Faktoje: Aeroplanët në qiell, aeroporti i Vlorës në baltë
Shërbimi shqiptar për verifikimin e fakteve “Faktoje” vlerësoi premtim të rëndësishme nga qeveria e Edi Ramës për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë.
Kryeministri Rama gati një vit më parë premtoi se aktivitetet e ndërtimit në aeroportin e Vlorës do të fillojnë në vitin 2019. Sipas kontrollit të “Faktoje”, jo vetëm që aktivitetet nuk filluan, por vetëm tani (19.12.2019) u hap zyrtarisht tenderi për këtë projekt. Sipas qeverisë, afati i ri për të filluar punën e ndërtimit është 31 maji i vitit 2020.
Artikulli shoqërohet edhe me një video të gazetares së “Faktoje”, e cila raporton nga vendi ku është dashur të ndërtohet aeroporti dhe pamjet tregojnë se atje nuk ka aktivitete ndërtimi. Më pas në video shfaqen deklaratat e Kryeministrit Rama dhe Zëvendës Ministrit të Infrastrukturës Artan Shkreli që pretendonin se ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të fillonte në vitin 2019, si dhe fotografi 3D të aeroportit.Sipas kontrollit të mësipërm, “Faktoje” e vlerësoi këtë premtim si të parealizuar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari