“Epoka digjitale për qytetarët” në Konferencën e 19-të Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk
Në kuadër të edicionit të 19-të të Konferencës Ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” në temën “Inteligjenca Artificiale dhe të Drejtat e Njeriut: Gjetja e ekuilibrit të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë” të cilën Fondacioni Metamorfozis e organizon më 19 dhjetor 2023 në Hotelin “Meriot” në Shkup (salla Ballrom), Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, do të mbajë fjalim hyrës së bashku me Fondacionin Metamorfozis, në temën. “Epoka digjitale për qytetarët”.
Në këtë epokë digjitale, vizioni i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës është të udhëheqë rrugëtimin e vendit duke u bazuar në sferat e urtësisë dhe teknologjisë, duke i mbështetur me këtë rast fuqishëm standardet e BE-së, duke e trasuar rrugën drejt një të ardhmeje transformuese ku inovacioni dhe bashkëpunimi i shërbejnë përparimit dhe prosperitetit. Në këtë pjesë, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, do të mbajë një fjalim të shkurtër frymëzues, ku do të flasë për angazhimet e Ministrisë dhe rëndësinë e epokës digjitale për qytetarët.
Më shumë informata për konferencën ka në këtë link: https://tinyurl.com/bde9d2dy
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë duhet të regjistrohen në linkun e mëposhtëm më së voni deri më 14 dhjetor: https://tinyurl.com/3vnp6nnk.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari