Faculetat e lagura nuk janë material i mirë për përdorim ose bërje të maskës, si masë mbrojtëse ndaj COVID-19

Në një përgjigje për AFP, kompania britanike, PZ Cussons që prodhon faculeta të lagura, ka kërkuar që të mos përdoren produktet e saj si maskë për fytyrën dhe t’i përdorin vetëm ashtu siç udhëzohet në paketim.

Rreth përdorimit të maskës, Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte nxjerrë edhe një udhëzim të ri lidhur me përdorimin e maskave nga qytetarët por prapë nuk kishte rekomanduar që njerëzit të bartin maska në publik, përveç të infektuarve dhe atyre që u ndihmojnë të prekurve nga virusi.
Profesori David Heymann, që kishte kryesuar grupin këshillimor shkencor dhe teknik të OBSH-së për rreziqe infektive, kishte thënë se maskat janë “vetëm për mbrojtjen e të tjerëve, jo për mbrojtjen e vetvetes ”. Sipas Heymann-it, maska mund të krijojë një ndjenjë të rreme të sigurisë që mund të përfundojë duke i rrezikuar njerëzit, për shkak se virusi mund të transmetohet edhe nëpërmjet syrit.
Autor: Dren Gërguri
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari