Frosina Tashevska – Remenski
Frosina Tashevska – Remenski dy herë është zgjedhur ministre për Punës dhe Politikës Sociale, sipas marrëveshjes së Përzhinos. Mandati i parë në ka filluar prej 11.11.2015 deri më 18.05.2016, që mbaroi me dorëheqjen e saj. Merr përsëri këtë funksion në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinos me 2 shtator të vitit 2016.
JETA PRIVATE
Frosina Tashevska – Remenski ka lindur më 22 shkurt të vitit 1977 në Kriva Pallankë. Ajo është e martuar, dhe është nëna e dy fëmijëve. Sipas nacionalitetit është maqedonase.
ARSIMIMI
Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në vitin 1995 në Kriva Pallankë. Ka diplomuar në vitin 1999 në Institutin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” – Shkup, si një prej studentëve të gjeneratës 1995/1996.
Ka kryer studimet në master në vitin 2004 në Fakultetin Filozofik pranë “Shën Kirili dhe Metodij” në temën “Shqiptarët dhe Maqedonët: Interaksioni etnik në Republikën e Maqedonisë, para dhe pas konfliktit të vitit 2001”. Në fakultetin e njëjtë në vitin 2007 ka mbrojtur doktoraturën në fushën e të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e pakicës me temën: “Pakica me nacionalitet maqedonas në vendet fqinje: Situata bashkëkohore”.
Prej vitit 2012 punon në disertacion e dytë të doktoraturës në fushën e sigurisë ndërkombëtare me temën “Ndalimi i përdorimit të dhunës dhe koncepti i intervenimit parandalues në lidhje me trajtimin e konflikteve dhe kërcënimeve pas paqes ndërkombëtare dhe sigurisë – Rastet RF të Jugosllavisë në vitin 1999, Afganistan 2001, Irak 2003 dhe Libi 2011”.
Frosina Tashevska – Remenski është autore e më shumë se 70 publikimeve shkencore dhe profesionale nëpër revistat shkencore të vendit dhe të huaja.
E zotëron gjuhën angleze.
KARRIERA
Në vitin 2000 ka punuar me kohë të plotë si profesoreshë në shkollën e mesme SHMK “Gjorçe Petrov” në qytetin e lindjes.
Në periudhën e vitit 2000-2003 Tashevska -Remenski ka qenë asistente në Institutin e Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik në Shkup, ndërsa prej tetorit të vitit 2004 deri me qershor të vitit 2007 ka qenë asistente në Akademinë Policore në Shkup. Në vitin 2007 në Akademinë e Pedagogjisë merr titullin docent në fushën e shkencave policore.
Prej nëntorit të vitit 2012 deri në emërimin e saj në funksionin e ministres ka qenë profesoreshë e rregullt në Fakultetin e sigurisë në Shkup, si dhe prodekan dhe shefe e Katedrës për shkencat politike, si dhe anëtare e disa trupave në fakultet.
Është fituese e çmimit fitues “Goce Dellçev” në vitin 2008 për prurjet në shkencë me interes për Republikën e Maqedonisë, për monografinë “Pakica me nacionalitet maqedonas në vendet fqinje: Situata bashkëkohore”.
KARRIERA POLITIKE
Frosina Tashevska – Remenski është nënkryetare e Lidhjes Socialdemokrate në Maqedoni. Në vitin 2009 është zgjedhur anëtare e Këshillit për siguri dhe integrime në NATO në LSDM. Në vitin 2013 është zgjedhur për nënkryetare në anëtarësinë Qendrore në LSDM.
Ajo është ministre e Punës dhe Politikës Sociale. Mandatin e parë, e propozuar nga LSDM-së sipas Marrëveshjes së Përzhinos, e kryen prej 11.11.2015 deri më 18.05.2016, kur jep dorëheqje, në përputhje me taktikat e reja politike të partisë së cilës i përket. E merr funksionin për herë të dytë me 2 shtator të vitit 2016, në pajtueshmëri me marrëveshjen e liderëve të katër partive më të mëdha në korrik të vitit 2016, e njohur si Përzhino 3.
Bombat
Frosina Tashevska – Remenski në “bombat” është prezente për shkak të karrierës së saj akademike, gjegjësisht emërimit të saj si prodekan. Në bisedën prej pjesës së 19 nga transkriptet nga përgjimet, Gordana Jankuloska reagon te Kiril Bozhinovski, sekretar i përgjithshëm i qeverisë, për atë se nënkryetarja e LSDM-së, Frosina Tashevska – Remenski, ka qenë e zgjedhur për prodekan në Fakultetin për siguri në Universitetin e Manastirit, edhe pse ka kritikuar MPB-në dhe VMRO DPMNE-në. Jankulloska thekson se në vend të disa profesorëve, të cilët kanë punuar për partinë, është zgjedhur kritikuesja e ashpër, për më shumë i jepet funksioni i cili do t’i jep raport të veçantë me studentët.
BURIME
Ministria për Punë dhe Politik Sociale – Ministër
LSDM – Nënkryetarët
(11.11.2015) Makfax – Spasovski i Remenski zyrtarisht bëhen ministra
(18.05.2016) Evropa e Lirë – Veljanovski i ka konstatuar dorëheqjet e ministrave të LSDM-së
(02.09.2016) Meta – Kuvendi i emëron ministrat e LSDM-së në qeverinë teknike.
Vërtetmatësi – Bisedat e përgjuara – pjesa 19: Programi bërthamor i Maqedonisë dhe punësimet partiake
Wikipedia në maqedonisht – Frosina Remenski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari