Garë e ngushtë në rrethin e dytë mes partive shqiptare

Në bllokun partiak shqiptarë, gara kryesore do të zhvillohet me 29 tetorë. Foto: printscreen.

 

Rezultatet e rrethit të parë te partitë shqiptare në Maqedoni nuk zgjodhën asgjë në atë se cila parti do t’i fitojë komuna kryesore: Tetovën, Çairin, Gostivarin dhe Strugën. Perceptimi dominues në rrathët politikë dhe opinion i ekspertëve është se bllokun e partive shqiptare e pret një garë e panjohur dhe janë të mundura të gjitha kombinimet dhe bashkëpunimet 

 

Shkraun: Olivera Vojnovska

 

Nuk ka dyshim se beteja kryesore në rrethin e dytë do të zhvillohet mes partive shqiptare. Përderisa vota e pandarë (15.10.2017) ne bllokun maqedonas rezultoi e qartë dhe me fitore të dukshme të socialdemokratëve sipas rezultateve të para të Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në rrethin e parë fituan 38 mandate  komunash, ndërsa kandidatët e tyre për kryetar komunash në rrethin e dytë kanë përparësi ndaj VMRO-DPMNE-së në 14 komuna, në një numër të madh në komunat me shumicë shqiptare pikërisht rrethi i dytë (29.10.2017) do të jetë vendimtarë për kandidatët për kryetar komunash të partive shqiptare. Në këto komuna në rrethin e parë janë zgjedh vetëm dy kandidat, me të cilët mund që të mburret BDI – në Kërçovë dhe Pllasnicë. Të gjithë kandidatët tjerë (me origjinë shqiptare) do të vazhdojnë garën që në dy javët e para, përfshirë këtu edhe komunat Strugë, Tetovë, Çair, Dibër, Saraj, por edhe në Likovë, Tearcë, Bogovinë, Vrapçisht. Dolnen, Zhelinë, Studenican.

lOK-IZB

MUNDËSITË E KOALICIONIT

Perceptimi dominant në rrethin politik dhe në opinionin e ekspertëve është se partitë e bllokut shqiptar i pret një garë kryesisht e papritur dhe se mund që të ndodhin koalicione të ndryshme dhe bashkëpunime.

Analisti politik Xhelal Neziri vlerëson se rezultatet e rrethit të parë te partitë me etnitet shqiptarë në Maqedoni thuajse nuk zgjidhën asgjë në lidhje me atë se cila parti do t’i merr komunat kryesore, të cilat, në të vërtetë, janë indikatorë për pozicion politik i partive si Tetova, Çairi, Gostivari dhe Struga. 

Në Kërçovë nuk kishe garë zgjedhore mes tyre për vet faktin se vetëm BDI doli me kandidat, i cili fitoi në rrethin e parë. Faktikisht, gjithçka mbeti i hapur që të zgjidhet në rrethin e dytë, kur do të gjykojnë kapacitetet për koalicion të secilës parti në veçanti. 

Neziri thekson se votat të cilat i kanë marr përmes listës së këshilltarëve tregojnë se “BDI ndaloi rënien e cila filloi në vitin 2014 që në vitin 2016 kishte votat e përgjysmuara”.  

Ka një rritje të vogël rreth 2.500 vota. Rritje më të madhe ka Aleanca për shqiptarët me rreth 14 mijë vota, dhe duke se këto vota janë marr nga kontoja e PDSH-së, e cila ka rëni për 14 mijë vota poashtu. Rënie të madhe në raport me zgjedhjet e fundit parlamentare ka BESA – rreth 11 mijë vota të cilat duken se kanë kaluar në konto të LSDM-së, BDI-së, ose, ndoshta bëhet fjalë për abstenim. Kjo rënie BESË-s ka të bëj me politikat jokonzistente dhe të pamenduara, të cilat dukeshin sikur nuk kanë vizion të qartë dhe strategji, veçanërisht me afrimin e tyre ndaj VMRO-PDMNE-së.

Sipas tij, rezultatet i radhitën konkurrentët e kampit shqiptar “si figura shahu, ku ka kombinime të shumta dhe të gjitha janë të mundshme”. Përsëri, thekson Neziri, “ajo që në momentet e para mund të shihet është një koalicion BDI-PDSH nga njëra anë dhe BESA-Aleanca për Shqiptarët në anën tjetër. 

 

KOALICION MES BESËS DHE ALEANCËS

Edhe profesor Sefer Tahiri thotë se është është e dukshme aleanca mes BESË-së dhe Aleancës për Shqiptarët.

Gara mes partive shqiptare në rrethin e dytë do të jetë në Çair, Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Dibër. Nga njëra anë BDI ballafaqohet me BESË-në, ndërsa në anën tjetër me Aleancën për Shqiptarët. Sipas informacioneve të mija BESA dhe Aleanca për Shqiptarët do të arrijnë marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë në rrethin e dytë zgjedhor, shprehet ai.

Tahiri shton se në rrethin e parë një numër të votave mori edhe PDSH, me ç’rast PDSH në reagim e parë pas zgjedhjeve përveç që përshëndeti koalicionin mes BDI-së dhe LSDM-së, e përshëndeti edhe koalicionin mes Aleancës dhe BESË-së: 

 Që do të thotë se kjo parti nuk është e gatshme të mbështet kandidatët e BESË-s , përkatësisht Aleancës, veçanërisht pas mossuksesit të për koalicionim mes PDSH-së dhe BËSË-s në rrethin e parë për shkak të rivalitetit me Aleancën, e cila doli nga PDSH, hap të cilin Thaçi nuk ia fal Selës. 

Kryetari i BESË-së, Bilall Kasami, siç informuan mediumet, mbrëmë (17.10.2017) ka deklaruar se do të iniciojë bisedime me të parin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela për një koalicion të mundshëm dhe bashkëpunim në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Kandidati për kryetarë komunë në Gostivar Arben Tarvari, në facebook-un e tij, publikoi Fotografi në të cilën është së bashku me Kasamin, liderin e Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela dhe kandidati për kryetarë komunë në këtë parti në Çair, Zekirja Ibraimi dhe gjatë asaj ka shkruar – “vazhdojmë bashkë”. 

 

BDI UDHËHEQ NË 11 KOMUNA, PDSH EDHE ALEANCA NË NJË KOMUNË

Sipas rezultateve të publikuara në KSHZ, BDI udhëheq në 11 komuna dhe do të garojë në rrethin e dytë me kundërkandidat nga BESA, Aleanca për shqiptarët dhe LSDM. Në Gostivar, Tetovë, Çair, Saraj, Tearcë, Likovë, Dolneni, Dibër, Vrapçisht dhe në Bogovinë përparësi ka BDI. Aleanca për shqiptarët dhe PDSH kanë përparësi vetëm me nga një komunë, në Strugë udhëheq Aleanca për shqiptarët, përderisa PDSH ka përparësi në Studeniçan.

rrethin e parë BDI mori 89.617 vota, Aleanca për shqiptarët me nga 48.767 dhe Lëvizja BESA 46.464 vota.

Tetovë BDI morri 33,18 përqind të votave, ndërsa BESA 21, 93 përqind, në Likovë BDI, me 48,97 % udhëheq para BESË-së e cila mori 22,70, në Saraj, BDI ka 48,24%, BESA 27, 76%, në Zhelinë rezultati mes BDI-së dhe BESË-s është i përafërt – 43,30 ndaj 43,57%, në Tearcë BDI ka 29,86%, ndërsa BESA 23,44%.

Aleanca për Shqiptarët do të jetë kundërshtare e BDI-së në rrethin e dytë në Gostivar, kur rezultati është 35,55% ndaj 34,10% në të mirë të BDI-së, më Bogovinë, kandidati i BDI-së morri 33,99% ndërsa i Aleancës për shqiptarët 27,77%, në Vrapcisht, BDI ka 35,06%, ndërsa Aleanca 31,10% dhe në Dibër kur BDI ka 39,93 përqind të votave, ndërsa Aleanca për shqiptarët 34,10 përqind.

Në Dollnen, në rrethin e dytë kandidati i BDI-së, i cili mori 34,06 përqind vota do të ballafaqohet me kandidatin e LSDM-së, i cili, në rrethin e parë morri 26,28 përqind të votave.

Në Strugë udhëheq Zijadin Sela nga Aleanca për shqiptarët, me 30,24 përqind, ndërsa PDSH udhëheq në Studeniçan me 34,62 përqind të votave.

Duke thirrur nga burime të larat partiake nga LSDM ,”Fokus”, mbrëmë publikoi se:

LSDM nuk do të mbajë anë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë, ku do të garojnë kandidatët për kryetar komunash të partnerëve të koaliconit Aleanca për Shqiptarët dhe BDI – Zijadin Sela dhe Ramiz Merko. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.