Gazifikimin dhe hekurudhën Manastir – Kremnicë, VMRO DPMNE i premton për dhjetë vite me rradhë
“Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë” , dhe “Modernizimi i hekurudhës prej Manastiri kah Greqia”, VMRO-DPMNE e premton që nga 2006 në programin “Rilindja në 100 hapa”, me të cilin Nikolla Gruevski fiton mandatin e parë
Antonio Miloshoski, bartës në listën kandiduese të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në njësinë zgjedhore numër pesë, këto ditë në Manastir dha deklaratën në vazhdim, në të cilën mes tjerash, tha:
Ndërtimi i tubacionit kryesor të gazit i cili prej Negotine do të lidhet deri në Manastir, nga Manastiri deri në Prespë dhe nga Prespa deri në Ohër dhe Strugë. Të bëjmë një unazë, ndërsa kryesisht të përdoret përmes rrjetës shpërndarëse dhe subjekteve ekonomike dhe në amvisëri. Në atë mënyrë do të kemi energji më të lirë dhe ajër më të pastër, ndërsa ata që e prodhojnë do të kenë resurs më të lirë në tregun konkurrues. Në fund po ashtu vlerësojmë se për Manastirin është i rëndësishëm udhëtimi i shpejtë, prej Manastiri deri në Mexhitlija të mund që kjo mënyrë e shpejtë udhëtimi të shërbej për komunikim më të madh dhe për njerëzit edhe për ata të cilët prodhojnë apo eksportojnë në vendin fqinjë. Po ashtu rruga do të lidhet edhe me zonën Zhaben, ndërsa do të rinovojmë dhe lidhjen hekurudhore prej Manastirit kah Greqia dhe me këtë edhe kah Selaniku.
[Burimi: Sitell Data: 23.11.2016]
ARSYETIM:
Një deklaratë të tillë të bartësit të listës në njësinë e pestë zgjedhore, Antonio Milloshovskit në të cilën mes projekteve kapitale të planifikuara të VMRO DPMNE-së në periudhën katër vjeçare përmendi tubacionin kryesor të gazit dhe rinovimin e hekurudhës prej Manastiri kah Greqia, e vlerësojmë si jokonsekuente, sepse në dhjetë vitet e kaluara (2006-2016) partia e tij shumë herë i ka premtuar këto projekte.
“Modernizimin e hekurudhës Manastir – Kremenicë”, VMRO DPMNE e premtoi që në zgjedhjet parlamentare në vitin 2006 në programin “Rilindja në 100 hapa”, me të cilin Nikoll Gruevski e morri mandatin e parë. Të njëjtin premtim partia qeverisëse më pas edhe edhe në të gjitha ciklet zgjedhore përfshirë këtu edhe këto zgjedhjet që do të mbahen me 11.12.2016.
Hekurudhën prej Manastiri kah Greqia, VMRO DPMNE për herë të parë e përmendi në “Rilindja në 100 hapa” (2006-2016) në pjesën Infrastruktura (faqe. 44) ku për projektin: “Ndërtimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor”, është shkruar:
Duke pasur parasysh qëllimin e kësaj pjese të programit të VMRO DPMNE-së rikonstruktimi i hekurudhës dhe ndarjes së saj në transport hekurudhor dhe infrastrukturë dhe hyrje graduale në kapitalin privat vetëm në pjesën e transportit, do të lidhemi për modernizimin dhe ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore veçanërisht në këto seksione:
- Tabanovcë – Gjevgjeli në tërësi
- Kumanovë – Beljakovcë – Deve Bair
- Manastir – Kremenenicë
- Shkup – Kërçovë
Dy vite më pas, para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2008, partia qeverisëse premtoi të njëjtin projekt. Në Programin e VMRO DPMNE-së (2008-2012): Rilindja në 100 hapa e ndërtuar dhe e zgjeruar (Infrastruktura, faqe 64) në përshkrimin e projektit: “NDËRTIMI DHE MODERNIZIMI I RRJETIT HEKURUDHOR” (Afati: 2008-2012) thuhet:
Pas transformimit të suksesshëm dhe ndarje të NP hekurudhat e Maqedonisë në hekurudha transporti dhe infrastruktura dhe mundësia e hyrjes në kapitalin privat, VMRO DPMNE edhe më tej do të kapet për modernizimin dhe ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore, veçanërisht në këto seksione:
- Kumanovë – Beljakovcë – Deve Bair
- Tabanovcë – Gjevgjeli,
- Manastir – Kremenenicë,
- Shkup – Kërçovë
“Rikonstruktimi i hekurudhës Manastir-Kremenicë (kufiri me Republikën e Greqisë), krah i Korridorit të 10”, VMRO DPMNE e premtoi për herë të tretë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në qershor të vitit 2011. Në Manifestin për reforma dhe zhvillim – Programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2011-2015) (Infrastruktura hekurudhore, faqe 78) për këtë projekt shkruhet:
Seksioni Manastir-Kremenicë në këtë moment është jofunksional, gjegjësisht i njëjti nuk shfrytëzohet. Me realizimin e këtij projekti, hekurudha përsëri do të lëshojë në përdorim, gjithçka çka do të të sjellë përmirësim të mundësive të transportit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Projekti me vlerë prej 9 milion euro do të financohet me mjete evropiane IPA-fonde si dhe nga Buxheti. Biznesi ka interes të posaçëm në vendosjen e lidhjeve hekurudhore mes rajonit të Pellagonisë dhe pjesës veriore të R. së Greqisë, sepse dukshëm zvogëlohen shpenzimet e kompanive të transportit të mallrave. (Afati: prill 2013-dhjetorë 2015)
Projekti: “Rikonstruktimi i linjës hekurudhore Manastir-Kremenicë (kufiri grek)” e premtoi kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në programin e tij zgjedhor (në pjesën infrastruktura e transportit dhe rrugore, faqe 75) për këtë projekt është shtuar:
Me vendosjen në funksion të linjës hekurudhore do të ndërtohet edhe një krah i ri, i cili hynë në zonën industriale “Zhabeni”. Mjete: 671.000.000 denarë Burim i financimit: IPA (Afati: viti 2016)
Projekti: “Ndërtimi dhe rikonstruktimi i linjë hekurudhore Manastir-Kremenicë”, është edhe një programin E vërtetuar – Programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2014-2018) (Komunikacioni hekurudhorë dhe infrastruktura, faqe 68), ku thuhet:
NDËRTIMI DHE RIKONSTRUKTIMI I SEKSIONIT MANASTIR-KREMENICË SI PJESË E SEKSIONIT TË KORRIDORIT TË 10 D TË KORRIDORIT TË 10 DHE NDËRTIM ME KRAHË KAH ZONA INDUSTRIALE ZHABENI
Me këtë projekt parashihet hekurudhë prej Manastirit deri në Kremenicë (kufiri me Republikën e Greqisë) në gjatësi prej 16 kilometrave të bëhet realitet me çka do të sjellë përmirësim të mundësive për transport mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Me realizimin e këtij projekti mundësohet edhe lidhja hekurudhore e zonës industriale në shtet, ndërsa pas realizimit të projektit Manastir-Kremenicë dhe lidhja hekurudhore të zonës Zhabeni me pjesën veriore të Republikës së Greqisë. Me atë do të arrihet që Korridori 10d të jetë korridor operativ Pan-evropian, dhe jo linjë kombëtare hekurudhore e cila përfundon në Manastir, por vazhdon dhe më tej lidhet me krahun e Korridorit të 4 Pan-evropian i cili lidh Greqinë dhe Turqinë dhe përfundon në portin e Igumenicës. Projekti do të financohet me mjete IPA. Buxheti: vlera e llogaritur 20 milion euro (Afati: vitet 2015-2017)
Ky projekt është pjesë edhe e programit më të ri të VMRO DPMNE-së “Realja” (2017-2020)(Infrastruktura hekurudhore faqe 78) ku theksohet:
NDËRTIMI DHE RIKONSTRUKTIMI I HEKURUDHËS NË SEKSIONIN MANASTIR-KREMENICË SI PJESË E KRAHUT 10D TË KORRIDORIT TË 10
Qëllimi i këtij projekti është që kjo hekurudhë të bëhet operative me çka do të bëhet edhe një lidhje me portin e Selanikut përveç asaj përmes Gjevgjelisë. Me realizimin e këtij projekti do të mundësohet edhe lidhja hekurudhore me zonën industriale Zhabeni përmes ndërtimit të krahut prej 1,5 kilometrave. Projekti do të financohet prej IPA. Buxheti: 20 milion euro (Afati: dhjetor i vitit 2017)
Duke pasur parasysh se përfundon mandati i kësaj qeverie, “Vërtetmatësi” më parë (shtator 2016) e ka vlerësuar realizueshmërinë e premtimit “rikonstruktim dhe ndërtim i hekurudhës prej Manastiri deri në Kremenicë” përgjatë të cilës në analizë shënohet se janë vendosur binarët vetëm për një kilometër në vend të 16-17 kilometrave gjithsej.
Në fillim të këtij muaji (06.11.2016) mediumet transmetuan deklaratën e ministrit për Transport dhe Lidhje, Vlladimir Misajllovski, në të cilën thotë se konzorciumi bullgar i cili ishte zgjedhur të ndërtojë aksin hekurudhore nuk e ka respektuar marrëveshjen, me çka e njëjta është prishur. Misajllovski deklaroi dhe një tender të ri për zgjedhjen e kompanisë së re e cila do t’i përfundojë punët ndërtimore të hekurudhës, por për atë presin udhëzime nga UE.
Projekti për gazifikim të Maqedonisë
Për sa i përket mega projektit “Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë”, të cilin VMRO-DPMNE, njëjtë si dhe projektin për hekurudhën kah Greqia, e ka lajmëruar para dhjetë viteve në programin zgjedhor “Rilindja në 100 hapa” (Energjetikë, faqe 54), dhe e përsërit në të gjithë programet e cikleve të ardhshme zgjedhore 2008 (Energjetika, faqe 88), 2011 (Sektori energjetik, faqe 126), 2013-zgjedhje lokale (Punët komunale dhe infrastrukturë, faqe 41), 2014 (Sektori energjetik, faqe 132) dhe vitin 2016 (Sektori energjetik, faqe 124-125), deri më tani ka përfunduar tubacioni kryeso Klleçovce-Shtip me gjatësi 61 kilometër, në këtë moment ndërtohet aksi prej Shtipit deri në Negotinë, ndërsa kah fundi të muajit të kaluar (tetor 2016) Granit AD Shkup dhe Rapid Billd DOO Kumanovë, nënshkroi marrëveshje me shoqërinë aksionare për përfundimin e veprave energjetike “Resurset energjetike maqedonase Shkup” nën pronësinë shtetërore, për ndërtim të tubacionit kryesor për seksionet Negotinë-Manastir dhe Shkup-Tetovë-Gostivar.
Sipas seksionit Negotinë-Kavadar-Manastir në gjatësi prej 92 kilometrave, duhet të ndërtohet në afat prej 36 muajsh, do të kushtojë mbi 36,3 milion euro. Ndërtimi i tubacionit kryesor Shkup-Tetovë-Gostivar i gjatë prej 76 kilometra, vlera e të cilit është llogaritur rreth 29 milion euro, po ashtu, duhet të përfundojë për 36 muaj. Që do të thotë përfundimi i këtyre akseve të gazit mund të jetë deri në fund të vitit 2019.
Përndryshe, projekti “Gazifikimi i republikës së Maqedonisë” me përshkrim të njëjtë në “Rilindja në 100 hapa” të VMRO DPMNE-së (2006-2010) në pjesën Energjetika (faqe 54) edhe në Programin e VMRO DPMNE-së(2008-2012): Rilindja në 100 hapa e ndërtuar dhe e zgjeruar (Energjetikë, faqe 88):
Duke pasur parasysh çmimet e energjisë në pazarin botëror, rritet nevoja për llojllojshmëri të energjetikës në shtet, përgjatë të cilës thëngjilli, nafta bruto, hidroenergjia dhe energjia elektrike e importuar, gjithmonë e më shumë duhet t’i lëshohet hapësira edhe gazit natyror. Për atë qëllim, në mandatin katërvjeçar do të kapemi për ndërtim të tubacionit kryesor të gazit nëpër të gjithë shtetin. Në atë mënyrë do të mundësohet shfrytëzim më i madh i gazit natyror si burim energjie dhe do të mundësohet kërkesa për energjie elektrike. Njëkohësisht, me ndërtimin tubave kryesorë, Maqedonia do të mund të bëhet korridor i rëndësishëm për transport të gazit prej Rusisë kah Shqipëria dhe Kosova dhe anasjelltas, nga vendet e Afrikës veriore. Ndërtimi i këtyre tubave kryesorë do të realizohet përmes mbylljes së borxhit rus ndaj Maqedonisë, përmes huazimeve të kënaqshme te institucionet financiare ndërkombëtare si dhe përmes nxjerrjes së obligimeve shtetërore dhe aktivizimit të mjeteve financiare. Këto projekte duhet të ndiqen edhe nga projektet e vogla të gazifikimit në mjedise më të vogla ose më të mëdha urbane me gjatësi të tubacioneve ujore kryesore përmes procedurës së dhënies me koncesion për gazifikim.
Në Manifestin për reforma dhe zhvillim – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2011 – 2-15)(Sektori energjetik, faqe 126) për projektin “Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë”, mes tjerash, shkruan:
Qeveria e VMRO-DPMNE-së e vërtetoi edhe dinamikën në vazhdim për realizim të këtij projekti:
- Me mjetet me vlerë prej 67,6 milion euro, të siguruara nga Federata Ruse, do të financohet ndërtimi i pjesës në drejtimin Klleçovce – Shtip – Hamzali – Stojakovë – kufiri me Republikën e Greqisë. Gjatësia e kësaj pjese të sistemit të gazifikimit është 169 km, dhe me ndërtimin e kësaj do të mundësohet që Republika e Maqedonisë do të ketë mundës edhe për një tjetër kyçje të sistemit të gazit me krah nga Potoku jugor nga ana e Republikës së Greqisë. Afati i realizimit për këtë pjesë të projektit janë vitet 2012-2018;
- Me mjetet të cilat do të sigurohen nga EIB dhe EBRD, si dhe me pjesëmarrje të buxhetit shtetëror, do të financohet ndërtimi i pjesëve të mbetura nga sistemi i gazit. Për shkak të ndërlikueshmërisë, kjo pjesë e projektit do të realizohet në dy faza edhe atë:
Faza e parë me vlerë prej 85,1 milion euro, me këto drejtime:
-
drejtimi magjistral Shkup-Tetovë-Gostivar në gjatësi prej 75 km,
-
drejtimi magjistral Shtip – Negotinë – QTE Negotinë – Kavadar – Prilep – Manastir dhe KME Manastir – Kremenicë – kufiri me Republikën e Greqisë me gjatësi prej 146 km
(Afati i realizimit të kësaj faze: vitet 2012-2018)
Faza e dytë me vlerë prej 145 milion euro, me këto drejtime:
- magjistralja Gostivar – QTE Osllomej – Kërçovë me gjatësi prej 38 km,
- pjesa me prioritet magjistralja Hamzali – Novo Sello – Republika e Bullgarisë me gjatësi prej 24 km,
- Pjesa e mbetur e magjistrales së gazit nga Sistemi kombëtar në Republikën e Maqedonisë me gjatësi prej 390 km
(Afati për realizim të kësaj faze: vitet 2018-2023).
Kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, po ashtu, përmend projektin për gazifikim në programin e tij zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013 (në pjesën punët komunale dhe infrastruktura, faqe 41), ku thuhet:
Projekt: Gazifikimi i Komunës së Manastirit
Me kyçjen e Republikës së Maqedonisë në projektin “Rrjedha jugore” dhe projektin për ndërtim të rrjetit kombëtar të gazit, do të mundësohet gazifikimi i Komunës së Manastirit. Me ndërtimin e rrjetit të dytë dhe të tretë do të mundësohen harxhime më të ulëta për ngrohje nëpër amvisëri dhe kompani, si dhe shpenzime më të ulëta për burime energjetike në prodhimtari të cilët shfrytëzojnë gaz. Burim i financimit: Buxheti i RM-së (Afati: dhjetor i vitit 2016)
“Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë” është mes projekteve në programin E vërtetuar – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2014-2018)(Sektori energjetik, faqe 132), ku, mes tjerash, thuhet:
Pas përpunimit të dokumentacionit projektues për pesë drejtime magjistrale të territorin e Republikës së Maqedonisë, pjesa e parë prej Klleçovce – Shtip – Negotinë me gjatësi prej 96,65 km, pjesa e dytë që përfshinë Negotinë – Prilep – Manastir me gjatës prej 91,70 km. pjesa tretë që përfshinë Shtip – Radovish – Hamzali (Republika e Bullgarisë), me gjatësi prej 59, 96 km, pjesa e katërt Hamzali- Stojakovë (R. e Greqisë), në gjatësi prej 50,39 km, pjesa e pestë përfshinë Shkup – Tetovë – Gostivar me mundësi lidhjeje me Kërçovën me gjatësi prej 110 km, hapen mundësitë për ndërtim të Sistemit kombëtar të gazifikimit të Republikës së Maqedonisë
Pjesa nga blloku Klleovce stacioni 5 (Shtip) do të realizohet në pajtim me Ligjin për realizim të projektit infrastrukturor për ndërtim të magjistrales së gazit, pjesa “Klleçovce – Bllou stacioni i 5” (Shtip) i cili u soll mbi baza të Marrëveshjes së qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qeverinë e Federatës Ruse për shlyeje të detyrimeve të ish BRSS. Është në rrjedhë e sipër procedura për kyçje të marrëveshjes me çka pritet të filloj ndërtimit
Në periudhën prej 2018-2019 parashihet ndërtimi i pjesëve të mbetura të magjistrales me prioritete si fazë e parë, pjesa e mbetur nga e gjithë rrjeta e gazit rreth 450 km parashihen në fazën e dytë prej 2017-2022. Varësisht nga zhvillimi i realizimit të sistemit ndërkombëtar të gazit për lidhje të Republikës së Maqedonisë kah ky gazsjellës.
Për këtë projekt në programin më të ri zgjedhor të VMRO DPMNE-së “Realja” (2017-2020)(Sektori energjetik, faqe 124-125), mes tjerash, shkruhet:
NDËRTIMI I SISTEMIT TË GAZSJELLËSIT KOMBËTAR
Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes Shoqërisë aksionare në realizimin e veprimtarisë energjetike,Resurset Energjetike të Maqedonisë – Shkup nën pronësi shtetërore, veçse ka implementuar projekte të cilat mundësojnë zhvillimin e sistemit të gazsjellësit në vend. Në periudhën paraprake janë përpunuar studime për fleksibilitet të gazifikimit dhe shpërndarjes dhe është përpunuar dokumentacioni i projektit për pjesën 6: Klleçevce – Shtip – Negotinë – Manastir, Shtip – Hamzali, Hamzali – Strumicë – Gjevgjeli dhe krahë për QTE Negotinë. Në periudhën e ardhshme vazhdojmë me realizimin e projekteve për ndërtim të sistemit të gazsjellësit në nivel kombëtar:
» Lëshimi në përdorim të magjistrales së gazit Klleçovce – Shtip
Pjesa Klleçovce – Shtip me gjatësi prej 61 kilometër ka përfunduar dhe pritet lëshimi i saj në përdorim dhe kyçja e shfrytëzuesëve të parë në vitin 2017. (Afati: viti 2017)
» Magjistralja Shtip – Negotinë
Me këtë pjesë me gjatësi prej 36 kilometrave në përbërje të së cilës janë edhe stacionet matëse Shtip – Negotinë, gazi natyror arrin deri te qytetarët e Negotinës. Ndërtimi ka filluar në korrik të vitit 2016 dhe i njëjti do të mbarojë deri në fund të vitit 2017. Buxheti: 15,8 milion euro (Afati: vitet 2016-2017)
» Magjistralja e gazit Negonitë (Kavadar) – Manastir
Me këtë pjesë, e cila ka gjatësi prej 92 kilometrave pjesët përbërëse të së cilës janë stacionet matëse Zona industriale Kavadarci, Prilep dhe Manastir, gazi natyror arrin deri te qytetarët e Kavadarit, Prilepit dhe Manastirit. Ndërtimi ka filluar, përfundimi i saj pritet kah fundi i vitit 2019. Buxheti: 36,4 milion euro (Afati: vitet 2016-2019)
» Magjistralja e gazit Shkup – Tetovë – Gostivar
Me ndërtimin e pjesës Shkup – Tetovë – Gostivar gazi natyror arrin edhe te qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit, si edhe te objektet industriale dhe vendbanimet e tjera në Rajonin e Pollogut. Pjesa është me gjatësi prej 86 km, ndërsa në përbërjen e saj janë edhe stacionet matëse në Tetovë dhe Gostivar. Ndërtimi ka filluar, ndërsa përfundimi pritet deri kah fundi i vitit 2019. Buxheti: 29 milion euro (Afati: vitet 2016-2019)
» Magjistralja e gazit Manastir – Prespë – Ohër – Strugë
Me ndërtimin e pjesës Manastir – Prespë -Ohër – Strugë gazi natyror arin deri te qytetarët e Prespës,Ohrit dhe Strugës, si edhe deri te objektet industriale dhe vendbanimet e tjera të atij rajoni. Pjesa është me gjatësi prej 70 kilometrave. Ndërtimi duhet të filloj në vitin 2019, ndërsa do të mbarojë në vitin 2020. Buxheti: 29 milion euro (Afati: vitet 2019-2020)
Argumentet e dhëna më lartë tregojnë se deklarata e Antonio Milloshovskit, në të cilën përsërit premtimet dhjetë vjeçare të VMRO DPMNE-së për gazifikim dhe rinovim të hekurudhës prej Manastirit kah Greqia, është jokorrekte dhe sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” e vlerësojmë si jo konsekuente.
BURIME:
- Сител (23.11.2016): Милошоски: Битола ќе добие современа спортска сала, базен, железничка и нов експресен автопат [Пристапено на: 25.11.2016]
- Програма на ВМРО-ДПМНЕ (2006 – 2010): Преродба во 100 чекори (Инфраструктура, стр.44) [Пристапено на: 25.11.2016]
- Програма на ВМРО-ДПМНЕ (2008 -2012): Преродба во 100 чекори надградена и проширена (Инфраструктура, стр. 64) [Пристапено на: 25.11.2016]
- Програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори (2013-2017): Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра општина Битола (Транспорт и патна инфраструктура, стр.75) [Пристапено на: 25.11.2016]
- Проверено – Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ (2014 – 2018) (Патна инфраструктура, стр. 50) [Пристапено на: 25.11.2016]
- Манифест за реформи и развој – Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ (2011 – 2014) (Железничка инфраструктура , стр 78) [Пристапено на: 25.11.2016]
- Изборната програма „Реално“ (2017 – 2020) (Инфраструктура стр.78)[Пристапено на: 25.11.2016]
- Тајм.мк (06.11.2016): Стопирана изградбата на пругата кон Грција [Пристапено на: 25.11.2016]
- МКД (06.11.2016): Стопирана е изградбата на пругата кон Грција, ќе се активира банкарска гаранција на бугарскиот конзорциум [Пристапено на: 25.11.2016]
- ајм.мк (30.07.2016): Заврши изградбата на магистралниот гасовод Клечовце – Штип [Пристапено на: 25.11.2016]
- Тајм.мк (30.08.2016): Почна изградбата на гасоводот на делницата Штип – Неготино [Пристапено на: 25.11.2016]
- Билд (25.10.2016): „Рапид Билд“ вклучен во изградбата и на гасоводот Неготино – Битола [Пристапено на: 25.11.2016]
- Билд (28.10.2016): „Рапид Билд“ руши рекорди – ќе го гради и гасоводот Скопје – Тетово – Гостивар [Пристапено на: 25.11.2016]
Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari