Ende nuk ka vetëshërbime të automatizuara për biçikleta

Sistemi për vetë huazim ende në fazën e përgatitjes. Foto: Skrinshot

Me këtë projekt planifikohet zhvillimi i sistemit të huazimit të biçikletave me vetëshërbim të automatizuar, 10 lokacione të reja duke përfshirë edhe garazhet tjera, si dhe furnizimi me 500 biçikleta të reja të llojeve të ndryshme ( Afati: 2014-2015)

 

ARSYETIM:

Para tre vitesh, në kampanjën parazgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013, këtë projekt  e premtoi para qytetarëve kryetari i komunës së Shkupit Koce Trajanovski. Në programin e tij zgjedhor ” Vepra të reja për përparim të ri, vepra të reja për Shkup më të mire”, (faqe 27) theksohet që ky projekt duhet të realizohet në periudhën (2014-2015). Edhe pse, afati i realizimit që është shënuar në programin e Tarajanovskit (2015) ka kaluar, megjithatë, deri tani (27.04.2016) ky projekt është pjesërisht i realizuar.

Projekti “Huazim i biçikletave”, realizohet që nga mandati i pari i kryetarit të Shkupit, Trajanovski, më saktë që nga viti 2010 filloi me 60 biçikleta dhe tre punkte për huazim. Çmimi për huazim të një biçiklete do të ngelet 10 denar për një orë, ndërsa qytetarët do të duhet të ofrojnë vetëm letërnjoftim ose ndonjë dokument tjetër për identifikim,

Sipas komunikatës të NK “Parkingu i Qytetit”-Shkup, e cila u transmetua në mediume numri i punkteve dhe i biçikletave për huazim

 gjatë vitit 2015 u rrit dhe tani është 300 biçikleta në 6 pika për huazim 

 ueb faqen NK “Parkingu i Qytetit”-Shkup“, për shërbimin „Huazim i biçikletave“, mes tjerash, shkruan:

Ndërmarrja publike Parkingu i qytetit Shkup ka në disponim 120 biçikleta 

 Lokacioni

 Në implementimin e këtij projekti qytetarët e kryeqytetit mund të huazojnë biçikletë në pesë lokacione në qytet:

  •  Në parkingun publik Treska

  •  Në parkingun publik Spitali Qytetit

  •  Në parkingun publik Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori”

  • Në komunën e Aerodromit në zonën D3 pas Qendrës Tregtare Biser

  •  në garazhin “Falanga Maqedonase”

Ky numër i stacioneve/pikave në të cilat mund të huazohet biçikleta, në fazën tjetër, pra fazën e dytë të implementimit është në plan gradualisht të ritet, në varësi nga disponimi dhe interesimi i qytetarëve dhe vizitorëve të qytetit. Gjithashtu, është parashikuar të sigurohen një numër më i madh i biçikletave, biçikleta me dy ulëse, të vendoset anëtarësim ( mujor dhe vjetor) me të cilën përdoruesi i shërbimit do të fitoj kushte më të mira gjatë huazimit etj.

Në mars të vitit 2016 në mediume duke u referuar deklaratës së NP “Parkingu i qytetit” informuan që ndërmarrja posedon 210 biçikleta për huazim dhe është në përgatitje të sistemit automatik për huazim.

 Në këtë ndërmarrje po përgatisin projekt për biçikletat. Praktikisht, kjo do të thotë të furnizohen me biçikleta me magnet elektronik të cilat do të mund të huazohen duke e përjashtuar faktorin njeri. Gjegjësisht, ai që do të huazoj një biçikletë të paguaj ( kesh, me kartelë ose monedhë…) dhe biçikleta automatikisht të hapet. ” Ideja, projekti është punuar. Duhet të planifikohet konstruksioni financiar dhe në teren ta realizojmë atë që e kemi planifikuar, tha Borçe Jakimovski, drejtor i ” Parkingu i qytetit”

Duke pas parasysh gjithë këtë, si dhe premtimin e Trajanovskit që ” do avancohet sistemi për huazim të biçikletave me vetëshërbim të automatizuar, 10 lokacione të reja duke përfshirë edhe garazhet tjera, si dhe furnizim me 500 biçikleta të reja të llojeve të ndryshme”, këtë premtim zgjedhor e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Оlivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.