Emil Dimitriev
Emil Dimitreiv, kryeministër teknik nga 18 Janari i vitit 2016-
JETA PRIVATE
Është lindur më 19 mars të vitit 1979 në Probishtip. I martuar, babai i dy fëmijëve.
Hobi i tij është gjuetia.
SHKOLLIMI
Sociolog i diplomuar pranë Fakultetit Filologjik në Shkup.
Studime postdiplomike Fakulteti Filozofik në UKM në Shkup;
Mbaroi trajnimet për menaxhime sociale, resurse njerëzore dhe marrëdhëniet me publikun;
Shkollën për oficer rezervë pranë akademisë ushtarake gjeneral Mihajlo Apostollski në Shkup;
KARIERA
- 2006 Udhëheqës i sektorit të përgjithshëm ne Hidrosistemin Zlletovica;;
- 2001 I punësuar në ESM Probishtip.
KARIERA POLITIKE
2014- Deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë;
Korrik 2013 Sekretar i pergjithshëm i VMRO DPMNE-së;
2011 Deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë
2008 Zëvendës ministër në Ministrinë e Mbrojtjes. Si zëvendës ministër i mbrojtjes, Dimitriev e përkrahu ligjin për mbrojtësit që u kundërshtua nga BDI. Mendimi i tij ishte që i përmban të drejtat e kategorive të personave me uniforma dhe civil që i shërbejnë ushtrisë.
U përkushtua edhe për përgjegjësi diciplinore për ngjarjen në Slupçan në Gusht të vitit 2012, kur ministri i atëhershëm Fatmir Besimi u përul pranë pllakës përkujtimore të UÇK-së.
Funksioni i Kryeministrit
Emil Dimitriev erdh si kryeministër i qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zhvillim të zgjedhjeve, me 18 janar të vitit 2016.
BURIME:
Ueb faqja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë: Presidenti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë
Nova Makedonia: Kush është Emil Dimitriev? (29 korrik 2013)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari