Fushatat e dezinformimit kërkojnë analizë dhe masa adekuate
Udhëheqësija aktuale rumune e Këshillit Evropian të BE-së sot doli me raport për gjendjen me luftën kundër dezinformimit dhe leksionet shkencore nga zgjedhjet në Bashkimin Evropian, të cilat u mbajtën këtë pranverë.. Vlerësimi i përgjitshëm në këtë raport tregon faktin që fushatat e dezinformimit përdorin narracione qëllimi i të cilave është rritja e mosbesimit në demokracinë evropiane dhe Bashkimin Evropian, në politikat e saj dhe vlerat themelore, me qëllim që të polarizohen shoqëritë evropiane, të eksploatohen debatet publike të cilat shkaktojnë ndarrje dhe të krijohet klimë mosbesimi. Dezinformimi, gjithashtu, ka për qëllim të krijojë tensione të brendshme në vendet anëtare, të sulmojë themelet e demokracisë dhe ndikojë në kyqjen e qytetarëve në proceset demokratike, duke përfshirë edhe tentime për ndikim në preferencat e votuesve dhe në aktin e votimit. Mënyrat e ndikimit në proceset demokratike janë të ndryshme. Përfshijnë manipulim me informacionet, sulme kibernetike, tentim për shkrirje të elitave dhe finansim të partive politike dhe individëve. Në raport thuhet që vështirësitë që të identifikohen burimet, grupet që qëndrojnë pas fushatave dezinformuese, bashkë me ndryshimet e shpejta në mënyrën e shpërndarjes së dezinformatave dhe sostifikimi i vazhdueshëm i tyre nxisin vlerësime konstante dhe përgjigjësi.
Masat në kuadër të BE-së në nivel të shteteve anëtare në bashkëpunim të ngushtë me mediumet, shoqërinë dhe rrjetet e ndryshme të verifikimit të fakteve e ngritën vetëdijen qytetare gjatë fushatës paragjedhore, thuhet në raport.
Kur bëhet fjalë për sfidat, raporti i thekson problemet për arritjen e balancit adekuat mes lirisë së shprehjes dhe kundërshtimit të dezinformatave, mungesës së koordinimit në nivel nacional, shkathtësitë e pamjaftueshme medikatike dhe mungesa mendimit kritik në opinionin e përgjithshëm, pastaj edhe mungesa e të kuptuarit të natyrës së problemit dhe mungesa e të dhënave në eksploatimin e kategorive të pambrojtura. Në këtë raport, të cilën Këshilli Evropian e publikoi me rastin e publikimit të këtij raporti të udhëheqjes rumune, thiret në investim konstant në përpjekejet për ngritjen e vetëdijes, rritjen e përgatitjes dhe rritjen e rezistencës të demokracive evropiane kundër dezinformimit. Këshilli e përshëndeti edhe qëllimin e Komisionit Evropian që të kryej evaluim të implementimit të premtimeve të cilat i dhanë platformat onlajn dhe nënshkruesit tjerë të Kodit të sjelljes për këtë temë. Kur bie fjala, për kërcënimet e reja të cilat do të sjellin mënyra të reja të ndikimit me prapravija të ndryshme në politikën demokratike dhe mënyra të reja të onlajn manipulimeve, që kanë të bëjnë më intelegjencën artificiale dhe teknikat e reja të mbledhjes së të dhënave, Këshilli, gjithashtu vlerëson që edhe për luftën kundër këtyre kërcënimeve është i nevojshëm vlerësim permanent i kërcënimeve dhe evulucionit të problemit, si dhe përgjigje adekuate në suaza të politikave demokratike.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari