka qenë pro vendosjes së çipeve tek fëmijët, pasi u botua nga portali në internet “Inet”, raportoi “Jerusalem Post”. Izraeli nuk ka vendosur për çipimin e fëmijëve, as nuk po përgatitet për një gjë të tillë.

 

 

PostimiFacebook abuzon me lajmet e vjetra të rreme, në mënyrë që të dezinformojë publikun se Izraeli do të fillojë me çipimin e fëmijëve dhe e gjithë kjo bëhet në kontekstin e teorisë së njohur të konspiracionit lidhur me pandeminë Covid-19, se po përgatitet vendosja e çipeve tek njerëzit, për t’i kontrolluar ata.

ИЗРАЕЛ

“Teoricienët e konspiracionit” janë bllokuar vazhdimisht për pretendimin se po përgatitet çipim për të kontrolluar popullsinë e botës. Epo filloi të ndodhë. Izraeli ka njoftuar se synon të fillojë me mikroçipimin e qytetarëve të vet, veçanërisht fëmijëve. Të gjitha për mirë, haha, pedofili, etj. Ata gjithashtu synojnë të vendosin alarm me zë, i cili do të parandalojë afrimin dhe kontaktin midis njerëzve”, thuhet në postim.

Postimi shpërndan video të një deklarate të bërë nga Benjamin Netanyahu, ish-kryeministri i Izraelit, dhënë një vit më parë, në vitin 2020, duke e paraqitur atë si të re.

Fola me ekspertë të teknologjisë për të gjetur masa që do të ishin të mira për izraelitët, si sensorët, për shembull, çdo person, çdo fëmijë, unë jam i pari për fëmijët, që të kenë një sensor që do të tingëllojë si një alarm nëse afrohen shumë, si ajo e makinave, tha Netanyahu.

Ai nuk përmend askund çip për fëmijët, por thotë vetëm sensorë që do të paralajmërojnë nëse fëmijët afrohen në distancë prej më pak se dy metra, aq sa është e negojshme për të shmangur transmetimin e koronavirusit.

Netanyahu këtë deklaratë e bëri në maj të vitit 2020 kur ishte kryeministër i Izraelit. Izraeli nuk ka prezantuar çipimin e fëmijëve, as nuk po përgatitet për një gjë të tillë, siç pretendohet në postim. Gjithashtu, Netanyahu nuk është më kryeministër i Izraelit dhe deklarata e tij nuk ka ndonjë peshë në kontekstin e sotëm.

Ky lajm, se Netanyahu ishte “pro” çipimit të fëmijëve është i rremë, domethënë ai vetë e mohoi atë, pasi u botua nga ueb-portali “Inet”, përcjellë “Jerusalem Post“.

Teoritë e konspiracionit ndonjëherë çojnë në çmenduri. Ne folëm për një lodër për fëmijë, një byzylyk vullnetar që çdokush mund të zgjedhë ta vendosë ose jo, shpjegoi Netanyahu, duke refuzuar, siç tha ai, legjendën urbane që ne synojmë të vendosim sensorë tek fëmijët, shkruan Jerusalem Post.

Duke pasur parasysh faktet e përmendura më sipër, mund të konkludojmë se Izraeli nuk ka filluar me çipimin e fëmijëve, me çka edhe një herë bie në ujë teoria e konspiracionit se pandemia ka për qëllim kontrollin e popullsisë së botës. Prandaj, këtë postim në Facebook, ne do ta vlerësojmë si të rremë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.