Deklarata e Ivanovit – manipulime të grupuara njëra mbi tjetrën
Целото обраќање на претседателот Ѓорѓи Иванов, со кое одби да му додели мандат за премиер на лидерот на СДСМ, Зоран Заев, е преполно со недоследности, манипулации, спинови, пропаганда и најобични невистини, покрај фактот што претставува прв случај на спречување на мирна промена на власта и нејзино преземање од странa на партија или коалиција со мнозинство мандати во Парламентот.
E gjithë deklarata e presidentit Gjorgje Ivanov, në të cilën ai kundërshtoi që t’ia jep mandatin për kryeministër liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, është e përplot me konstatime jo konsekuente, manipulime, spine, propaganda dhe të pavërteta të zakonshme, përkrah faktit që paraqet rastin e parë të ndalimit të ndërrimit të qetë të qeverisë dhe marrjes së sajë nga ana e partisë ose koalicionit me shumicë mandatesh në parlament.
Shkruan: Vlladimir Petrevski
Duke pasur parasysh që ballafaqohemi me fjalim jo të zakonshëm , në të cilin elementet të cilat në vete ngërthejnë manipulime dhe të pavërteta janë grumbulluar aq shumë, kërkojnë analizë pasazh pas pasazhi, ndërsa në disa raste edhe fjali pas fjalie, me qëllim që të mund të zbërthehen manipulimet që të zbërthehen në elemente bazë dhe të mund që të analizohen në detaje dhe të mos na ikin qëndrimet që në total, në pjesën më të madhe japin fotografi të gabuar.
Pas zgjedhjeve u befasuam në mënyrë të pakëndshme nga njëra prej platformave politike pas zgjedhore të një shteti tjetër. Platforma është dokument pas zgjedhor i përpunuar dhe nënshkruar në një shtet tjetër në kabinetin e një shteti të huaj dhe me ndërmjetësimin e një shteti tjetër. Përmbajtja e platformës është kundër Kushtetutës edhe tejkalon Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.
Nuk është e vërtetë që platforma është “përpunuar” në një shtet të huaj, aq më pak, në kabinet të një shteti të huaj. Platforma është përgatitur nga BDI. Siç dihet shumë mirë dhe siç është publikuar edhe në mediume, BDI, si autor i këtij dokumenti apeloi të gjithë partitë shqiptare t’i japin përkrahje. Ndërsa ndërmjetësimi dhe nënshkrimi në kabinetin e kryeministrit shqiptar Edi Rama nuk ishte për shkak se ai ose dikush tjetër në Shqipëri është autor i kësaj platforme. Përkundrazi, ndërmjetësimi dhe nënshkrimi i platformës u bë në kabinetin e tij për shkak se Lëvizja BESA nuk deshi as të dëgjoj për nënshkrim, pikërisht për arsyen që e gjithë ideja buron nga BDI, ndaj të cilës BESA ka qëndrime të kundërta dhe kundërshtuese dhe ka bërë akuza të shumta në shumë raste të lidhura me pjesëmarrjen e partisë më të madhe shqiptare në qeveri në dhjetë vitet e kaluara. Pikërisht për kët,ë BDI kërkoi ndërmjetësim nga Edi Rama, ndërsa BESA u gjend në situatë të ngelet e vetmja parti e cila nuk do të nënshkruaj platformën dhe për këtë arsye u detyrua të nënshkruaj këtë platformë.
Por, janë radhitur disa momente përveç rrugës së platformës, edhe atë bashkë me “përpunimin”, që të fitohet bindja për diçka “të huaj” në dokument dhe të perceptohet si diçka totalisht i huaj, a bashkë me këtë edhe armiqësore. Megjithëse lideri i BDI-së, qartë sqaroi që takimi në Tiranë është si rezultat i debatit të më hershme të liderëve të bllokut shqiptar me kryeministrin shqiptar Edi Rama si lehtësues, por jo edhe si iniciator dhe krijues i platformës.Lideri i BDI-së potencoi që përkrahja për përparim të çështjeve shqiptare në Maqedoni kanë edhe nga Kosova.
– Në Shqipëri dhe Kosovë nuk krijohen politikat e shqiptarëve në Maqedoni. Ne kemi qëllimet e tona, program tonin, por çdo ndihmë nga bashkëmendimtarët nga Shqipëria dhe Kosova është e mirëseardhur, njësoj edhe nga bashkësia ndërkombëtare – tha Ahmeti.
Ai, gjithashtu, saktë e paraqiti edhe lokacionin ku është realizuar platforma- hoteli “Aleksandër Palas” në Shkup. E gjithë kjo tregon që qëllimi kryesor i presidentit Ivanov ishte që ky dokument të paraqitet si platformë e një shteti tjetër, edhe pse të gjithë nënshkruesit e saj janë me nënshtetësi maqedonase, aq me tepër, lider të partive të regjistruara në Maqedoni sipas ligjeve të vendit. E pakuptueshme është si mund një dokument i nënshkruar nga shtetas të Republikës së Maqedonisë, të gjithë lider të partive parlamentare të regjistruara në Maqedoni, të quhet “platformë e një shteti tjetër”? Këtu vlen të theksohet, për shembull, Marrëveshja e Ohrit e realizuar në bashkëpunim me politikan të “shteteve tjera”, që është nënshkruar, gjithashtu, me ndërmjetësim të politikanëve të “shteteve të huaja” dhe shumë mirë dihet që në ditën e fundit, ndryshimet kryesore të dokumentit janë bërë pikërisht prej ndërmjetësuesit e “shteteve tjera” edhe atë gjatë drekës së ditës së fundit në hotel, ku negociatorve shqiptar dhe maqedonas ju është “futur” në duar ta nënshkruajnë ashtu siç është, më pas ju është thënë që do të paraqes kompromisin e fundit dhe nuk do të lejohen ndryshime të mëtutjeshme. Garantues të kësaj marrëveshje janë, gjithashtu, “shtete të huaja”, por kjo Ivanovit nuk i pengon, madje gjatë fjalimit thirret në Marrëveshjen e Ohrit. Të mos flasim për faktet, që
Platforma për formimin e VMRO-DPMNE-së është realizuar në Berlin në kafen “Shkupi i vjetër” mendoj se quhej- siç theksoi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Hilegov.
Por, përkundër gjimnastikës me retorikë të palogjikshme me prapavijë gjeografike, presidenti Ivanov vazhdoi me manipulimeve dhe argumentimet propagandistike gjatë gjithë fjalimit, me ç’rast sintagma e pasaktë “platforma është e një shteti të huaj” e përsëriti disa herë, me qëllim që këto fjalë të ngecin në memorien e qytetarëve.
Me këtë platformë rrezikohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit, duke e vendosur në rrezik dhe varësi nga një shtet tjetër. Me këtë platformë, Republika e Maqedonisë është e nënçmuar, ndërsa uniteti i saj, sovraniteti dhe pavarësia të rrezikuara.
Me platformën assesi nuk rrezikohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit. Sovraniteti ju përket qytetarëve dha ata e praktikojnë në zgjedhje. Askund platforma nuk thotë që zgjedhjet do të jenë unike. Pavarësia e shtetit është e garantuar me Kushtetutë, ndërsa platforma nuk parashikon ndryshim të Kushtetutës. Siç nuk e rrezikon sovranitetin dhe pavarësinë, njëkohësisht, nuk është i rrezikuar uniteti i shtetit. Argumentet për këtë janë të thjeshta: uniteti është i bazuar në Kushtetutë, ndërsa Kushtetuta do të ngelet e pandryshuar. Kur, Ivanov, flet për nënçmime dhe shantazhe, duhet të ketë kusht ta bëj këtë, gjegjësisht kush të bëj shantazh kundër shtetit. Armiq të tillë nuk ka, as që Ivanov i përmend. Siç nuk përmendi edhe në çfarë aspekti është bërë ky shantazh. Pse do të fshihej autori i këtij shantazhi ndaj shtetit dhe nga çka përbëhet nuk është e qartë. Veçanërisht pasi obligim i presidentit është që të informoj qytetarët për këtë çështje të rëndësishme, përveç nëse bëhet fjalë për trillim të tij. Cili është ai gjynah i madh që e ka bë shteti jonë, dikush nga institucionet ose individët më me ndikim, që të ketë mundësi për shantazhe dhe kërcënime? Pse këto ngjarje do të fshiheshin?
Procesi i koalicionit pas zgjedhor dhe formimit të qeverisës së re u shndërrua në peng të platformës pas zgjedhore të një shteti të huaj. Në vend që përfundimisht të dalim nga kriza politike, për shkak të kësaj platforme ne për fat të keq u futemi në krizë edhe më të thellë në të cilën vendosen në pikëpyetje interesat themelore shtetërore të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.
Procesi i koalicionit pas zgjedhor dhe formimit të qeverisë së re nuk mund të jetë peng i kësaj platforme. Si e para dhe themelore, kjo platformë, në këtë formë, nuk do të bëhet pjesë e sistemit legjislativ-juridik të sistemit. Disa analist, si Petar Arsovski, për shembull e quajnë “non-paper” ( që do të thotë dokument për diskutim, i cili nuk do të jetë pjesë e politikës formale, marrëveshjeve formale). Ajo nuk do të votohet në parlament, për të Ivanov nuk do të nënshkruaj, ajo nuk do të del në “Gazetën zyrtare të RM-së”. E vetmja gjë e mundur është disa pjesë të saj të përfshihen në disa ligje ( jo të gjitha), por të cilët zyrtarisht nuk janë as në formë dokumentesh, as iniciativa nga ndonjë institucion shtetëror. Si dhe, për hapa të tillë eventual në të ardhmen do të debatohet në Parlamentin e Maqedonisë me procedurë standarde, me debat publik, me amendamente, dhe askush nga fillimi nuk mund të dijë se si e gjithë kjo procedurë do të përfundojë.
Të mos flasim, për faktin që presidenti Ivanov nuk ka të drejtë, gjatë ndarjes së mandatit, t’i analizoj dhe vlerësoj dokumentet partiake, por për këtë ka institucion të veçantë që duhet të merret, siç sqaron eksperti juridik, profesor Svetomir Shkariq:
Për vlerësim të kushtetutshmërisë së dokumente partiake- statute dhe programe është gjykata Kushtetuese, jo presidenti, thekson ai dhe shton që Ivanov ka dalë nga detyrat e veta kushtetuese dhe ashpër e ka shkel Kushtetutën e RM-së.
Platforma në asnjë rast nuk i ve në pikëpyetje interesat themelor shtetëror të Republikës së Maqedonisë. Ajo nuk trajton kufizimin e të drejtave të dikujt,por vetëm zgjerim të disa, para së gjithash, të drejta gjuhësore, ajo nuk bën ndryshimin e dokumenteve themelore të shtetit, Kushtetutës, në asnjë drejtim, nuk e rrënon identitetin maqedonas për shtetin dhe nuk kundërshton interesat themelore shtetërore në drejtim të ruajtjes së territorit në vend, në realizimin dhe zhvillimin e sistemit politik, në forcimin e institucioneve demokratike, interesave të qytetarëve për paqe dhe mirëqenie, si dhe përcaktimin e shumicës së qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe EU.
Një kohë të gjatë kam prit që parti të caktuara politike do të tregojnë pjekuri dhe vullnet shtetëror dhe publikisht do të refuzojnë që të flasin për platforma të tilla pas zgjedhore.
Për fat të keq ishim dëshmitar që në vend që menjëherë dhe pa diskutim ta hedhin poshtë, disa filluan që të diskutojnë, duke mos e kuptuar që, në fakt po vënë në dyshim karakterin unitar të shtetit, identitetit e qytetarëve dhe interesin shtetëror. Për karakterin dhe identitetin e shtetit nuk mund të negociohet, as të bisedohet në formë jo transparente. Qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën për përmbajtjen e bisedimeve.
Ivanonv këtu flet për karakterin pas zgjedhor të platformës, gjegjësisht e problematizon faktin që ajo është sjellë pas zgjedhjeve. Me këtë ai dëshiron që të tregoj se qytetarët nuk kanë votuar për të dhe kjo e konteston legjitimitetin e saj. Partitë politike shqiptare në Maqedoni në të gjithë zgjedhjet, njësoj edhe para këtyre, para elektoratit të tyre kanë paraqitur premtime për zgjerim të të drejtave gjuhësore dhe zgjerim të përdorimit të gjuhës shqipe. Kështu që, nuk është e vërtetë që platforma është “post-zgjedhore”. Përkundrazi, ajo përmban kërkesa ndërmjet të cilave, disa janë më të vjetra se dy dekada. Më tej, madje edhe kur platforma me të vërtetë do të ishte “post- zgjedhore” siç e quan Ivanov, miratimi i propozimeve dhe masave ose ligjeve pas zgjedhjeve nuk është e ndaluar me asnjë ligj dhe nuk ndodh për herë të parë.
Pasi u mbajtën zgjedhjet me 28 prill të vitit 2014, qeveria e re në Kuvendin e RM-së u zgjodh me 19 qershor, dhe vetëm 8 ditë me vonë me 27 qershor, në mbledhje të qeverisë së re, të realizuar dy muaj jo të plotë pas zgjedhjeve, u miratua vendimi për ndryshim të Kushtetutës, e cila përmbante 8 pika, në mes të cilave edhe mundësi kushtetuese për formimin e zonave të lira ekonomike, gjegjësisht në emër të Bankës Popullore të RM-s etj. Edhe pse nuk u sqarua deri në fund, megjithatë, u paraqiten informacione sipas të cilave për zonat e lira ekonomike do të vlenin rregulla tjera, ndoshta edhe ligje,me qëllim që të krijohen parakushte për investime eventuale në të ardhmen, që do të thoshte edhe përjashtim territorial të këtyre zonave. Edhe pse 2 muaj para kësaj mbledhje të qeverisë, VMRO-DPMNE doli me program parazgjedhor, në të cilën nuk kishte asnjë informacion për ndryshim të Kushtetutës. Në këtë rast Ivanov të gjithë këtë e kaloj në heshtje, edhe pse qytetarët disa javë përpara kësaj mbledhje të qeverisë, votuan në zgjedhje dhe nuk e kishin idenë që partia të cilën e votuan do ta ndryshoj Kushtetutën.
Siç përmendëm, platforma nuk ka lidhje me karakterin unitar të Republikës së Maqedonisë. Aq më pak, në të nuk flitet për ndryshim të rregullimit shtetëror të shtetit. Ndarja e barabartë e buxhetit, ose, zhvillim të pjesëve të pazhvilluara me norma të cilat ekzistojnë në Kushtetutën e RM-së.
Një nga deklaratat më të paarsyeshme gjatë fjalimit të Ivanovit është konstatimi që nuk mund të negocioj për të ardhmen dhe karakterin e shtetit në mënyrë jo transparente? Një deklaratë e tillë është e pakuptimtë. Gjithmonë kur parti politike ulen në bisedime dhe bisedojnë për koalicione para dhe pas zgjedhore dhe për platforma dhe programe politike të përbashkëta, ata, në fakt, negociojnë dhe bisedojnë për të ardhmen e shtetit. Nga bisedimet e koalicionit gjithmonë del platformë e cila nga natyra e përmbajtjes ka të bëj me të ardhmen e shtetit. Edhe bisedimet nga partitë gjithmonë bëhen larg kamerave, ndërsa, nëse do të bëheshin para kamerave. këto bisedime gjithmonë do të ishin të pasuksesshme.
Ja për shembull, kur VMRO-DPMNE dhe BDI u morën vesh për ndryshime kushtetuese në vitin 2014 ata nuk kanë biseduar dhe negociuar për karakterin dhe të ardhmen e shtetit në formë armiqësore, t’i përdorim fjalët e Ivanovit. Ku ishte atëherë presidenti që t’i paralajmëroj që kështu nuk mundet? Përfundimisht, si duhet të negociojnë partitë politike? Në stadium, para publikut, si në ndeshje të futbollit? Të gjithë negociatat për koalicion mes partive politike bëhen larg kamerave. Kështu ishte edhe kur negociuan pa sukses VMRO-DPMNE dhe BDI për koalicionin eventual vetëm përpara dy javësh. Aspak nuk kishte kamera në hapësirat kur edhe ata negocionin për krijimin e qeverisë së re, kuptohet. Deri në momentin e fundit opinioni në Maqedoni nuk kishte ide a do të ketë koalicion në mes dy partive, ndërsa që situata të jetë ende më e keqe, pse këto bisedime dështuan nuk e dimë edhe sot e këtë ditë, sepse BDI konstaton që arsye ka qenë përkrahja e tyre për Prokurorinë Speciale Publike, ndërsa VMRO-DPMNE, në anën tjetër, thotë që nuk janë pajtuar me kërkesat e BDI-së për përdorimin e gjuhës shqipe. Ku ishte atëherë Ivanov që të kundërshtoj “sepse po bëhen negociata në mënyrë jo transparente?”
Nga kjo, vërejta e dyte është që bisedimet për përmbajtjen ose negociatat për platformë të një shteti të huaj është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Dhe jo vetëm kjo, por bisedimet dhe pranimi i një platforme të huaj është vepër penale sipas Kodit Penal, sepse ajo do të thotë pozicion nënshtrues i Republikës së Maqedonisë ose varshmëri nga një shtet tjetër.
Si mundet “negociatat për përmbajtjen ose negociata për platformën”, po madje edhe “të një shteti të huaj” ( edhe pse jemi të vetëdijshëm që nuk bëhet fjalë për platformë të “një shteti të huaj”, të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e RM-së? Në cilin nen të Kushtetutës ka një gjë të tillë? Prej kur një bisedë e thjeshtë është në kundërshtim me Kushtetutën? A mos ndoshta është kthyer ndalesa e bisedave verbale në Maqedoni. Apo ndoshta është shuar neni 16 nga Kushtetuta i cili garanton lirinë e mendimit dhe lirinë e të shprehurit? Dhe për çfarë nënshtrimi ndaj shteti tjetër bëhet fjalë? Ndaj kujt Maqedonia do të nënshtrohet? Ndaj Shqipërisë? Nga çka do të përbëhej ky nënshtrim? Ku do të manifestohej kjo? Ose varshmëri? Në ndonjë far mënyre Shqipëria do të vij do të na vjedh ekonominë? Do të na sulmoj? Për çka bëhet fjalë këtu? Përse ka nevojë për paqartësi? Apo ndoshta presidenti shqetësohet se ndoshta do ta shqetësoj opinionin nëse është i sinqert dhe hapur para qytetarëve, që është edhe obligim i tij kushtetues? Nëse ekziston çfarëdo rreziku për Maqedoninë, gjegjësisht “nënshtrim ose varësi ndaj ndonjë shteti të huaj”. Ivanov e ka për obligim menjëherë ta informoj opinionin për çka bëhet fjalë dhe kush do ta prodhoj një rrezik të tillë?
Dhe jo të fshihet pas retorikës së përbërë nga paqartësi dhe fjalor të pa mbaruar të cilat më shumë fshehin se sa që sqarojnë. Çështja është, kuptohet, në atë që nuk ka asnjë far nënshtrimi, as varshmëri, as që, do të kishte ndonjë gjë të ngjashme, që do të dilte nga bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së, siç nuk kishte në bisedimet mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, edhe pse njësoj edhe ata kanë biseduar për temën e njëjtë ( krijim i koalicionit për qeveri të re) dhe për çështje të njëjta. Mire ama, atëherë Ivanov nuk fliste për nënshtrim ose varshmëri të RM, edhe pse sipas fjalëve të shumë funksionareve të BDI-së, të gjithë kërkesat për avancim të të drejtave kolektive që partia i ka paraqitur VMRO-DPMNE-së, janë pranuar.
Me retorikën në stilin e njëjtë Ivanov vazhdon deri në fund të fjalimit të tij, në disa raste të përsëris të njëjtat konstatime dhe supozime me ndryshim të qëllimshëm të sintaksës dhe leksikës, ndërsa në një moment edhe i ofrohet gjyqësisë, duke thirrur që kinse t’i ngrihet padi penale në të njëjtën mënyrë siç Nikolla Gruevski bëri thirrje të arrestohet, burgoset e me radhë. Por, ajo që është më e rëndësishme, është që fjalët e tij rëndë mund të merren si të vërteta që do të përkonin me realitetin objektiv. Përkundrazi, përveç retorikës kundërshtuese dhe sulmuese, e përbërë nga shumë të pavërteta, spine dhe manipulime, me qëllim që të arsyetohet shfrytëzimi i Kushtetutës për mos dhënie të mandatit të një koalicioni që qartë e ka shumicën, asgjë tjetër nuk mund të konstatohet.
Kuptohet, përdorimi i Kushtetutës si arsye këtë rast është shumë i ashpër që të mund të arsyetohet në çfarëdo mënyre, posaçërisht që kjo është hera e parë nga rrënimi i të Jugosllavisë, në një shtet të Ballkanit, koalicion i cili ka shumicën parlamentare, të mos i jepet mandati edhe atë për ta realizuar vullnetin zgjedhor të qytetarëve.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari